Forma E Namazit Të Istihares

Temat në forum 'Namazi' Filluan nga Muslimsunni, 15 Nëntor 2011.

  1. Muslimsunni

    Muslimsunni

    i bashkuar:
    21 Tetor 2011
    Mesazhe:
    181
    Pëlqej të dhënat:
    488
    Poenat nga trofej:
    409
    Forma e namazit të Istihares

    1. Merr abdes sikurse për çdo namaz tjetër.
    2. Nijeti - patjetër të bëhet nijet për namaz Istihare.
    3. I falë dy rekate, prej sunetit është që në rekatin e parë, pas sures El- Fatiha, të lexohet surja El-Kafirunë , ndërsa në rekatin e dytë, pas El-Fatihas, surja El-Ihlas(Kul huvaAllahu eha) .
    4. Në fund, pas Tehijatit, jep selam.
    5. Pas selamit i ngritë duart dhe bënë dua me përkushtim dhe devotshmëri tek Allahu për atë që lutesh.
    6. Në fillim të duasë e falënderon dhe lavdëron Allahun , pastaj dërgon salavat mbi Muhamedin alejhi selam.
    7. Pastaj e lexon duan e Istihares ...
    8. Kur arrin tek fjala " O Allahu im nëse kjo çështje është hajr për mua " e përmend atë çështje .."
    9. Pas duasë prapë dërgon salavat mbi Muhamedin alejhi selam sikurse në fillim.
    10. Tash përfundoj namazi i Istihares ..dorëzoja çështjen Allahut dhe mbështetu Atij ...

    "All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel-’adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - hajrun lí fi diní ve me’áshí ve ‘ákibeti emrí ve ‘áxhilihi ve áxhilihi fakdirhu lí ve jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ve in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - sherrun lí fi diní ve me’áshi ve ‘ákibeti emri ve ‘áxhilihi ve áxhilihi, fasrifhu anní vesrifní anhu vakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."
    " O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti jei Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!" (Transmeton Buhariu)
  2. Afërdita

    Afërdita Besimi-Devotshmeria Staff Member

    i bashkuar:
    25 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,052
    Pëlqej të dhënat:
    6,103
    Poenat nga trofej:
    609
    Namazi i Istihares

    Namazi i istihares është një sunet që Profeti alejhi selam e ka përcaktuar për këdo që dëshiron të bëjë një veprim, por heziton sepse nuk di çfarë të zgjedhë mes dy a më shumë zgjedhjeve.
    Istihare në arabisht nënkupton të kërkosh udhëzim për të marrë një vendim lidhur me diçka.


    Në terminologjinë e sheriatit, istihare do të thotë të kërkosh udhëzim (për vendimin e duhur) përmes namazit dhe lutjes së transmetuar për sa i përket istihares në lidhje me atë që është më e mira sipas dijes së Allahut.

    Argumenti për namazin e istihares vjen nga hadithi i rrëfyer nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe i transmetuar nga Buhariu: “Profeti alejhi selam na mësonte të bëjmë istiharen për gjithë çështjet tona, ashtu siç na mësonte suret e Kuranit.

    Profeti alejhi selam na thoshte: “Nëse ndonjëri prej jush mendon të bëjë diçka, le të falë dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe pastaj të thotë:

    Duaja istihar

    “Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim.
    Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ëlemu, ue ente 'allamul - gujub.
    Allahumme, in kunte ta'ëlamu enne hadhel emru (përmend këtu me emër problemin tënd) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
    Ue in kunte ta'ëlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi.”


    Duaja Shqip istihar

    (O Zot, me diturinë Tënde kërkoj hairin! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat.
    O Zot, nëse në dijen Tënde kjo punë e imja (përmend këtu me emër problemin tënd) është hair për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko.


    E nëse në dijen Tënde kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të.) Transmetuar nga Buhariu.

    Ibn Hixhri duke komentuar këtë hadith ka thënë se istihareja nënkupton t’i lutemi Allahut që të na ndihmojë të bëjmë një zgjedhje, që nënkupton të zgjedhim më të mirën mes dy gjërave kur duhet të zgjedhim mes tyre. Istihareja është një nënshtrim ndaj urdhrave të Allahut dhe një dëshmi praktike e asaj që askush nuk ka fuqi nga vetja e tij.
    Kjo do të thotë se njeriu i kthehet Allahut duke u përpjekur të bashkojë të mirat e kësaj bote me ato të botës tjetër. Për të arritur këtë ne duhet të përulemi para Allahu të Lartësuar.
    T’i lutemi Allahut të Lartësuar përmes namazit ose lutjeve është shprehje e nevojës sonë për të dhe falënderim drejtuar Atij.


    Arsyet e namazit të istihares

    Të katër shkollat juridike islame janë të pajtimit se namazi i istihares praktikohet në rastet kur një person nuk di si të marrë vendimin e duhur.
    Në rastet kur dihet se një gjë është e mirë ose e keqe, si për shembull veprat e adhurimit, bërja e veprave të mira ose e veprave të këqija, nuk ka nevojë të falet istihare.


    Nuk ka vend për të falur istiharen kur bëhet fjalë për gjëra që janë të detyrueshme, haram ose mekruh, por istihareja ka të bëjë me gjëra që janë të lejuara.

    Istihareja pra falet kur njeriu duhet të zgjedhë mes dy gjerave të lejuara, si për shembull kur duhet të zgjedhë se në cilin vend të shkojë për të marrë dije, ose me cilin a me cilën duhet të martohet, ose kur vendos për ndonjë çështje për të cilën ka hezitim mes zgjedhjeve.
    Imam Neveviu ka thënë se është mustehab që përpara se të falet namazi i istihares, të konsultohet dikush që personi e njeh si të sinqertë, me përvojë dhe i besueshëm si dhe që njihet për dije fetare.




    Çfarë duhet thënë në namazin e istihares

    Sipas dijetarëve të Fikhu Suneh, nuk ka ndonjë transmetim autentik lidhur me diçka të veçantë që duhet të këndohet gjatë namazit dhe as ndonjë transmetim të saktë në lidhje me kohën kur duhet të falet ky namaz.

    Por sipas hanefive, malikive dhe shafive është mustehab që pas recitimit të sures Fatiha, të recitohet sureja Kafirun (Kul ja ejuhel kafirun) në rekatin e parë dhe sureja Ihlas (Kul hu Allahu ehad) në të dytin.

    Imam Neveviu ka thënë se është me vend të recitohen këto sure pasi tregohet sinqeriteti dhe lënia e çështjeve të tua në dorë të Allahut.
    Hanbelitë dhe një pjesë e fukahave nuk kanë përmendur ndonjë ajet të caktuar që duhet të thuhet gjatë faljes së namazit të istihares.
    Besimtari sidoqoftë mund të lexojë nga Kurani çfarë të dojë, pasi ka kënduar Fatihanë.
    Më pas besimtari e madhëron Allahun dhe i çon salavat Resulullahut alejhi selam dhe thotë duanë e mëposhtme që thuhet në hadithin e Xhabirit.


    Në lidhje me atë se kur duhet thënë duaja e istihares, hanefitë, malikitë, shafitë dhe hanbelitë kanë thënë se duaja duhet recituar menjehere pas namazit.
    Kjo është në pajtim me atë që është thënë në hadithin e treguar nga Pejgamberi alejhi selam.
    Kurse shejhul Islam Ibn Tejmija ka thënë në lidhje me duanë e istihares se kjo dua është e lejuar të recitohet përpara ose pas selamit.


    Ai ka thënë se është e preferuar ta thuash këtë dua para selamit, sepse Profeti alejhi selam ka bërë shumë dua para selamit dhe besimtari përpara se të japë selamin është në gjendjen e namazit, prandaj është më mirë të thuhet duaja atëherë.

    Kur duhet falur istihareja

    Personi që dëshiron të falë namazin e istihares duhet të ketë mendje të hapur dhe të mos ketë vendosur se cili do të jetë vendimi i tij.
    Namazi i istihares duhet te falet kur njeriun nis të mendojë për atë çështje dhe eshte ne dileme per zgjedhjen qe do te beje.


    Pra, duhet te falet ne ato momente, ne menyre qe përmes namazit dhe duasë t’i bëhet e qartë kjo çështje dhe jo kur ideja ka hyrë thellë në mendjen e tij dhe ai në këtë rast ka një prirje për të anuar nga një zgjedhje dhe mund të bëjë atë që ka vendosur përpara se të falet.
    Pra, namazi duhet te falet kur njeriu ka vendosur të bëjë diçka, por akoma nuk ka vendosur se cila nga zgjedhjet eshte me e mira per të.


    Mendimi i saktë është se nëse istihareja falet për diçka që është e menjëhershme dhe nuk mund të vonohet, mund të falet edhe në një kohë kur ndalohet namazi, bie fjala kur dikush dëshiron të udhëtojë pas namazit të ikindisë.

    Por nëse çështja nuk është aq imediate dhe namazi mund të vonohet deri atëherë kur kjo kohë e ndaluar për namaz mbaron, atëherë duhet shtyrë falja e namazit të istihares, siç pohon Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë.
    Allahu e di më së miri.


    Përgatiti: Eglantina Muça
  3. Muslimsunni

    Muslimsunni

    i bashkuar:
    21 Tetor 2011
    Mesazhe:
    181
    Pëlqej të dhënat:
    488
    Poenat nga trofej:
    409
    Selam Alejkum moter tewhid All-llahu te shperblefte Mashallah All-llahu te rujt :-),
    Tewhid_5, Qyteti Islam and Umarah like this.
  4. Afërdita

    Afërdita Besimi-Devotshmeria Staff Member

    i bashkuar:
    25 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,052
    Pëlqej të dhënat:
    6,103
    Poenat nga trofej:
    609
    Ketu paska ''rene'' diku artikulli i postuar nnga une hh.Hajr .
    gana i pëlqen.
  5. Qyteti Islam

    Qyteti Islam Staff Member

    i bashkuar:
    6 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,085
    Pëlqej të dhënat:
    5,443
    Poenat nga trofej:
    609
    Profesioni:
    Webmaster
    Admin Post
    Postmin e paske largu ti nga publiku ... nuk e di ndoshta pa qellime e ke bere ... Tani e solla prap online ..
    gana i pëlqen.
  6. Afërdita

    Afërdita Besimi-Devotshmeria Staff Member

    i bashkuar:
    25 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,052
    Pëlqej të dhënat:
    6,103
    Poenat nga trofej:
    609
    Paska qenë pra gabim nga une ..kerkoj ndjese
    Nga gana dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  7. gana

    gana

    i bashkuar:
    12 Gusht 2013
    Mesazhe:
    295
    Pëlqej të dhënat:
    866
    Poenat nga trofej:
    609
    Allahu ju shperblefte rastesisht e pashe kete teme dhe me interesoi sepse nuk e dija :D
    Nga Qyteti Islam dhe Afërdita më pëlqej kjo.