Ndikimi I Perdorimit Te Internetit Ne Jeten Sociale

Temat në forum 'Info të Nevojshme' Filluan nga Afërdita, 18 Korik 2012.

  1. Afërdita

    Afërdita Besimi-Devotshmeria Staff Member

    i bashkuar:
    25 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,070
    Pëlqej të dhënat:
    6,140
    Poenat nga trofej:
    609
    NDIKIMI I PËRDORIMIT TË INTERNETIT NË JETËN SOCIALE

    HYRJE

    Procesi i globalizimit është duke u shtrirë në të gjitha skajet e globit, kjo shtrirje po shoqërohet me ndryshime të shumta në jetën sociale të njerëzve. Shpeshherë këto ndryshime bien ndesh me mënyrat tradicionale te organizimit të jetës dhe të shpenzimit të kohës në aktivitetet të nevojshme për njeriun si informimi, bashkëpunimi, argëtimi etj. Megjithëse këto ndryshime shpeshherë nuk janë edhe aq të mirëpritura dhe zakonisht përcillen me nje dozë mospranimi dhe moskonformiteti,sidomos nga gjeneratat më të vjetra, shtrirja e globalizimit me komponentet e tij duket të jetë një diçka e paevitueshme. Një ndër mjetet kryesore që është duke i shërbyer kësaj shtrirjeje është fuqia e padiskutueshme e mjeteve të komunkikimit masiv, kjo me së miri ilustrohet përmes shprehjes “ pushteti i katërt”, pas atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kur janë në pyetje masmediat, padyshim është interneti ai që ushtron ndikim shumë të madh,për shkak të shtrirjes shumë të gjerë,numrit jashtëzakonisht të madh të përdoruesve, dhe mundësisë për të iu qasur varësisht nga interesimet dhe shijet personale. Pakufishmëria e materialeve që mund të gjurmohen në internet dhe koha e gjatë e kaluar duke i shfrytëzuar ato shkakton efekte të ndryshme te njeriu, duke filluar nga “etja” e paparë për të hulumtuar nëpër rrjet, çrregullimet e ndryshme në jetën sociale e deri në raste ekstreme,vdekje e shkaktuar nga qëndrimi tepër i gjatë para kompjuterit. Këto efekte reflektohen më mënyra të ndryshme në bashkëveprimin social të individëve. Përdorues të internetit ka nga të gjitha grupet sociale,por ata që ndikohen më shumë nga ai janë grupmoshat e reja për arsye se personaliteti i tyre është ende i paformuar plotësisht dhe shumë më i prirur për të iu ekspozuar ndikimeve të ndryshme.Megjithëse mendohet se kryesisht ndikimi internetit te të rinjtë është pozitiv,studiues të ndryshëm flasin për të kundërtën.Ka disa përpjekje për të vënë disa rregulla për sa i përket kohës dhe mënyrës së shfrytëzimit të internetit siq është kufizimi i kohës ose pamundesimi i vizitimit te disa ëebsajteve por të rinjtë janë aq kuriozë sa janë në gjendje të bëjnë shumëçka vetëm e vetëm për të pasur mundësinë për të “surfuar” nëpër rrjet. Ajo që na bëri të orientohemi në hulumtimin e këtyre implikimeve ishte koha shumë e shkurtër e kalimit tonë prej një vendi ku shumica e njerëzve nuk e kishin idenë se për çfarë shërben interneti në një vend ku internet-kafetë kanë “mbirë’në çdo kënd të vendbanimeve kosovare. Sikur në çdo shoqëri edhe te ne njerëzit qe fillojnë të bëhen shfrytëzues të rregullt të shërbimeve të internetit shfaqin disa ndryshime në personalitetin e tyre, këto ndryshime te të rinjtë janë me të paparashikueshme dhe më të vrullshme.Synimi ynë është që të japim përgjigje profesionale ne disa prej pyetjeve që janë duke e shoqëruar përhapjen e shpejtë të kësaj dukurie.Për të realizuar këtë jemi përcaktuar për shfrytëzimin e metodologjisë së hulumtimeve kualitative për shkak se është më praktike dhe i përshtatet natyrës së fenomenit që dëshirojme të studiojmë.





    Qëllimi dhe objektivat

    Qëllimi i përgjithshëm i këtij hulumtimi kualitativ ka qenë të kuptohen disa prej aspekteve me të rëndësishme të kësaj dukurie të re dhe shumë aktuale kohëve të fundit në Kosovë,sidomos nga të rinjtë e shkollave të mesme, kurse objektivat specifike të njihet:

    Sa iu ofrohet momentalisht nxënësve të shkollave të mesme mundësia për përdorimin e internetit në shkollë?

    A ka dallime në shkallën ose mënyrën e përdorimit të internetit në mes nxënësve sipas gjinisë, moshës, statusit social,vendbanimit apo ndonjë kriteri tjetër?

    Për çfarë qëllimi përdoret interneti nga nxënesit e shkollave të mesme të Kosovës?

    Si po reflektohet përdorimi i internetit në procesin e të mësuarit?

    Si po ndikon përdorimi i internetit në krijimin e lidhjeve të reja sociale?


    METODOLOGJIA

    Për të arritur objektivat e synuara në këtë projekt është përdorur metodologjia e hulumtimeve kualitative, ku janë përfshirë fokus grupet dhe intervistat e thella individuale gjysmë të strukturuara.

    Në secilën prej shkollave të zgjedhura në mostër është organizuar nga një focus grup.Debatet kanë zgjatur nga 30 minuta deri në një orë, varësisht nga ecuria e tyre. Në këto focus-grupe kanë marrë pjesë përafërsish nga pesëmbëdhjetë nxënës të viteve të ndryshme dhe të të dy gjinive. Intervistat gjysëm të strukturuara janë realizuar me nxënës, profesorë, prindër si dhe me punëtorët e internet-kafeve më të afërta nga shkolla.

    Përzgjedhja e informatorëve për intervistim është bërë duke pasur parasysh qe të përfshihen të gjitha strukturat sociale ( gjinia, mosha, statusi social, vendbanimi,niveli i shkolimit etj.) Për secilin grup janë përgatitur pyetje të veqanta për intervista,varësisht nga natyra e lidhshmërisë se informatorit (personit të intervistuar) me fenomenin.

    Pas inçizimit në terren intervistat janë transkiptuar në mëyrë të kujdesshme.

    Në mostër janë përfshirë 15 shkolla të mesme të Kosovës.


    PËRDORIMI I INTERNETIT NGA NXËNËSIT MBRENDA SHKOLLËS

    Përgjithësisht mund të themi se në shkollat e mesme te Kosovës nxënësve nuk iu ofrohet mundësia që të përdorin internetin brenda lokaleve të shkollës. Ka raste kur disa shkolla e kanë pasur më heret të instaluar rrjetin mirëpo për shkaqe të ndryshme është ndërprerë shfrytëzimi i tij.

    Në vija të përgjithshme vërehet një interesim i madh në radhët e nxënësve per tu instaluar rrjeti në shkolla. Në disa shkolla më mesme ka pasur edhe iniciativa nga radhët e nxënësve në forma të ndryshme që tu bëhet i mundshëm përdorimi i internetit mbrenda lokalet e shkollës. Për nxënësit ka rëndesi të veqantë pajisja e shkollës me internet e sidomos për nxënësit që vijnë nga zonat rurale ku vërehet mungesë e plotë e rrjetit të internetit, “une rrall e perdori internetin... edhe nuk di mirë me perdor se nuk po kom rast masi udhëtojë për në shkoll”.

    Shkaqet e mungesës së rrjetit të internetit në shkolla kanë qenë në fokus të intervistave tona me drejtorët e këtyre shkollave. Ne ishim të interesuar të njohim natyrën e pengesave ne realizimin e kërkesave të nxënësve. Për drejtorët e shkollave, pengesat e instalimit të rrjetit në shkolla lidheshin me disa faktorë: material, teknik dhe kushtëzimet e tjera që dalin nga mosnjohja e punës me kompjuterë nga ana e profesorëve.

    Faktori material- sipas drejtorëve të shkollave për instalim e rrjetit të internetit në shkolla duhen mjete materiale si për pagesen e rrjetit ashtu edhe për mirëmbajtjen e pajisjeve gjë që pavarësisht nga kërkesa e nxënësve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve, këto mjete materiale sipas tyre duhet te sigurohen nga instancat e larta të arsimit. Në disa shkolla ishin siguruar pajisjet dhe rrjeti nga disa organizata të huaja, mirëpo prapë se prapë rrjeti nuk ishte në funksion të nxënësve, vlen të theksohet rasti i një shkolle të mesme ku përveq sigurimit të pajisjeve dhe instalimit të rrjetit, shfrytëzimi i rrjetit ishte paguar nga një organizatë e huaj humanitare për tri vitet e ardhshme, mirëpo shërbimet e internetit ishin shfrytëzuar nga nxënësit vetëm disa ditë, tani salla hapej vetëm për orët e informatikës kurse qasje në internet nuk kishte fare. Në disa raste interneti ishte i instalar vetëm në zyrën e drejtorit, rast të tillë kemi p. sh. në Drenas.

    Faktori teknik-Po ashtu ky faktor është i një rëndësie të madhe për t’iu mundësuar nxënësve perdorimin e internetit në shkollë. Sipas drejtorëve të shkollave dhe profesorëve që ligjëronin lëndën e informatikës, përpos që duhet të sigurohen mjetet financiare për instalimin e internetit, duhet marrë parasysh edhe pajisjet teknike (kompjuterët, skanerët, printerët,letrën,ngjyrën etj.) e që në disa shkolla ato ishin të siguruara. Poashtu në disa raste theksohej edhe mungesa e sallës ku do të bëhej vendosja e pajisjeve dhe instalimi i rrjetit.

    Faktori profesional-Në përgjithësi në shkollat e mesme të Kosovës ka mungesë të literaturës bashkëkohore e sidomos kur bëhët fjalë për të rejat e fundit në fushën e informatikës. Vetëm në pak shkolla të mesme profesorët u rekomandojnë nxënesve përdorimin e website-ve te ndryshme per tu informuar më shumë. Nxënësit mendojnë se interneti do tu ndihmonte atyre qe së bashku me profesorët të surfonin nëpër materialet e ndryshme . Mirëpo janë profesorët ata të cilët nuk e bëjnë një gjë të tillë. Se pari profesorët nuk janë të informuar më ecurinë e punës me kompjuter. Nxënësit mendimin e tyre në lidhje me (mos)përdorimin e internetit nga ana e profesorëve e lidhin me moshën që i karakterizon mësimëdhënësit. Sipas tyre tek profesorët e vjetër as që bëhet fjalë për përdorim të internetit, ndërsa profesorët më të rinjë e perdorim atë.


    NDIKIMI I INTERNETIT NË KRIJIMIN E LIDHJEVE TE REJA SOCIALE

    Sot falë teknologjisë informative që ka shënuar një avancim të madh bëhet e mundur që një ngjarje që ndodhë në një pjesë të botës në të njëjtën kohë ose pak më vone të merret vesh në pjesën tjetër të botës. Zhvillimi i teknologjisë informative dhe i mjeteve të komunikimit përbën njërin nga aspektet e procesit të globalizimit i cili ka shënuar hapa të mëdhenjë në avancimin e këtij procesi.

    Sa i përket ndikimit të përdorimit të internetit në krijimin e lidhjeve të reja sociale, konstatojmë se krijimin e këtyre lidhjeve përmes internetit në një mase të madhe e influencojnë dy faktorë të rendësishem, e këto janë vendi dhe koha e përdorimit të shërbimeve të internetit.

    Ekzistojnë dallime sa i përket përdorimit të internetit për lidhje të ndryshme sociale në mesin e nxënësve. Nxënësit që vijnë nga zonat rurale e shfrytëzojnë më pak internetin për shkak të kohës se kufizuar që e kanë. Arsyeja sipas tyre ekziston në faktin se në qytet vihet zakonisht pak kohë para se të fillojë mësimi dhe kjo kohë para mësimit në të shumtën e rasteve shfrytëzohet ne internet.

    Këtyre rrethanave me ndikim kufizues te përdorimit te internetit nga ana e nxënësve të shkollave të mesme të Kosovës i shtohet edhe fakti i mungesës rrjetit të internetit në këto zona (rurale). E tërë kjo që u tha ka ndikim sa i perket krijimit të lidhjeve të reja sociale. Duke pasur parasysh atë që u tha më lartë kemi arritur të kemi një bazë të mjaftueshme të të dhënave të cilat i argumentojnë mendimet se nxënësit nga zonat rurale më tepër e perdorin internetin vetëm për të derguar mesazhe (d.m.th posten elektronike) e rrallëherë edhe të ashtuquajturin mesengjer msn,:“ mesengjerin e perdori më rrallë për komunikim sepse në kohën kur une hy në msn nuk ndoshet askush në online…..por ma shum e shfrytzojë me kqyrë mos më ka qu kush naj leter edhe me ja khty une….d.m.th ndonji I aferm I jemi apo I njofshëm tjetër”.

    Për dallim nga nxënësit të cilët vijnë nga zonat rurale, nxënësit nga qytetet perdorimin e internetit e kanë më të lehtë për faktin se përpos që në qytete ekzistojnë internet-cafet e shumta, po ashtu edhe për faktin tjetër se shumë nga familjet e nxënësve kishin instaluar rrjetin e internetit në banesat e tyre. Kjo është e shprehur sidomos në kryeqytet. “…une internetin e perdori pa kufizim në çdo kohë…masi edhe kushtet ekzistojne për me perdor kurdoher që me duhet..”

    E tëra kjo që u tha më lartë ishte pasqyrim i ndikimit te faktorit vend ne perdorimin e internetit nga nxenësit. Mirëpo në krijimin e lidhjeve sociale ndikon edhe faktori tjetër po ashtu i një rëndesie të veqantë, ai i kohës së perdorimit te internetit.

    Shumë nga nxenësit që kanë qenë të përfshirë në intervistat qe i kemi realizuar në shkolla e kanë pohuar rëndësinë e kohës në krijimin e lidhjeve te reja sociale. Ata pohojnë se më se tepermi iu pershaten orët e mbremjes kur të gjithë nxënësit janë të lire që njëherit e bënë më të mundshme kontaktin në MSN. Shumë nga nxënësit e pranojnë se jo rrallëherë kanë mospajtime me prinderit e tyre për kohën e përdorimit te internetit. Pasi që i cekëm mospajtimet me prindër, e shohim si te nevojshëm ta vëjmë më në spikamë faktorin kohë. Prinderit nuk e miratojnë jo vetëm kohën në kuptimin e minutazhit që kalohet para kompjuterit mirëpo edhe kohën në të cilen fëmijet e tyre e shfrytëzojnë ineternetin e që për nxënësit është më e përshtashmë ajo e mbrëmjes.

    Pothuajse në të gjitha focus grupet qe janë mbajtur kemi dëgjuar raste të ndryshme te krijimit të lidhjeve të reja përmes internetit. Mirëpo shumë nga këto lidhje që kanë filluar përmes internetit (MSN) kanë kaluar edhe ne takime të drejtëperdrejta. Kjo ka qenë më e lehtë siq shprehen nxënësit falë arritjes se teknologjisë informative e cila ju ka mundesuar atyre qe përmes kamerave që janë të instaluara në kompjutor të bëhen edhe takime vizuale, gjë që ju ka përshatur më shumë para se te takohen drejtëperdrejtë.

    Janë pothuajse te panumërta rastet e lidhjeve qe nënësit i bëjnë të ditura për ekipin hulumtues. Disa prej ketyre rasteve kanë shkuar deri ne fejesa dhe martesa. Është interesant fakti se lidhjet e krijuara përmes kontakteve në internet në përgjithësi janë të qëndrueshme dhe afatgjata, raste këto që sipas nxënësve janë të shumta.

    NDIKIMI I INTERNETIT NË PROCESIN E TË MËSUARIT

    Individë në të gjithë botën kalojnë një pjesë të mirë të kohës në internet, në kërkim të informacionit, për dërgime dhe marrje letrash, për të biseduar etj., këtu nuk bënë përjashtim as Kosova. Në disa raste joshja dhe nevoja për internetin mund të jetë aq e madhe, sa befas mund të kuptojnë se jemi të varur prej tij, se humori ynë ndryshon nëse për një ditë ose më shumë nuk kemi mundësi të kemi qasje në internet. Mund të bëhemi edhe ankthiozë kur mendojmë se dikush pret një përgjigje nga ne dhe në mungesë të çdo mjeti tjetër komunikimi, ne nuk japim dot gjë tjetër veç heshtje. Në raste të tjera, koha e kalimit në internet mund të bëhet shkak për mos interesim në mësim dhe largimin total te vëmendjes nga shkolla.

    Përdorimi i internetit bën të mundur që nxënesit të bëjnë kërkime dhe të marrin të dhëna edukative të cilësisë së lartë nga bibliotekat, websajtet, muzeumet, galeritë dhe burime te tjera informative nga e gjithe bota. Në shumë vende të botës gjatë mësimit, mësuesit do t’i udhëzojnë nxënësit drejt materialeve specifike dhe burimeve edukative. Në ato raste kur nxënësve iu është dhënë leje të përdorin Internetin jashtë orëve te mësimit ato duhet të bien dakort që të hyjnë vetëm në ato faqe interneti të cilat janë të përshtatshme për përdorim në shkollë.

    Gati të gjithë nxënësit që i kemi kontaktuar gjatë kërkimeve tona në shkollat e mesme të Kosovës e përdorin internetin. Mirëpo përdorimi i internetit është kryesisht i natyrës kontaktuese, posaqërisht me persona të gjinisë së kundërt duke përjashtuar ndonjë rast. Sa i përket përdorimit të internetit për qëllime shkencore nxënësit nuk e perdorin pothuajse aspak. Mund të themi se kjo mënyrë e përdorimit të internetit nga nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës ka ndikim jo të mirë në procesin e të mësuarit, këtu kishim cituar një fjali të marr nga intervista e N.N nxënsit: “Nuk më pritet deri sa të bjen zilja e pushimit e me dal ne internet”, nga kjo shihet se ndikimi i internetit është bukur i madh edhe në kohën kur nxënsit nuk e përdorin por mendjen gjihthnjë e kanë tek interneti (sidomos msn, chat, etj.).

    Tek nxënësit mungon informimi më konkret lidhur me mundësinë e shfrytëzimit të internetit edhe për qëllime të tjera, përderisa profesorët të cilët ligjerojnë në shkollat tona nuk kanë mundësi t’i ofrojnë njohuri (arsyet mund të jenë të ndryshme, si mungesa e trajnimeve konkrete etj.) për mënyrat e mundëshme të gjurmimit nëpër web sajte të ndryshme për literaturë shkollore andaj nxënësit të gjitha njohuritë që i marrin për qasje në internet i bëjnë përmes formave tjera (internet-cafeve) ku këto njohuri që marrin janë shumë të pakta dhe jo njohuri shkencore, kryesisht njohuri kontaktimi me të tjerët.

    Në pytjen se për çfarë qëllimesh e përdorin internetin më së miri përgjigjet ky citat i marr nga intervista e N.N nxënsësit:“ ...valla spo di qka me than po menoj se asnje nxons nuk bon kurgjo tjeter veq se qatiratet në msn edhe kqyrin naj faqe palidhje.... bile shpesh kqyrin edhe .... po me vjen marre me thon...hahahahha, une menoj se shumë pak nxons ka që e përdorin internetin për shkollë”. Ky mendim i kësaj nxënsje paraqet konkretisht gjendjen aktuale të përdorimit të internetit nga ana e nxënësve. Do të thotë se interneti kryesisht përdoret për qëllime argëtuese që shpesh janë edhe me pasoja të natyrave të ndryshme.

    Interneti është një revolucion elektronik i madh i kohës. Krahas avantazheve të tij në shumë sfera të jetës,ka edhe disavantazhet e veta nëse nuk i kushtohet kujdes mënyrës së përdorimit. Në shumë vende të zhvilluara shkollat publike kanë një mënyrë më të organizuar të mësimit dhe përdorimit të internetit ku nxënësve iu mundësohet qasje më e lehtë qëllimeve shkencore. Mungesa e këtij organizimi të mësimit të përdorimit të internetit në shkollat publike të Kosovës është arsyeja pse nuk përdoret për qëllime shkencore. Pra tash për tash kjo lloj qasje në internet nga ana e nxenësve më shumë ka efekte negative në mbarëvajtjen e procesit mësimor.


    NDIKIMI NË GJUHËN E SHKRUAR DHE TË FOLUR:

    Karakteristikë e të folurit të të rinjëve kosovarë është përdorja e shkurtesave të ndryshme. Zakonisht shprehjet e përdorura gjatë komunikimit në internet krijohen për të kursyer kohë gjatë bisedave, ( si “flm”., “ska ps”., etj.), pastaj praptimi i fjalëve (si psh. “Op”, “Oj”, “Riqke” etj.),. shprehje këto të formuara kryesisht gjatë kohës së kontaktimeve në internet Këtu shihet ndikimi i përdorimit të internetit në krijimin e mënyrave të ndryshme të komunikimit dhe duke mos i kushtuar kujdes aspak të folurit dhe të shkruarit letrar, pastaj këto po kalojnë në shprehi, të cilat bartin me vete shumë ndikime negative tek nxënësit. Nuk konsiderohesh komunikues i mirë nëse nuk përdor këtë lloj gjuhe, prandaj kjo formë e bisedave në mes njëri tjetrit te disa të rinjë bëhet edhe e imponuar, nëse nuk e praktikon nuk mund të jesh “in”(“in” sipas të rinjëve do të thotë diqka moderne dhe e kohës) si thuhet nga shumë të rinjë “modern”. Këto ndikime mund të vërehen edhe me rastin kur nxënësit pyeten apo vlerësohen nga profesorët, këtë e dëshmojnë edhe profesorët me të cilët kemi realizuar intervistat.


    E DREJTA AUTORIALE

    Një element tjetër i rëndësishëm është edhe ruajtja e të drejtës autoriale. Krahas asaj që interneti ofron një qasje më të shpejtë informatave të ndryshme dhe informacione të shumta të cilit do lloji, e drejta autoriale e publikimeve të ndryshme në internet nuk është e mbrojtur dhe këtu rrezikohet mundësia e keqpërdorimit të kësaj të drejte.


    VARSHMËRIA DHE MOSANGAZHIMI NË MËSIM

    Një ndikim poashtu jo të mirë, interneti ka edhe në rastet kur nxënësit me rastin e punimeve të ndryshme seminarike apo në formën tjetër të hartimeve, nuk angazhohen për kryerjen e detyrave por këto i marrin pothuajse të gatshme nëpër web faqe të ndryshme. (“copy-paste”) intervista nga N.N. nxënësi “ ...unë psh. e kam ni shoqe ajo ashtë studente edhe ni dit ma bon hajde a po vjen deri ne internet se e kom pak punë....kish me bo ni seminar per nifar teme se di valla qfare ke, i hapke do faqe edhe komplet shkrimet qe ishin i merrke e i qitke ne disket, une i thash qka pi don kto ajo tha se kom me ia qu profesorit nje seminar se smuna mu pyt pa to .... dmth. Ajo e murr krejt të gatshem....mu sma merr menja se kjo ndikon qysh duhet se nxonsi apo studenti duhet vet me bo seminarin, ai munet me marr një mendim të dikujna por jo komplet .... nejseee”. Nga këtu shohim mundësinë e varshmërisë dhe mos angazhimit të nxënësve për kryerjen e detyrave duke mos respektuar të drejtat autoriale.


    PASAKTËSIA E INFORMACIONEVE TË MARRA

    Rastet kur ndikimi i mendimeve apo shkrimeve të ndryshme ka influencë të madhe tek të tjerët e posaqërisht tek moshat e reja do të thotë (posaqërisht te nxënësit), është mundësi e madhe që nxënësit të jenë viktimë e marrjes së informacioneve të pasakta dhe të pa argumentuara shkencërisht dhe këto t’i përvetësojnë si njohuri shkencore. Dihet se interneti u lejon qasje të gjithëve sipas dëshires së tyre (edhe pse pothuajse në çdo faqe të internetit janë udhëzimet të cilat duhet respektuar ato nuk respektohen), do të thotë se nxënësit mund t’i përvetësojnë këto informata si të sakta edhe nëse ato nuk janë. Nisen nga ideja se “çdo gjë që është e shkruar në internet është e vertetuar” dhe s’mund të hudhet poshtë si e pasaktë.
    Është i pamohueshëm fakti se njohuritë që mund ti marrim nga interneti janë të lloj lloj natyrave dhe shumë të nevojshme, poashtu interneti jep mundësi për qasje sa më të shpejt informatave. Mirëpo mënyra se si është duke u përdorur nga të rinjët (nxënësit) interneti më shumë po shkakton dëme në jetën dhe organizimin e saj në mbarëvajtjen e procesit mësimor për nxënësit. Nevojitet një angazhim më i madh i institucioneve gjegjëse lidhur me hetimin e këtyre ndikimeve dhe gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme të kësaj qështje në mënyrë që të shfrytëzohet mundësia të cilën e shfrytëzojnë të gjitha shkollat e botës moderne për lehtësimin dhe ngritjen e kualitetit të procesit mësimor.


    www.kurandhesunet
    Nga Umarah dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.