Djegiet E Lëkurës

Temat në forum 'Mjekësi' Filluan nga Bukurmals, 7 Gusht 2011.

  1. Bukurmals

    Bukurmals Staff Member

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,637
    Pëlqej të dhënat:
    8,872
    Poenat nga trofej:
    609
    DJEGIET E LËKURËS


    Djegjet janë Plagë të hapura të shkaktuara nga Temperaturat e larta që veprojnë në Trup: nga Zjarri, nga Lëngu i valë, nga Gazra shumë të nxehta ose nga Gjësendet e zjarrta.

    [​IMG]

    Rreziku nga të Djegurat varet prej Madhësisë së Sipërfaqes së djegur dhe prej Shkallës së të Djegurave. Shkalla e të Djegurave varet nga Lartësia e Temperaturës dhe Koha e veprimit të tyre në Trup.

    Ekzistojnë 4-Shkallë të DJEGIES:

    [​IMG]

    1. SHKALLA E PARË E DJEGIES - është ajo Djegie ku vetëm Shtresa e jashtme e Lëkurës (Epiderma) është e përfshirë me Djegie. Lëkura zakonisht është e skuqur, e enjtur, ka Kruarje dhe Djegie të leht. Tek kjo Shkallë, Djegia nuk e tejkalon Shtresën e jashtme të Lëkurës (Epidermën).

    2. SHKALLA E DYTË E DJEGIES- është kur Djegia e tejkalon Shtresën e jashtme të Lëkurës dhe përfshin Shtresën e dytë të Lëkurës - Dermën. Tek shkalla e dytë e Djegies Dhembjet janë të forta dhe të enjturat janë më të theksuara. Nëse tek Djegiet e shkallës së dytë të Djegurat nuk kalojnë 7.5 cm në Diametër, duhet të trajtohen si Djegie të lehta. Nëse Vendi i Djegieve është më i largët, nëse Djegiet janë në Duar, Këmbë, Fytyrë apo Vende tjera, atëherë duhet të trajtohen si Djegie të Shkallës së rëndë dhe duhet të kërkohet Ndihma e shpejtë mjekësore.

    3. SHKALLA E TRETË E DJEGIES është Forma më serioze e Djegieve, e cila manifestohet me Dhembje të fortë, duke përfshirë të gjitha Shtresat e Lëkurës duke shkaktuar Dëmtime permanente të Indeve. Indi yndyror, Muskujt e madje edhe Eshtrat mund të jenë të afektuar. Vendi i djegur mund të ketë Ngjyrë të zezë apo Lëkura mund të jetë e thatë dhe e bardhë .

    4. SHKALLA E KATËRT E DJEGIES është e karbonizuar (është bër Shkrum) dhe kjo pjesë e Trupit gjithsesi shkurtohet.

    Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh.

    Përgatiti: Bukurmals
    Qyteti Islam, Umarah and Tewhid_5 like this.
  2. Bukurmals

    Bukurmals Staff Member

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,637
    Pëlqej të dhënat:
    8,872
    Poenat nga trofej:
    609
    DJEGIET E LEHTA

    Duke përfshirë Djegiet e Shkallës së parë dhe Djegiet e Shkallës së dytë të kufizuara në Pjesët jo më të mëdha se 7.5 cm në Diametër duhet të mirren këto masa

    • Ftoheni Djegien, mbani Vendin e djegur nën Ujë, i cili rrjedh për 5-minuta apo derisa Dhembja të qetësohet. Nëse kjo është jopraktike atëherë vendose Pjesën e djegur në Ujë të ftohtë, apo ftoheni me ndonjë Fashë të ftohët. Ftohja e Djegieve i ulë të Enjturat nga Lëkura. Mos vendosni Akull mbi Djegie.

    • Mbështjelleni Djegien me Gazë sterile (fashë sterile), mos përdorni Material nga Pambuku, që mund të ngatërrojë Lëkurën. Mbështjelle Gazën lirshëm duke shmangur Shtypjen në Lëkurën e lënduar. Fasha apo Gaza mban Ajrin larg nga Lëkura e djegur, zvogëlon Dhembjet dhe parandalon paraqitjen e Fluskave.

    • Përdorni Barna kundër Dhembjes. Nëse Dhembja nuk pushon atëherë perdorni Barna kundër Dhembjes siç janë: Paracetamol, Ibuprofen, Naproxen, ndërsa Aspirin mos lejoni të përdorni as tek Fëmijet as tek të Rinjët. Djegiet e lehta zakonisht shërohen pa Terapi të mëtejme. Ato mund të shërohen me ndryshime pigmentuese (pika-pika) që d.m.th. se Vendi i shëruar mund të ketë ngjyrë tjetër.

    VËREJTJE:

    • Ndalohet përdorimi i Akullit. Duke vendosur Akull drejtëpërdrejt në Djegie mund të shkaktojë Dëmtime të mëtejme të Lëkurës.

    • Ndalohet përdorimi i Yndyrës (tlyen) apo Pomadë në Djegie, kjo mund ta pengojë Shërimin e mëtejshëm.

    • Mos i shpërtheni Fluskat e Ujit mbi Lëkurë, sepse ato përmbajnë Infeksione.

    vazhdon Tema: Djegiet e rënda
    Qyteti Islam, Umarah and Tewhid_5 like this.
  3. Bukurmals

    Bukurmals Staff Member

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,637
    Pëlqej të dhënat:
    8,872
    Poenat nga trofej:
    609

    DJEGIET E RËNDA


    Tek Djegiet e rënda thirret menjëherë Ndihma e shpejtë dhe ndërkohë ndërmirren këto Masa:

    1. Mos largoni rrobet e djegura, siguroni që viktima të jetë larg nga Materialet djegëse apo ekspozimi nga Tymi dhe Zjarri.

    2. Mos vendosni Djegiet e mëdha në Ujë të ftohtë.

    3. Vështroni shenjat e qarkullimit, si: Frymëmarrja, Kollitje apo lëvizje. Nëse nuk ka shenja të Frymemarrjes apo shenja të tjera të qarkullimit, atëher fillon reanimi kardiopulmonar.

    4. Mbështjelleni regjionin e Djegies duke përdor Fasha sterile të ftohta apo të lagëta. Nëqoftë se sipërfaqja e djegur është shumë e madhe, pjesa e djegur mbështillet me pëlhurë të pastër, këllëf të përshtatshëm. Duart dhe këmbët e djegura duhet ti imobilizojmë dhe ti ngrejmë pak më lart. Për të ndihmuar Personin nga Djegiet e mëdha të dëmtuara duhet tu japim sasira të mëdha Lëngjesh.

    Të djegurat e kanaleve të Frymemarrjes shkaktohen nga thithja e Ajrit të nxehtë. Për shkak të ngushtimit të kanaleve të Frymemarrjes, Jeta rrezikohet në mënyrë të drejtëpërdrejt nga zënia e Frymës. Prandaj të lënduarin duhet ta transportojmë urgjentisht në pozitë gjysmë të ulur.

    Të dëmtuarin që e ka kapluar Zjarri duhet ta shpëtojmë duke i shuar Zjarrin me mjete të thata dhe duke e mbuluar me batanie, Pallto ose me ndonjë Material të rëndë tekstili. Personi që digjet shpëton më lehtë duke e rrokullisur nëpër tokë. Rrobet nga Trupi i Personit të djegur hiqen duke i shqyer vetëm në mënyrë që ti shmangemi dëmtimeve të mëtejme. Nëse ndonjë pjesë e Rrobeve është e djegur dhe ngjitur për Trup, atëher duhet prerë me Gërshërë, kurse pjesët e karbonizuara të Rrobeve (krejt zi të djegura) mbeten në vendin e djegur të Trupit e nuk hiqen gjatë Ndihmës së parë.
    Qyteti Islam, Umarah and Tewhid_5 like this.

Share This Page