Nje Tufe Hadithesh Nga Sahih Bukhari(enkas Per Motrat)

Temat në forum 'Hadith' Filluan nga Afërdita, 20 Tetor 2011.

  1. Afërdita

    Afërdita Besimi-Devotshmeria Staff Member

    i bashkuar:
    25 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,066
    Pëlqej të dhënat:
    6,132
    Poenat nga trofej:
    609
    KREU – 6.
    Hajdi – Menstruacioni

    294. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Abdu-r-
    Rahman b. Kasimi, këtij Kasimi, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
    "Kemi dalë me qëllim që të bëjmë vetëm haxhxhin. Kur arritëm në Serif, mua më erdhën menstruacionet. Pejgamberi alejhi selam hyri te unë, e unë qaja.
    ’Çka ke, a të kanë ardhur menstruacionet?’ – më pyeti.
    ‘Po,’ – i thashë.Pejgamberi alejhi selam ., atëherë tha:
    ‘Kjo është diçka që Allahu i Madhëruar ua ka përshkruar (dhënë) bijave të Ademit,prandaj bëje atë që e bën çdo haxhi, vetëm mos shko rreth e përqark Kabes (mos bën tavaf)!’Pejgamberi alejhi selam ka prerë lopën si kurban për bashkëshorteve të veta, tha Aisha."

    295. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
    "Unë ia kam krehur flokët Pejgamberit alejhi selam , duke qenë me menstruacione

    296. Na ka treguar Ibrahim b. Musai, këtij Hisham b. Jusufi, ky nga Ibën
    Xhurejxhi, ky nga Hishami, ky nga Urve, të cilin e kanë pyetur:
    "A mund të më shërbejë gruaja me menstruacione, respektivisht a mund të më afrohet,duke qenë ajo xhunub?’ Urve është përgjigjur:
    ‘Kjo është për mua e lehtë. Personat e këtillë mund të na shërbejnë edhe këtu dhe, për këtë nuk ka anjë të keqe. Aisha më ka treguar se, duke qenë me menstruacione, ia ka krehur flokët Pejgamberit alejhi selam kur ai ka qenë në i’tikaf në xhaminë e tij. Ai ia ka afruar kokën asaj, kur ka qenë në dhomën e saj, e ajo ndonëse ka qenë me menstruacione, e ka krehur.

    297. Na ka treguar Ebu Nu’ajm el-Fadl b. Dukejni, i cili e ka dëgjuar Zuhejrin,
    duke transmetuar nga Mensur b. Safija, të cilit i ka treguar nëna e tij, se Aisha ka thënë: "Pejgamberi alejhi selam mbështetej në gjoksin tim dhe lexonte Kur’an, ndonëse unë isha me menstruacione

    298. Na ka treguar Mekijj b. Ibrahimi, këtij Hishami, ky nga Jahja b. Ebu Kethiri,
    ky nga Ebu Selemja, ky nga Zejnebja, vajzë e Ummu Selemes, kjo nga Ummu
    Selemja (nëna e vet), e cila ka thënë:
    "Rrija shtrirë pranë Pejgamberit alejhi selam .
    Unë kisha veshur fustanin e qëndisur me gurë të çmueshëm. Më erdhën menstruacionet dhe pa e bërë të madhe, u tërhoqa anash dhe e vesha fustanin për menstruacione.
    ’A ke gjakderdhje – menstruacione,’ – pyeti.
    ‘Po’ – i thashë.
    Pastaj më thirri dhe rashë me të, duke u mbuluar me mbulojën prej kadifeje.

    299. Na ka treguar Kabise, këtij Sufjani, këtij Mensuri, ky nga Esvedi, e ky nga
    Aisha, e cila ka thënë:
    "Unë dhe Pejgamberi alejhi selam jemi larë së bashku nga një enë dhe kemi qenë të dy xhunub (të papastër)

    300. "Ai më urdhëroi, prandaj u mbulova me teshën e poshtme dhe, pastaj, ndonëse unë isha me menstruacione, ai filloi të më prekë."

    301. "E, kur ishte në i’tikaf, ma ka afruar kokën, ndërsa unë ia kam larë, ndonëse isha me menstruacione."

    302. Na ka treguar Ismail b. Halili, këtij Ali b. Mus-hiri, këtij Ebu Is-hak Shejbaniu,ky nga Abdu-r-Rahman b. Esvedi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
    "Kur ndonjëra nga ne ishte me menstruacione, e Pejgamberi alejhi selam dëshironte të bie në kontakt me të, e ka urdhëruar atë që në valën e gjakderdhjes (menstruacioneve) të mbulohet, e atëherë do ta prekte. Mirëpo, cili prej jush është në gjendje ta mbizotërojë epshin e tij, siç e ka mbizotëruar Pejgamberi alejhi selam ?’ – tha Aisha.

    303. Na ka treguar Ebu Nu’mani, këtij Abdu-l-Vahidi, këtij Shejbaniu, ky nga
    Abdullah b. Sheddadi, i cili thotë se e ka dëgjuar Mejmunen duke thënë:
    "Kur Pejgamberi alejhi selam donte të ledhatohej me ndonjërën nga bashkëshortet e veta, po të ishte ajo me menstruacione, e urdhëronte të mbulohej me pjesën e poshtme të veshjes së saj."
    Hadithin e sipërshënuar e ka transmetuar edhe Sufjani nga Shejbaniu.

    304. Na ka treguar Se’id b. Ebu Mejremi, këtij i ka treguar Muhammed b. Xha’feri,këtij Zejdi, ky është Ebu Eslemi, ky nga Ijad b. Abdullahu, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu, i cili ka thënë:
    "Dual Pejgamberi alejhi selam në vendin ku zakonisht e falte namazin në Ditën e Kurban-Bajramit, apo Fitër-Bajramit. Kaloi pranë disa grave të cilat i pyeti:
    ‘O ju gra, a keni dhënë sadaka? Më ka rënë të vërej se shumica nga ju janë në
    xhehennem.’
    ‘Përse, O Resulullah?’ – pyetën ato.
    Pejgamberi alejhi selam tha:
    ‘Shpesh mallkoni dhe ndaj bashkëshortëve tuaj nuk jeni mirënjohëse. Unë nuk kam parë asnjë më mendjelehtë dhe me besim më të mangët, e që ia merr mendjen edhe njeriut më të vendosur.’
    ‘Çka mungon në besimin tonë dhe në mendjen tonë, o Resulullah?’ – pyetën ato.
    ‘A nuk është dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?’ – u përgjigj (Pejgamberi alejhi selam ).
    ‘Po’ – thanë ato.
    ‘Pra, ajo rrjedh nga mangësia e mendjes suaj,’ – tha.
    ‘E, a nuk është gruaja me menstruacione ajo që nuk falet dhe nuk agjëron?’ – tha (Pejgamberi alejhi selam ).
    ‘Po,’ – thanë.‘Kjo është pra, mangësia e besimit.’ – tha

    305. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Abdu-l-Aziz b. Ebu Seleme, ky nga Abdu-r-
    Rahman b. Kasimi, ky nga Kasim b. Muhammedi, ky nga Aisha, e cila ka thënë:
    "Kemi dalur me Pejgamberin alejhis selam të bëjmë haxhin. Kur arritëm në Seif, mua më erdhën menstruacionet. Pejgamberi alejhi selam hyri te unë dhe më gjeti duke qarë.’Pse po qan?’ – më pyeti.
    ‘Për Zotin, do të dëshiroja të mos jem në haxh këtë vit,’ – i thashë.
    ‘Ndoshta ke gjakderdhje sikur pas lindjes (duke menduar në menstruacione)?’ – më pyeti dhe vazhdoi të thotë:
    ‘Ai është diçka që Allahu i Madhëruar ua ka përshkruar (dhënë) bijave të Ademit. Vepro ashtu siç veprojnë haxhinjtë tjerë, vetëm mos bëj tavaf rreth Kabes, derisa të pastrohesh’!"

    306. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
    "Fatime b. Ebu Hubejshi e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam :
    ‘O Resulullah, nuk mund të pastrohem! A ta lë namazin?’
    Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj:
    ‘Ai është vetëm gjak i (plasjes së) kapilarëve, e nuk janë menstruacione. Kur të të paraqiten ty menstruacionet, lëre namazin, e kur të kalojë afati i tyre, pastroje gjakun (laju) dhe falu’!"

    307. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hishami, ky nga Fatime b. Mundhiri, kjo nga Esma b. Ebu Bekri, e cila ka thënë:
    "Një grua e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam me këto fjalë:
    ‘Çka mendon, o Resulullah, kur në teshat e ndonjërës nga ne bie gjaku i menstruacioneve,si të veprojë?’Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:‘Kur teshat tuaja stërpiken nga gjaku i menstruacioneve, le të pastrohen duke i fërkuar derisa të evitohet njolla, pastaj le të lahen me ujë dhe me to të falet namazi’!"

    308. Na ka treguar Asbegu, këtij Ibën Vehbi, këtij Amr b. Harithi, ky nga Abdu-r-
    Rahman b. Kasimi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
    "Kur ndonjë nga ne ka menstruacione, ajo para së gjithash e pastron gjakun duke e fërkuar teshën e saj, e lan atë pjesë, i lan edhe pjesët tjera që janë me gjak dhe me të mund të falë namazin."

    309. Na ka treguar Is-haku, këtij Halid b. Abdullahu, ky nga Halidi, ky nga Ikrime,e ky nga Aisha, e cila tregon se kur Pejgamberi s.a.v.s. shkonte të qëndrojë në i’tikaf, e merrte me vete një nga bashkëshortet e veta, ndonëse ishte me gjakderdhje të çrregulluara.
    Ajo e hetonte gjakderdhjen e çrregulluar dhe për këtë shkak, nganjëherë vënte një tas (si legen) nën të.
    (Ikrime) thotë se, në të vërtetë, Aisha ka parë lëng të verdhë, por ka treguar se gjoja e ka pasur një (bashkëshorte) tjetër."

    310. Na ka treguar Kutejbe, këtij Jezid b. Zurej’u, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, e
    ky nga Aisha, e cila ka treguar:
    "Së bashku me Pejgamberin alejhi selam ka qëndruar në i’tikaf edhe një nga bashkëshortet e tij,e cila, ndonëse ka pasur gjak dhe lëng të verdhë (të gjakderdhjes së jashtëzakonshme), e nën të legenin, ka falur namazin.

    311. Na ka treguar Museddedi, këtij Mu’temiri, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, ky
    nga Aisha, e cila ka thënë se disa nga nënat e besimtarëve (mendon në bashkëshortet e Pejgamberit alejhi selam) kanë qëndruar në i’tikaf edhe me gjakderdhje të jashtëzakonshme.

    312. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij i ka treguar Ibrahim b. Nafiu, ky nga Ibën
    Ebu Nexhihu, ky nga Muxhahidi, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
    "Çdonjëra nga ne ka pasur vetëm nga një teshë, të cilën e veshte edhe gjatë kohës së menstruacioneve dhe, nëse në atë teshë binte çfarëdo lloj gjaku, e lagte me pështymën e saj dhe e fërkonte me thonjtë e vet."

    313. Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehhabi, këtij Hammad b. Zejdi, ky nga
    Ejjubi, ky nga Hafsa, ndërsa Ebu Abdullahu ka thënë: ose Hisham b. Hassani nga Hafsa, kjo nga Ummu Atija, e kjo nga Pejgamberi alejhi selam, e cila është shprehur me këto fjalë:
    "Për ne ishte e ndaluar të vajtonim të vdekurin më tepër se tri ditë, përveç burrit, të cilin e vajtojmë katër muaj e dhjetë ditë. (Në kohën e pikëllimit) të mos pispillosemi, të mos parfumosemi dhe të mos veshim tesha të ngjyrosura, përveç asb-it (lloj pëlhure nga Jemeni). Kur ndonjëra nga ne lahej për shkak të menstruacioneve, ishte e lejueshme për ne të paktën të parfumosemi me një lloj parfumi të quajtur Kusti-azfar. Përcjellja e xhenazes për ne ishte e ndaluar." Hadithin e sipërpërmendur e ka transmetuar edhe Hisham b. Hasani, ky nga Hafsa, kjo nga Ummu Atija, e kjo nga Pejgamberi alejhi selam.

    314. Na ka treguar Jahjai, këtij Ibni Ujejne, këtij Mensur b. Safija, ky nga nëna e vet, kjo nga Aisha, e cila tregon se një grua e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam. për larjen nga menstruacionet. Prandaj, ai i tregoi se si duhet të pastrohet, duke i thënë:
    "Merre një leckë të bërë me parfum dhe pastrohu mirë me të!’
    ‘Si të pastrohem me të?’ – pyeti ajo.
    ‘Pastrohu me të,’ – i tha.
    ‘E si?’ – tha përsëri ajo.
    ’Subhanallah!’ – bërtiti ai, - ’fërkohu me të!’
    Atëherë e tërhoqa nga vetja dhe i thashë (thotë Aisha).
    ‘Çoje nëpër gjurmën e gjakut (duke e fërkuar)’!"

    315. Na ka treguar Muslimi, këtij i ka treguar Vuhejbi, këtij Mensuri, ky nga nëna e vet, e kjo nga Aisha, se një grua ensare e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam;
    "Si të lahem pas menstruacioneve?’
    ’Merre një pëlhurë të bërë me parfum dhe pastrohu,’ – duke i thënë tri herë.
    Pastaj, Pejgamberi alejhi selam u turpërua, prandaj u kthye anash, e unë – tha Aisha, e tëhhoqa kah vetja dhe ia shpjegova atë që dëshironte (t’ia shpjegojë) Pejgamberi alejhi selam."

    316. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij i ka treguar Ibrahimi, ky nga Ibni Shihabi,ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka treguar:
    "E kam veshur ihramin me Pejgamberin alejhi selam në Haxhxhin Lamtumirës (Haxhxhetu-l-Veda). Kam pasur ndërmend ta bëj haxhxhin dhe kam qenë njëra nga ato që e kanë shfrytëzuar Umren dhe që nuk kanë përgatitur (siguruar) kurban.(Aisha) ka menduar se i ka menstruacionet dhe nuk është pastruar derisa hyri nata e Arafatit. Tha:
    ’O Resulullah, kjo është nata e Arafatit, e unë e kam bërë vetëm umren?’
    Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj:
    ’(Që të pastrohesh) shpërndaji flokët nëpër kokën tënde, krihu dhe përmbaju (hiq dorë) nga umreja!’
    Unë e bëra këtë dhe kur e kreva haxhxhin, e urdhëroi Abdu-r-Rahmanin në prag të natës së hasbetit-guralecave (në el-Muhassab – vend në mes Mekkes dhe Mines, ku hidhen gurët), e më mundësoi të hyj në umre nga Ten’imi, në vend të umres sime të mëparshme të cilën e kisha filluar.

    317. Na ka treguar Ubejd b. Ismaili, këtij ia ka transmetuar Ebu Usame, ky nga
    Hishami, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha radij Allahu anha, e cila ka thënë:
    "Kur e pamë hënën e re të muajit dhu-l-hixhxhe, dolëm me Pejgamberin alejhi selam (për të bërë haxhxhin), e ai tha:
    ’Kush dëshiron të paraqitet për të bërë umren, le të vendosë për të, sepse unë, po të mos e kisha gjetur kurbanin, do të kisha vendosur ta bëj umren.’
    Atëherë, disa nga shokët e Pejgamberit alejhi selam vendosën për umren, e disa për haxhxhin. Unë isha nga ata që u paraqitën për umren. Dita e Arafatit më gjeti me menstruacione, prandaj iu ankova Pejgamberit alejhi selam e ai më tha:
    ’Lëre umren, derdhi flokët nëpër kokë, krihu dhe vendos (përcaktohu) për haxhxh!’ Ashtu edhe kam vepruar. E, kur ishte nata e hasbetit – gurëve (në el-Mahassab – vend në mes të Mekkes dhe Mines), e dërgoi me mua vëllain tim, Abdu-r-Rahmanin. Kam dalur me të tek Ten’imi dhe atje, përsëri u përcaktova për umre, - në vend të umres sime të mëparshme."
    Hishami ka thënë: "Në raste të këtilla, nuk duhet prerë as kurban, as agjërim, e bile asfarë sadake."

    318. Na ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Hammadi, ky nga Ubejdullah b.
    Ebu Bekr, ky nga Enes b. Maliku, e ky nga Pejgamberi alejhi selam , i cili ka thënë:
    "Allahu i Madhëruar çdo mitre ia ka besuar një melek, i cili thotë:
    ‘O Zot, ky është embrioni i farës së njeriut;’ – pastaj: ‘O Zot, ky është gjaku i ngjizur;’ pastaj: ‘O Zot, kjo është pjesa e mishit;’ e kur dëshiron t’ia jep formën e tij përfundimtare,meleku e pyet: ‘A është mashkull apo femër; i pafatshëm apo me fat; si është risku dhe fati i tij i jetës?’
    E gjithë kjo i shkruhet, përderisa është në barkun e nënës."

    319. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:-
    "Kemi dalur me Pejgamberin alejhi selam në vitin e Haxhxhit Lamtumirës. Disa kishin
    ndërmend të bëjnë umren, e disa haxhxhin. Kur erdhëm në Mekke, Pejgamberi alejhi selam tha:
    ’Kush e ka veshur ihramin për umren dhe nuk ka gjetur (nuk ka siguruar) kurban, le ta heqë atë, e kush e ka veshur ihramin me qëllim që ta bëjë umren dhe ka gjetur (siguruar) kurban, le të mos e zhveshë atë derisa ta ther kurbanin. Megjithatë, kush ka menduar ta bëjë haxhxhin, le ta bëjë atë të plotë!’ Mua, - thotë Aisha, - gjatë udhëtimit më erdhën menstruacionet dhe kam qenë me menstruacione deri në ditën e Arafatit. Prandaj kam menduar ta bëj vetëm umren. Mirëpo, Pejgamberi s.a.v.s. më urdhëroi t’i derdh flokët nëpër kokë, të krihem dhe të vendos për ta bërë haxhxhin, e ta lë umren. Kështu veprova dhe e bëra haxhxhin. Pastaj, ai (Pejgamberi alejhi selam) e dërgoi me mua Abdu-r-Rahman b. Ebu Bekrin dhe më urdhëroi ta filloj umren
    nga Ten’imi, në vend të umres së mëparshme."

    320. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Sufjani, këtij Hishami, ky nga
    babai i vet, e ky nga Aisha, e cila tregon se Fatime b. Ebu Hubejshi ka pasur
    gjakderdhje të jashtëzakonshme, prandaj e pyeti Pejgamberin alejhi selam;
    "Ai është gjaku i arterieve, e jo i menstruacioneve. Kur të të paraqiten ty menstruacionet,lëre faljen e namazit, e kur të ndërpriten, lahu (pastrohu) dhe falu!" – iu përgjigj Pejgamberi alejhi selam .

    321. Na ka treguar Musa b. Ismaili dhe tha se i ka treguar Hemmami, këtij Katade,këtij Muadhi, i cili tregon se një grua e ka pyetur Aishen radij Allahu anha:
    "A t’i plotësojmë namazet e lëshuar kur të pastrohemi?’
    ‘A je ti harurije (degë e harixhive)?’ – e ka pyetur (Aisha).
    ’Në kohën e Pejgamberit alejhi selam kemi pasur menstruacione dhe ai për këtë nuk na ka urdhëruar,’ – ose Aisha ka thënë, thotë transmetuesi: "...edhe ne atë nuk e kemi bërë."

    322. Na ka treguar Sa’d b. Hafsi, këtij Shejbani, këtë e ka njoftuar Jahjai, ky nga Ebu Seleme, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, e cila tregon se Ummu Selemja i ka thënë:-
    "Më kanë ardhur menstruacionet. Kam qenë e veshur me fustanin prej kadifeje dhe isha pranë Pejgamberit alejhi selam U tërhoqa disi dhe shkova e u vesha me tesha që janë të përshtatshme për menstruacione. Pastaj, Pejgamberi alejhi selam më pyeti: ’A të kanë ardhur menstruacionet?’
    ‘Po,’ – i thashë. Atëherë, duke qenë edhe me fustanin prej kadifeje më thirri dhe më mori pranë vetes." Më ka treguar Ummu Selemja, thotë Zejnebja, se Pejgamberi alejhi selam i është afruar asaj (e ka ledhatuar) edhe duke qenë si agjërues. Pastaj, ka thënë edhe: "Unë dhe Pejgamberi alejhi selam jemi larë për shkak të xhunubllëkut,nga një enë."

    323. Na ka treguar Muadh b. Fadale, këtij Hishami, ky nga Jahjai, ky nga Ebu
    Selemja, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, e kjo nga Ummu Selemja, e cila ka thënë:
    "Derisa rrija shtrirë pranë Pejgamberit alejhi selam dhe e veshur me fustan prej kadifeje, më erdhën menstruacionet. Pa u hetuar, u tërhoqa dhe i mora teshat që i kisha për menstruacione.‘A të erdhën menstruacionet?’ – më pyeti Pejgamberi alejhi selam ‘Po,’ – iu përgjigja.Ai, pastaj më thirri pranë vetes. Rashë me të duke qenë e veshur me fustanin prej kadifeje."

    324. Na ka treguar Muhammedi, e ky është Ibni Selami, këtij Abdu-l-Vehhabi, ky
    nga Ejjubi, ky nga Hafsa, e cila ka thënë:
    "Ua kemi ndaluar vajzave tona të dalin në festën e Bajrameve. Pastaj erdh një grua e cila qëndroi tek shtëpia e Benu Halefit. Kjo na tregoi për motrën e vet. Burri i motrës së saj kishte marr pjesë në dymbëdhjetë lufta së bashku me Pejgamberin alejhi selam, kurse motra ime në gjashtë. E cila ka treguar:
    ’I kemi shëruar të plagosurit, e nganjëherë, agonte duke qëndruar mbi të sëmurët.’Edhe motra ime e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam :
    ’A është e penguar të dalë ndonjëherë nga ne, nëse nuk e ka të veshur gëzofin e femrave (xhilbabin – këmishë e gjerë dhe e gjatë)?’
    ’Le të vishet shoqja e saj me gëzofin (xhilbabin), le të merr pjesë në veprat e mira dhe le t’i përgjigjet thirrjes së muslimanëve.’ – u përgjigj.
    Kur erdhi Ummu Atija, e pyeta:
    ’A e ke dëgjuar ti Pejgamberin alejhi selam ?’
    ’Po, për nder të babait, - tha Ummu Atija, e ajo gjithnjë betohej në babain, kur përmendej emri i Pejgamberit alejhi selam Kam dëgjuar kur ka thënë:
    ’Do të dalin vajzat e moshuara dhe ato të tërhequra, përkatësisht vajzat e moshuara e të tërhequra (të rezervuara). Le të marrin pjesë në punët e dobishme dhe në festën e muslimanëve edhe gratë me menstruacione, vetëm se gratë me menstruacione do të largohen nga vendet ku falet namazi.’
    ’A vërtetë edhe gratë me menstruacione?’ – e pyeta, thotë Hafsa.
    ‘A nuk ka qenë e tillë në Arafat, pastaj në Muzdelife dhe në lutjet (për shi)!?’ – tha (Ummu Atije).

    325. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Rexhai, këtij i ka treguar Ebu Usame, këtij
    Hisham b. Urve, këtij babai i vet, ky nga Aisha, e cila ka thënë se Fatime b. Ebu
    Hubejshi e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam :
    "Kam menstruacione të jashtëzakonshme (të çrregulluara) dhe kurrsesi nuk mund të pastrohem. A ta lë namazin?’
    ‘Jo, ajo është gjakderdhje e arterieve’ – tha ai – ‘ti lëre namazin aq ditë (brenda muajit) sa të kanë zgjatur zakonisht menstruacionet e mëparshme, e atëherë, lahu dhe fale namazin’!"

    326. Na ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij i ka treguar Ismaili, këtij Ejjubi, ky nga Muhammedi, e ky nga Ummu Atija, e cila ka thënë:
    "Lëngun e zverdhur dhe lëngun e bardhë nuk i kemi numëruar në asgjë."

    327. Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij i ka treguar Ma’ni, këtij ia ka
    transmetuar Ibni Ebu Dhi’bi, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve, ky nga Amreja, e
    kjo nga Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., e cila tregon se Ummu Habibja ka pasur gjakderdhje të çrregulluara shtatë vjet. Për këtë arsye e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam.
    Pejgamberi alejhi selam i ka rekomanduar që të lahet, e pastaj i ka thënë:
    "Ai është gjak i kapilarëve."Për këtë arsye, ajo është larë për çdo kohë të namazit. (Praktika e Ummu Habibes është anuluar me thëniet plotësuese të mëvonshme të Muhammedit alejhi selam., sipas të cilave gratë e tilla kanë marrur vetëm abdest për çdo kohë të namazit).

    328. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij ia ka transmetuar Maliku, ky nga
    Abdullah b. Ebu Bekr b. Muhammed b. Amr b. Hazmi, ky nga babai i vet, ky nga
    Amr b. Abdu-r-Rahmani, ky nga Aisha, bashkëshorte e Pejgamberit alejhi selam , e cila i ka thënë Pejgamberit alejhi selam:
    "O Resulullah, Safije b. Hujejit i kanë ardhur menstruacionet. Ndoshta ajo do të na vonojë?’ ‘A nuk ka qarkulluar me ju rreth Kabes?’ – e pyeti Pejgamberi alejhi selam. ‘Po’ – u përgjigjën ato.‘Atëherë dil!’ – tha ai.

    329. Na ka treguar Mual-la b. Esedi, këtij Vuhejbi, këtij Abdullah b. Tavusi, ky nga babai i vet, e ky nga Ibni Abbasi, i cili ka thënë:
    "Gruas së cilës i kanë ardhur menstruacionet, i është bërë e lejueshme të udhëtojë (të shkojë nëse e ka bërë tavafin)."

    330. Ibni Omeri në rastin e parë ka thënë:
    "Ajo të mos udhëtojë (të mos shkojë), e pastaj e kam dëgjuar duke thënë: ’le të shkojë’,sepse këtë ua ka lejuar Pejgamberi alejhi selam "

    331. Na ka treguar Ahmed b. Junusi, këtij Zuhriu, këtij Hisham b. Urve, ky nga
    Aisha, e kjo nga Pejgamberi alejhi selam i cili ka thënë:
    "Kur të të fillojnë ty menstruacionet, lëre namazin, e kur të të ndërpriten, lahu, pastrohu dhe fale namazin."

    332. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Surejxhi, këtij Shebabe, këtij Shu’be, ky nga
    Husejn el-Mual-limi, ky nga Ibni Burejde, ky nga Sumre b. Xhundubi, i cili ka
    treguar se një grua ka vdekur për shkak të barkut (gjakderdhjes në lindje).
    Pejgamberi alejhi selam e fali namazin e xhenazes së saj, duke qëndruar në drejtim të mesit të trupit të saj.

    333. Na ka treguar el-Hasan b. Mudriku, këtij Jahja b. Hammadi, këtij Ebu Avane, emri i të cilit është el-Veddah, nga libri i tij ka thënë: Na ka treguar Sulejman Shejbaniu, këtij Abdullah b. Sheddadi, duke thënë:
    "E kam dëgjuar tezen time Mejmunen, bashkëshorte e Pejgamberit alejhi selam se ajo, duke qenë me menstruacione, nuk e ka falur namazin, por megjithatë, ka qëndruar afër vendit ku Pejgamberi alejhi selam ka bërë sexhde.
    ’Ai e ka filluar namazin në shallin e tij dhe, kur ra në sexhde, më ka prekur një pjesë e teshës së tij,’ – tha Mejmunja."

    http://www.albselefet.com/sunneti-dhe-hadithi/6272-sahih-bukhari-kap-i-hajdit-mestruacioni.html
    Umarah, Qyteti Islam and Devotshmeria like this.