Tensioni i lart i gjakut

Temat në forum 'Mjekësi' Filluan nga Bukurmals, 7 Gusht 2011.

  1. Bukurmals

    Bukurmals Staff Member

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,799
    Pëlqej të dhënat:
    6,506
    Poenat nga trofej:
    609
    SHTYPJA E LART E GJAKUT

    Tensioni i Gjakut është Madhësia e Shtypjës së Gjakut, që i bënë Mureve të Arterieve -Enëve të Gjakut gjatë Qarkullimit të saj. Është normale që Tensioni i Gjakut të rritet gjatë stërvitjës, Stresit apo Ankthit. Mirëpo, nese Tensioni i Gjakut është konstant i lartë edhe gjatë Pushimit e quajmë Hypertension.

    SI MATET TENSIONI I GJAKUT ?

    Tensioni i Gjakut matet me nje Monitor e quajtur Sfingamometer. Rezultati paraqitet si dy Vlera p.sh si 120/80 mmgh (njeqind e njezet me tetedhjete).

    [​IMG]

    Vlera e parë – Shtypja sistolike e Gjakut është numri që tregon madhësin e shtypjës kur Zemra kontraktohet dhe lëviz Gjakun në Trup. Kjo është Shtypja maximale në Sistemin qarkullimit të Gjakut.
    Vlera e dytë - Shtypja diastolike e Gjakut është Shtypja në mesë të dy rrahjeve të Zemrës. Kjo është Shtypja minimale në Sistemin qarkullimit të Gjakut.
    Tensioni i lartë i Gjakut definohet atëhere, kur rregullisht Shtypja sistolike e Gjakut është mbi 140 dhe/ apo Shtypja diastolike e Gjakut është mbi 90mmHg.

    [​IMG]

    LLOJET E SHTYPJES SË LARTË -HIPERTENSIONIT

    1. Hipertensioni primar (esencial)

    95% të Njerzëve me Tension të lartë të Gjakut e kanë kete lloj Hipertensioni që quhet edhe Idiopatik. Kjo do të thote se nuk dihet Arsyeja, që e shkakton Hipertensionin. Edhe pse nuk dihet Shkaku i saj i vertet, mirepo ajo nderlidhet me këta Faktorë rreziku:

    • Pirjën e Duhanit
    • Historin familiare (nëse ndokush në Familjen e juaj të ngushtë ka patur Tensionin e lartë të Gjakut)
    • Mbipesha
    • Konzumimi i Alkoholit
    • Pa aktiviteti
    • Ushqimi që konzumohet

    2. Hipertensioni sekondar (dytësor)

    Rreth 1 ne 20 Njerëz me Hypertension e kanë Hipertensionin sekondar. Kjo do të thotë se Shkaqet e Tensionit të lartë të Gjakut dihet apo mund të nderlidhen me këto Sëmundje:

    • Sëmundjet e Veshkëve
    • Sëmundjet e Sistemit endokirin
    • Ngushtimi i Aortës (-Enës kryesore të Gjakut)
    • Medikamentet, ilaçet si p.sh Steroidet, Kontraceptivet
    • Shtatezania

    SYMPTOMET

    Shumica prej Njerëzve që kanë Hipertensionin nuk kanë asnjë Symptom. Njerëzit me Hipertension të rëndë mund të kene:

    • Dhembje koke
    • Dobësim, mjegullim të të Pamurit
    • Marrje mendësh
    • Humbje te Vetëdijes

    MJEKIMI

    • Ndalohet konzumimi i Alkoolit dhe Duhanit
    • Humbja e Peshës
    • Ushtrimi fizik
    • Ushqimi i shëndosh dhe Kufizimi i Kripës
    • Largimi ose Shmangia nga Situatat apo nga gjendjet stressive -ngarkesore.

    FALËNDERIMET I TAKOJNË VETËM ALLAHUT XH.SH. PËR CDO GJË!
    PËRGATITI: BUKURMALS
    Nga Qyteti Islam dhe Umarah më pëlqej kjo.