Astronomia dhe deget e saj

Temat në forum 'Astronomi' Filluan nga Bukurmals, 6 Janar 2012.

  1. Bukurmals

    Bukurmals Staff Member

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,756
    Pëlqej të dhënat:
    6,448
    Poenat nga trofej:
    609
    Astronomia dhe deget e saj


    Astronomia, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", (greq.: astro + nomos) është një shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës së saj. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proçeset (ecuritë) në të cilat ato përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.​
    Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatërruar me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellorë. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimin e qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.​
    9a588059a697cac9775923c126c78737.jpg
    Astronomi Lunare: Pjesa e Hënës që nuk shihet. Eshtë fotografuar nga misioni Apollo 11 që u soll rreth Hënës në 1969.​
    Degët e astronomisë
    Astronomia përbehet nga disa degë. Ndarja e parë bëhet në astronomi teorike, dhe astronomi vrojtuese. Vrojtuesit përdorin mënyra të ndryshme për të marrë të dhëna mbi dukuri të ndryshme, të dhëna që përdoren nga teoricienët për ndërtimin e modeleve, shpjegimin e këtyre dukurive dhe parashikimin e të tjerëve të ngjashëm. Kjo nuk do të thotë që vrojtuesit dhe teoricienët janë persona të ndryshëm.​
    Degët e studimit mund të ndahen edhe sipas dy kritereve:​
    a. sipas subjektit (p.sh planetët ose galaktikat) ose problematikave (formimi i yjeve ose i planetëve)​
    b. sipas zonës së spektrit elektromagnetik të studiuar​
    Ndarja sipas Subjektit ose Problematikës

    49cbf893124654c6989c092ee37364fe.jpg
    Astronomia planetare ose shkencat planetare ne Mars. Fotografuar nga Mars Global Surveyor Vrojtuesi i përgjithshëm marsian.​
    1. Astrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet të përcaktojë sistemin e përdorur të vend-ndodhjes dhe lëvizje-matjen e objekteve në galaksinë tonë.​
    2. Kozmologjia: Studimi i gjithësisë në tërësi dhe zhvillimin e saj.​
    3. Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndërtimtarisë dhe përbërësve të galaktikës sonë. Tani përfshin studimin e galaktikave të tjera që mund të vëzhgohen me hollësi.​
    4. Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtë galaksisë sonë.​
    5. Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit të galaksive, dhe zhvillimit të tyre në gjendjen e vëzhguar të tashme.​
    6. Shkenca planetare: Studimi i planetëve të sistemit diellor është (në kohët e fundit), nganjëherë i menduar një disiplinë e ndryshme; e quajtur gjithashtu planetologji.​
    7. Astronomia yjore: Studimi i yjeve në përgjithësi.​
    8. Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri në fundin e tyre si mbetje yjore.​
    9. Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) që kanë çuar në formimin e yjeve në brendësinë e reve të gazta, dhe vetë ecurinë e formimit.​
    Gjithashtu, ka edhe disiplina të tjera që mund të mendohen pjesë e astronomisë ose janë shkenca ndërdisiplinore në lidhje me astronominë si:​
    - Arkeoastronomia​
    - Astrobiologjia​
    - Astrokimia​
    - Shkencat planetare​
    - Kosmologjia​
    Bona, Umarah and Tewhid_5 like this.
  2. Bukurmals

    Bukurmals Staff Member

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,756
    Pëlqej të dhënat:
    6,448
    Poenat nga trofej:
    609
    Mënyra e përftimit të informacionit


    Në astronomi, mënyra kryesore për të përftuar informacione është nëpërmjet identifikimit dhe analizimit të rrezatimeve radioaktive, fotoneve; mënyrë tjetër për përftimin e informacioneve janë rrezet kozmike, neutrinot, dhe, në të ardhmen e afërt, valët gravitacionale (shih LIGO dhe LISA).


    Një ndarje tradicionale e astronomisë jepet edhe nëpërmjet spektrit elektromagnetik të vëzhguar:

    1. Astronomia optike përmbledh teknikat e përdorura për zbulimin dhe analizimin e dritës në gjatësi valore të tilla që mund të identifikohen edhe me sy (rreth 400 - 800 nm). Mjeti më i njohur është teleskopi, me matës elektroni imazhesh dhe spektrografi.

    2. Astronomia Infrared merret me identifikimin e rrezatimeve infra të kuqe (valë më të gjata se drita e kuqe). Instrumenti më i përdorur është teleskopi por me shtimin e një instrumenti për teleskopët hapësinorë përdoren gjithashtu për të asgjösuar zhurmat (interferencat elektromagnetike) nga atmosfera.

    3. Radioastronomia përdor instrumente plotësisht të ndryshëm për identifikimin e rrezatimit të valëve nga mm në cm. Marrësit janë të ngjashëm me ata që përdoren në transmetimin radior (që përdor këto lloj valësh). Shih Radio teleskopi.

    4. Astronomia e energjisë së lartë


    Radioastronomia dhe astronomia optike mund të mbështetet nga grupe observatorësh, sepse atmosfera e Tokës është e tejdukshme në atë gjatësi valësh. Drita infra e kuqe thithet thuajse tërësisht nga avujt e ujit, për këtë vëzhguesit infrared duhet të vendosen lart në hapësirë ose në një vend të thatë .

    Atmosfera është opake në gjatësitë valore të përdorura nga astronomia e rrezeve X, astronomia e rrezeve gama, astronomia UV dhe, për këtë arsye mund të dërgohen lart nëpërmjet ballonave ose observatorëve hapësinorë.


    44aa4b7ced9ec0f4a25a94baea1672a9.jpg
    Astronomia përtejgalaktikore: lente gravitacionale. Ky imazh i teleskopit hapësinor Hubëll tregon blu të ndryshme, objekte në formë nyjesh që s'janë gjë tjetër veçse imazhe shumëfishe të të njëjtës galaksi. Janë shumëfishuar nga efekti i lentes gravitacionale i një grupimi galaksish të verdha, eliptike dhe spirale. Lentja gravitacionale krijohet nga fusha gravitacionale e grupimeve që prish imazhin e objekteve më të largëta.

    ...
    Bona, Umarah and Tewhid_5 like this.
  3. Bukurmals

    Bukurmals Staff Member

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,756
    Pëlqej të dhënat:
    6,448
    Poenat nga trofej:
    609
    Histori e shkurtër e astronomisë

    Në pjesën e hershme të historisë së saj, astronomia merrej vetëm me vëzhgimin dhe parathënien e lëvizjeve të trupave qiellorë që mund të shiheshin me sy.

    Rigveda përmend 27 yjësi që shoqërohen me lëvizjen e diellit si edhe 12 ndarje zodiakale të qiellit. Grekët e lashtë dhanë një ndihmesë të rëndësishme në astronomi, mes të tjerash me përkufizimin e sistemit të madhësisë. Bibla përmban disa pohime rreth vendosjes së tokës në gjithësi dhe rreth natyrës së yjeve dhe planetëve, shumica e të cilave janë më tepër poetike sesa tekstuale; shiko Kozmologjia biblike. Në vitet 500 e.r., Arjabhata paraqiti një sistem matematikor që e shfaqte tokën të rrotullohej rreth boshtit të saj dhe i mendonte lëvizjet e planetëve rreth diellit.


    Studimi i astronomisë pothuajse ndaloi gjatë mesjetës, përveç punës së astronomëve arabë. Astronomi islamik i fund shekullit 9 al-Farghani (Abu'l-Abbas Ahmad ibn Muhammad ibn Kathir al-Farghani) shkroi gjerësisht mbi lëvizjen e trupave qiellorë. Puna e tij u përkthye në gjuhën latine në shekullin e 12. Në fund shekullin e 10, u ndërtua një qiellvëzhgues i madh afër Teheranit, në Iran nga astronomi al-Khujandi i cili vëzhgoi një sërë kalimesh meridiane të diellit, gjë që e lejoi atë të njehsonte pjerrësinë ekliptike.


    Në Persi, Omar Khajam (Ghijat al-Din Abu'l-Fat‘h Umar ibn Ibrahim al-Nisaburi al-Khajami) përpiloi shumë tabela astronomike dhe riformoi kalendarin i cili ishte më i saktë se kalendari julian dhe i afrohej kalendarit gregorian.

    Gjatë Rilindjes Koperniku propozoi një model heliocentrik (model që ka si qendër diellin) të sistemit diellor. Puna e tij u mbrojt, u zgjerua, dhe u saktësua nga Galileo Galilei dhe Johanes Kepleri. Kepleri ishte i pari që shfaqi një sistem i cili përshkruante saktësisht hollësitë e lëvizjeve të planetëve me diellin në qendër. Megjithatë, Kepleri nuk i kuptonte arsyet pas ligjeve që ai përshkroi. I mbetej shpikjes së Njutonit të dinamikave qiellore dhe ligjit të rëndesës të shpjegonte përfundimisht lëvizjet e planetëve.

    1b93055f0318a18fd59af5dc64d1e0ed.jpg
    Astronomia yjore, zhvillimi yjor : Mjegullnaja planetare milingonë. Gazrat dalës nga qendra e yllit që po vdes tregojnë modelet simetrike jo të ngjashëm me modelet kaotike të shpërthimeve të rëndomta.​

    Yjet mendohet të jenë trupa qiellorë shumë të largët. Me shpikjen e spektroskopisë u dëshmua se ata janë të ngjashëm me diellin tonë, por me një kënd të gjerë temperaturash, masash, dhe madhësish. Ekzistenca e galaksisë sonë, rrugës së qumështit, si një grup i ndarë yjesh u vërtetua vetëm në qindvjeçarin e 20, sëbashku me ekzistencën e galaksive "të jashtme", dhe pak më vonë, zgjerimi i gjithësisë vërejtur me largimin e shumicës së galaksive nga ne. Kozmologjia bëri një përparim të madh gjatë qindvjeçarit të 20, me modelin e Bumit të Madh mbështetur fuqimisht nga provat e dhëna nga astronomia dhe fizika, si p.sh. rrezatimi i pasëm i mikrovalëve kozmike, Ligji i Habllit dhe mbushëllimi kozmologjik i elementeve.

    ...
    Nga Bona dhe Umarah më pëlqej kjo.