A Jan Pare Melaiket Ne Siri

Temat në forum 'Muhabete të lira' Filluan nga El-Haris, 8 Мај 2012.

Statusi për Temën:
ЗE mbyllur për mendime të reja.
  1. El-Haris

    El-Haris

    i bashkuar:
    8 Мај 2012
    Mesazhe:
    2
    Pëlqej të dhënat:
    5
    Poenat nga trofej:
    30
    Një predikues i quajtur Muhamed Arifi, i njohur me përrallat dhe shpjegimet e tij kontroverse e të pabaza, në hutbe flet për një ngjarje të cilën është përhapur këto ditë, kinse melaiket janë incizuar me telekamera. Ndërsa dijetari i mirënjohur Shejkh Salih el-Feuzan, e përgënjeshtron atë, ngase fjalët i ka të mbështetura në dije e cila buron nga Kur'ani dhe Suneti i pastër. Andaj, duhet pasur kujdes që të mos ndikohemi nga gjëra të tilla, ngase ne të vërtetën dhe hakun e njohim nga argumente të shpalljes së Allahut, e jo nga video e foto, apo tregime të njerëzve të panjohur.​

    Tani, dëgjojeni se si flet Muhamed Arifi:

    ... më ka treguar një njeri i mirë për djalin e tij i cili kishte rënë shehid, më tha:

    Një ditë prej ditësh, djali im posa doli nga shtëpia, u plagos. Kur u kthye në shtëpi, ne u munduam që t'ia shëronim plagën. Papritmas, disa polic erdhën tek ne duke e rrahur djalin tim e thoshin: kush ishin ata kalorës të bardhë që ishin me ju?

    Kush ishin ata burra të veshur në të bardhë me kuaj të bardhë, tregoni kush ishin ata?!

    Ai thoshte: Shejkh, pasha Allahu nuk kishte as kuaj e as burra të veshur në të bardhë, përveç nëse kanë qenë melaike të zbritur nga qielli! E më pas, djali i tij kishte rënë shehid.

    Tani, shiheni se çfarë thotë Shejkh Salih el-Feuzan, në lidhje me këtë.​

    Pyetje: Një predikues, në një hutbe ka thënë se, melaiket kanë zbritur në Siri, duke dalë në pah edhe disa video të shkurtra që vërtetojnë këtë gjë. Çfarë është komenti juaj në lidhje me këtë gjë?​

    (Shejkhu nuk e kupton pyetjen. I përsëritet pyetja edhe njëherë): Një predikues, në një hutbe ka thënë se, melaiket kanë zbritur në Siri...​

    Shejkh Feuzan: Masha-Allah...​

    (Vazhdon pyetja): ... duke dalë në pah edhe disa video të shkurtra që vërtetojnë këtë gjë.​

    Shejkhu: Kanë dalë çka?!​

    Pyetësi: Video të shkurtra.​

    Shejkhu: d.m.th. i kanë fotografuar?!​

    Pyetësi: Po.​

    Shejkhu: Ka mundësi të kenë qenë shejtanë dhe atyre u kanë thënë se janë melaike!​

    Shpresoj se në banorët e Sirisë të ketë mirësi dhe hajr. S'ka dyshim se atyre po u bëhet zullum, padrejtësi dhe agresion. Mirëpo, zbritja e melaikeve, nuk u ka ndodhur askujt përpos të Dërguarve.​

    Ka mundësi që t'u zbresin edhe besimtarëve të sinqertë, mirëpo ato nuk shihen. Kush i ka pa ata që të themi se kanë zbritur melaiket?!​
    Ato nuk i sheh askush!​


    Es Selamu Alejkum. Pasi qe eshte perhap nje video koheve te fundit ne you tube, se a jane parë melaiket?
    Po Apo jo ne siri.

    Shtrohet pyetja: A ka mundesi njeru me i parë melaiket. Kishte me qen mirë qe te dikutohet rreth kesaj, dhe të perfitojmë nga e vërteta, se a kan mundesi njerëzit me i parë melaiket.

    Diskutimi të bëhet me Argumente nga Kur'ani dhe Suneti.
    a). A ka mundesi njëriu me i parë melaiket ne formen si i ka krijuar Allahu Subhanehu ue teAla. Apo ne forma të tjera.? Selam Alejkum....
    Umarah, Tewhid_5 and Qyteti Islam like this.
  2. Qyteti Islam

    Qyteti Islam

    i bashkuar:
    6 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,580
    Pëlqej të dhënat:
    7,786
    Poenat nga trofej:
    609
    Profesioni:
    Webmaster
    Kjo tem eshte e postuar me pare Shiko
    [medio]3256[/medio]
    [medio]3248[/medio]
    Nga Umarah dhe Tewhid_5 më pëlqej kjo.
  3. El-Haris

    El-Haris

    i bashkuar:
    8 Мај 2012
    Mesazhe:
    2
    Pëlqej të dhënat:
    5
    Poenat nga trofej:
    30
    Kjo tem eshte e postuar me pare

    Vella pasi që kam dhën Selam, është prej Islamit të kthehet Selami. Allahu te shperblefte , e kam parë këtë Video që është postuar ne këtë forum. Unë nuk kam kerkuar Videon, unë kam kerkuar që të Diskutohet rreth kesaj, dhe Videove tjera, (Munsishtë),
    Të diskutohet ne menyr Islame me Argumente nga Kur'ani Sunneti i Muhammedit salallahu alejhi we selem. Se a ka mundesi njëriu të shoh melaiket, Kuptohet së pos Muhammedit salallahu alejhi we selam. nuk i ka parë Askush melaiket ne formen e vetë, ajo ç'farë kerkova unë është se a ka mundesi njëriu ti shoh melaiket, dhe a ka Argumente fetare që tregojn për këtë. Apo anasjelltas. Selam Alejkum.
    Nga Umarah dhe Tewhid_5 më pëlqej kjo.
  4. Afërdita

    Afërdita

    i bashkuar:
    25 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,589
    Pëlqej të dhënat:
    7,681
    Poenat nga trofej:
    609
    Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

    Vella el-Haris Allahu ju shperblefte qe zgjodhet forumin tone te qendroni me ne dhe te na bashkangjiteni ne kete Dawah online amiin.Tjetra ;Jemi te porositur qe kur te hyjme te bashkbisedojme me sivllezerit tane te jemi me te bute sepse ne jemi njerez dhe cdonjeri gabon dhe gjera qe ndodhin edhe ketu pra .Mund te ndodhe nuk te kthen dikush selamin apo apo por keshillo me urtesi e butesi ngase kjo eshte e urdheruar ne kete Din te bukur.Shpresojme ne mirekuptim.

    Me tej tema te cilen ju e keni hap -Allahu ju shperblefte me miresi -ka nje pergjigje ;ALL-LLAHU A'ELEM!ALL-LLAHU E DI !Ngase kjo lidhur me melaiket(jane pa melaike etjetj)ne Siri qe po qarkullon neper internet eshte dicka per te cilen me e mira eshte te themi vetem kaq .Allahu ka krijuar gjithckafjen prej asgjeje .Pra Ai eshte i mundeshem per gjithcka .Ne as nuk mohojme zbritje te ndihmes nga Allahu per banoret e Sirise por as nuk e pohojme kete gje.

    Lidhur me ate se a ka mundesi te shihen melaiket nga ana e njeriut ne formen e tyre te krijimit apo ndonje paraqitje tjeter ,pyetje e mire kjo por une tani per tani nuk e di !

    Allahu eshte me i Dituri.


    Shikoni te kitabet e keni nje liber aty sa di une te postuar lidhur me boten e melaikeve.
    Nga Umarah dhe El-Haris më pëlqej kjo.
  5. طالبة العلم

    طالبة العلم

    i bashkuar:
    23 Nëntor 2011
    Mesazhe:
    127
    Pëlqej të dhënat:
    408
    Poenat nga trofej:
    409
    Alejkum selam ue rahmetullah.


    Askush nga ne nuk mund ta mohojë ndihmën e Allahut ndaj popullit të shamit (në përgjithësi) apo vendeve tjera ku muslimanëve i është bërë padrejtësi.

    Ndërsa në atë që ju dëshironi të dini është se a janë parë melekët nga njerëzit?! Është e vërtetë se askush s'ka mundësi t'i sheh melekët në formën në të cilën Allahu i ka krijuar (përveç pejgamberit salallahu alejhi ue selem i cili e ka parë Xhibrilin 2 herë në formën e tij të vërtetë), por ka mundësi nëse ata marrin formë tjetër nga ajo e tyrja (si p.sh. në formë të njerëzve).

    Thotë Allahu i Madhëruar:

    وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ الْيَوْمَ مِنَ النَّاسِ وَإِنِّي جَارٌ‌ لَّكُمْ ۖ فَلَمَّا تَرَ‌اءَتِ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِ‌يءٌ مِّنكُمْ إِنِّي أَرَ‌ىٰ مَا لَا تَرَ‌وْنَ إِنِّي أَخَافُ اللَّـهَ ۚ وَاللَّـهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ

    "Kur djalli ua zbukuroi veprat e tyre dhe u tha: “Sot juve askush nga njerëzit nuk mund t’iu mposhtë, e unë jam fqinji juaj”! Por kur u ndeshën dy grupe kundërshtare, ai u tërhoq prapa dhe u tha: “Unë nuk kamë punë me ju, unë shoh diçka që ju nuk e shihni, unë i frikësohem All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimrëndë”.


    Eshte transmetuar prej Ibn Abasit se ka thene: ''Erdhi Iblisi ne diten e Bedrit, me ushtrine e tij te djajve duke e mbartur flamurin e tij. Ai ishte shnderruar ne formen e Suraka Ibn Malik Ibn Xha'eshemit, nje bajraktar nga fisi Beni Mudlexh, dhe iu ka thene idhujtareve: ''Sot, s'ka kush prej njerezve qe mund t'ju fitoje, une do t'ju mbroj.
    Kur u rreshtuan ushtaret, i Derguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem, mori nje grusht dhe qe e gjuajti ne fytyre te idhujtareve, e ata u kthyen prape.
    Xhibrili, iu drejtua Iblisit, e ai kur e pa, duke qene dore per dore me nje idhujtar, e hoqi doren dhe ua mbathi kembeve bashke me ushtaret e tij.
    Personi te cilin e kishte per dore, i tha: O Suraka, a nuk the se do te na mbrosh?
    Shejtani ia ktheu: Vertet, une e shoh ate qe nuk e shihni ju, une i frikesohem Allahut, sepse Allahu eshte ndeshkues i rrepte. Kete e tha kur i pa meleket.'' (Taberiju)

    Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an:

    ''Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjejve se: ''Une jam me ju, pra, inkurajoni ata qe besuan!
    Une do te hedh frike ne zemrat e atyre qe nuk besuan, e ju goditni ne qafe e larte, meshojuni atyre ne cdo gjymtyre (gishterinje).'' (El-Enfal 12)

    Er Rebi'e Ibn Enesi, ka thene: ''Njerezit, ne luften e Bedrit, i dallonin ata qe i kishin vrare meleket nga ata qe i kishin vrare vete ata, me ate se ishin te goditur mbi qafe dhe ne gjymtyre, ne te cilat shiheshin gjurmet e zjarrit.'' (Tefsir Ibn Kethir)

    Transmetohet nga Ibn Abasi radiallahu anhu, se ka thene: ''Perderisa nje nga muslimanet e ndiqte nje nga mushriket i cili ishte para tij, degjoi nje te meshuar me kamxhik mbi te, ndersa zeri i kaloresit thoshte sulmo o Hajzum!
    Ai shikoi tek mushriku para tij dhe e pa se si ra ne toke pernjehere. Shikoi tek ai, e pa se i eshte perplasur hunda dhe shkoqe fytyra.
    Ky sahab nga ensaret, shkoi tek Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem, dhe i tregoi per ngjarjen Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem, i tha: ''Te verteten e ke thene, keto jane ndihma nga qielli i katert.'' (Transmeton Muslimi)

    Këto argumente tregojnë ndihmën e Allahut që e dërgoj mbi Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, ndërsa s'janë argument se ata i kanë parë melekët pasi siç thamë ata nuk ka mundësi t'i sheh askush në formën e tyre. Ndërsa sa i përket ngjarjeve në siri ka mundësi të mos jenë të vërteta por ka edhe shumë mundësi të jenë ashtu, pasi melekët mund të marrin formë tjetër.. Allahu e din më së miri, dhe ne nuk dyshojmë se Allahu i lë pa ndihmë robërit e Tij.

    Ndërsa sa i përket fetvas së shejhut të nderuar, shikoni së pari pyetjen pastaj përgjigjen! Pse nuk ju sqarua shejhut ngjarja e sirisë dhe se melekët që thojnë se i kanë parë normalisht se në formë të njerëzve dhe jo në formë të tyre. Kësilloj pyetjeve shpesh ju janë bërë ulemave (duke mos ju sqaruar) pastaj dalin fetva në interesa të atyre që mundohen t'i sulmojnë hoxhallarët apo shejhat e ndryshëm.


    Dhe një këshillë së fundi: Keni frikë Allahun se çka qesin gjuhët e juaja, duke mos kursyer ulemat dhe hoxhallarët në ofendimet e ndryshme si "hoxhallarë apo ulema të përrallave", me këto fjalë ne po dyshojmë se ju edhe sirën e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem e konsideroni përrallë, duke ditur muxhizet e shumta që kanë ndodhur. Ju duket e pamundur ndihma e Allahut? Apo më shumë ju duket e pamundur ndihma e Allahut ndaj atyre që ju as selam nuk i jepni?!


    Ps: Këto fjalë s'janë të dedikuara për ty vëlla Haris, por për ata që e kanë bërë këtë video.

    Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu.
    Umarah, Dani and El-Haris like this.
  6. Qyteti Islam

    Qyteti Islam

    i bashkuar:
    6 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,580
    Pëlqej të dhënat:
    7,786
    Poenat nga trofej:
    609
    Profesioni:
    Webmaster
    we alejkum selam we rahmetullah

    Tek secila video qe postohet ne forum te MEDIA e keni mundesin e reagimit, herave tjera atje shkruan kommentet dhe hap biseda

    Kjo tem mbyllet ketu dhe vazhdoje te postimi origjinal - Ju faleminderit per mirekuptim dhe JU LUTEM RESPEKTO RREGULLIN.

    Allahu ju shperbleft met mira
Statusi për Temën:
ЗE mbyllur për mendime të reja.

Share This Page