Fizikë Elektromagnetizmi Dhe Elektriciteti

Temat në forum 'Kimi & Fizikë' Filluan nga Bukurmals, 2 Janar 2012.

  1. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,780
    Pëlqej të dhënat:
    9,270
    Poenat nga trofej:
    609
    Elektromagnetizmi

    845a831728255ec0780e5aa9f3da10fc.png

    Elektromagnetizmi është dega e fizikës që studion valët elektromagnetike, dukuritë e fushave elektrike magnetike, si dhe forcat midis trupave të ngarkuar me elektricitet.​
    Fusha magnetike krijohet nga drejtimet e domeneve magnetike në një magnet. Një fushë magnetike e ndryshueshme krijon rrymë elektrike. Po ashtu, një fushë elektrike qe ndryshon ne kohe krijon një fushë magnetike. Për shkak të kësaj ndërvarjeje të fushës magnetike dhe elektrike, është e kuptueshme njohja e tyre si një fenomen i njëjtë që quhet fusha elektromagnetike.​
    Fusha magnetike ushtron forcën e saj në të gjitha sendet që kanë një ngarkesë elektrike, dhe ndikon të gjithë hapësirën.​
    Forca elektromagnetike
    Forca qe fusha elektromagnetike ushtron mbi thërrmija te ngarkuara elektrikisht, quhet forca elektromagnetike, dhe është një nga kater foract themelore. Forcat e tjera themelore janë forca nukleare e forte (e cila mban bërthamat atomike se bashku), forca e dobët bërthamore (e cila është pergjegjese për shkaktimin e disa formave te dekompozimit radioaktiv), dhe forca gravitacionale. Te gjitha forcat e tjera janë të derivueshme nga këto kater forca themelore.​
    Forca elektromagnetike është ajo e cila është pergjegjese praktikisht për te gjithë fenomenet që hasen në jetën e përditshme, me përjashtim të gravitetit. Të gjitha forcat qe përfshihen ne bashkëveprimin midis atomeve mund te gjurmohen tek forca elektromagnetike qe vepron ne protonet dhe elektronet brenda atomeve. Kjo përfshin edhe forcat në eksperiencën e përditshme si ato "shtytëse" apo "tërheqëse" në objektet materiale, te cilat vine nga forcat intermolekulare midis molekulave individuale në trupat tone dhe atyre te objekteve. Ajo gjithashtu përfshinit te gjitha format e fenomeneve kimike, te cilat lindin nga bashkëveprimi midis orbitaleve elektronike.​
    Elektrodinamika klasike
    Elektromagnetizmi klasik (ose elektrodinamika klasike) është një degë e fizikës teorike që studion rrjedhojat e forcave elektromagnetike mbi ngarkesat elektrike dhe korrentet. Ajo jep një shpjegim të shkëlqyer të fenomeneve elektromagnetike kur shkallët e distancave dhe fuqive të fushave janë të mbledhura në mënyrë që efektet mekaniko-kuantike të mund të neglizhohen (shikoni artikullin mbi Elektrodinamika kuantike).​
    Përcaktime
    Termi elektrodinamikë ndonjëherë përdoret për tju referuar kombinimit të elektromagnetizmit me mekanikën, e cila merret me studimin e efekteve të fushave elektromagnetike në sjelljen dinamike te thërrmijave të ngarkuara elektrikisht.​
    Njësite
    Njësite elektromagnetike janë pjesë e sistemit te njësive elektrike te bazuara paresisht në vetitë magnetike dhe korrentet elektrike, njësia themelore ne sistemin cgs është amperi.​
    Njësite jane :​
    Amperi (rryma)​
    Kulomb (ngarkesa)​
    Farad (kapacitanca)​
    Henri (induktiviteti)​
    Ohm (rezistenca)​
    Volt (potenciali elektrik)​
    Wat (fuqia)​
    Në sistemin elektromagnetik cgs, rryma elektrik është njësia themelore e përcaktuar nga ligji i Amperit në të cilin permiabiliteti merret si një madhësi pa dimensione (permiabiliteti relativ) vlera e te cilit në vakum është njësi. Si rrjedhoje e kësaj, katrori i shpejtësisë së dritës shfaqet në mënyre eksplicite në disa ekuacione që lidhin madhësitë e këtij sistemi.​
    ****
  2. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,780
    Pëlqej të dhënat:
    9,270
    Poenat nga trofej:
    609
    Elektriciteti
    0957e64ad3419766f907d059a1d1e5fe.jpg
    Rrufeja godet tokën gjatë një shtërngate nate. Energjia e rrezatuar me dritë shndërron gazin e atmosferës në plazmë dhe anasjelltas.​
    Elektriciteti (greq. ήλεκτρον, ilektron = qelibar) është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedha e ngarkesës. Kjo përfshin shumë dukuri të mirënjohura fizikore si rrufeja, fushat elektromagnetike dhe rrymat elektrike, dhe është vënë në përdorim industrial në elektronikë dhe fuqinë elektrike. Këto koncepte të lidhura, por të dallueshme janë më të njohura nga terme më të sakta :​
    Fusha elektrike - është një efekt i krijuar nga një ngarkesë elektrike që ushtron një fuqi në sendet e ngarkuara në afërsinë e saj.​
    Forca elektrike - është aftësia e një fushe elektrike për të vepruar, zakonisht matet në volt (V).​
    Rryma elektrike - është lëvizja apo rrjedha e pjesëzave të ngarkuara elektrike, matet në amper (A).​
    Energjia elektrike - është energjia e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.​
    Fuqia elektrike - është përqindja me të cilën energjia elektrike kthehet apo ndryshohet në një formë energjie tjetër, si drita, ngrohtësia apo energjia mekanike.​
    Ngarkesa elektrike - është një lidhje e vetive të ruajtura të disa pjesëzave nënatomike, të cilat përcaktojnë ndërveprimin e tyre elektromagnetik. Lënda e ngarkuar elektrikisht ndikohet dhe krijohet nga fushat elektromagnetike.​
    Elektromagnetizmi- është një ndërveprim themeltar. Ekzistojn 99 mënyra për të ulur faturën e elektricitetit. (Aleksander Volta, Andre-Mari Amper, Elektrizimi, Elektromagnetizmi, Elektronika, Elektrostatika, Elektrokimia, Elektroteknika, Georg Simon Ohm, Luigji Galvani, Majkëll, Faradej, Nikola Tesla, Rryma elektrike, Tomas Edison)​

Share This Page