Kur Lejohet Gënjeshtra ?

Temat në forum 'Fikhu' Filluan nga Bukurmals, 27 Nëntor 2011.

  1. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,697
    Poenat nga trofej:
    609
    Kur lejohet Gënjeshtra ?


    Të gjithë Dijetarët Islam thonë se Gënjeshtra lejohet vetëm ne tri Raste:

    1. Në Luftë.

    2. Në Pajtimin mes Njerëzve. Lejohet që Pajtuesi te thotë që Pala tjetër është Dakord për tu pajtuar dhe se mendojnë Gjëra te mira për Ju, edhe nëse nuk është ashtu.

    3. Mes Burrit dhe gruas. Nëse Njeri prej Bashkëshortëve nuk është shum i bukur (simpatik), lejohet që t`i thotë që je i bukur, për të shtuar Dashurinë dhe Respektin mes njëri-tjetrit.

    Gënjeshtra -RRena është një veçori e urrejtur, një cilësi e keqe, një vepër e poshtëruar, por fatkeqësisht edhe fenomen i përhapur pothuajse në të gjitha mjediset shoqërore; në biseda të lira, takime, punë, marrëdhënie të ndryshme ndërnjerëzore, shkollë, studime, etj...

    Në Islam gënjeshtra është e ndaluar dhe konsiderohet si një ndër Mëkatet e mëdha. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!” (Dharijat, 10)

    Muhammedi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:
    “Gënjeshtra është krim dhe që të dyja (edhe gënjeshtra edhe krimi) të dërgojnë në zjarr.”

    “Gënjeshtra shpie në prishje, kurse prishja shpie në xhehenem. Me të vërtetë njeriu vazhdon të gënjejë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet gënjeshtar." Shënon Buhariu dhe Muslimi.

    Se gënjeshtra është e keqe dhe se është e ndaluar është vërtetuar në Islam, se Allahu i Lartësuar ka dashur që Marrëdhëniet njerëzore të ngrihen mbi Themele të çiltërsisë dhe të Sinqeritetit, në të kundërtën çdo formë tjetër e raportit që mund të ndërtohet mbi Hipokrizi dhe Tradhëti, edhe nëse mund të ekzistojë si e tillë,.... nuk është e ndershme dhe jetëgjatë.


    Rastet në cilat lejohet Gënjeshtra:

    Sipas shënimit të Muslimit, Umu Kulthumi, njëra nga sahabiet e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Muhammedi salallahu alejhi ue selem, ka lejuar në ndonjë rast gënjeshtrën, përveç këtyre tre rasteve: ne Luftë, pajtimin ndërmjet njerëzve të ngatërruar dhe burri ta gënjejë gruan e tij dhe gruaja burrin e saj.”

    Shpjegimi i Hadithit kur është e lejuar Gënjeshtra në këto 3-Raste:

    1. Gjatë luftës, domethënë kur muslimanët janë në luftë, atëherë kanë të drejtë të mos jenë të sinqertë me armiqtë e tyre, pasi me këtë nuk arrihet luftimi i tyre. Është e njohur për ne se kur Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, përgatiste në Medinë ndonjë ekspeditë për të dalë në luftë kundër armikut, ai nisej me paralajmërimin se shkonte drejt perëndimit, por ia mësynte lindjes e kështu me radhë. Por në këtë gënjeshtër të lejuar nuk përfshihet rasti kur vendosim marrëveshje me armikun (nënshkrim i paktit për ndonjë çështje të caktuar si p.sh. armëpushim, etj.) dhe pastaj ta tradhtojmë atë. Kjo në asnjë formë nuk është e lejuar.

    2. Rasti tjetër kur lejohet gënjeshtra është atëherë kur dikush ndërmjetëson mes dy të ngatërruarve dhe mundohet t`i pajtojë ata. Në këtë lloj gënjeshtre kalohet vetëm në rast të domosdoshmërisë dhe aq sa është e nevojshme kjo, sikur t`i thuash njërit prej të ngatërruarve se tjetri ka mendim të mirë për ty, ose flet mirë, ose është i interesuar të pajtohet dhe gjëra të këtilla. Muhammedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Nuk është gënjeshtar ai i cili pajton ndërmjet njerëzve dhe nxit në këtë ose e thotë ndonjë fjalë të mirë.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

    3. Rasti i tretë se kur lejohet Gënjeshtra është ndërmjet bashkëshortëve. Ky është rasti për të cilin do të zgjerohemi më shumë pasi ndodh më shpesh. Çdo Musliman e Muslimane në moshë të rritur e ka të nevojshme ta kuptojë këtë ashtu siç duhet, me qëllim që në Martesë të mos bëjë Mëkat ose Padrejtësi ndaj partnerit tjetër.

    Allahu ju ndihmoftë në Mbajtjen e Hadithit, inshaAllah!
    eSK Mujaheed, Umarah and Qyteti Islam like this.
  2. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,697
    Poenat nga trofej:
    609
    Shumë e bukur kjo Temë...
    Nga eSK Mujaheed dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.

Share This Page