Mirë se erdhe në Shoqerin tonë

Dëshiron ti bashkangjitesh antarëve tjerë? Ndihu i lirë te Regjistrohesh.

Regjistrohu

Meningitis

Temat në forum 'Mjekësi' Filluan nga Bukurmals, 13 Shkurt 2012.

  1. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,890
    Pëlqej të dhënat:
    9,614
    Poenat nga trofej:
    609
    Meningitis
    Ndezje apo Inflamacioni i cipave të Trurit te Palcës kurrizore.​

    9a216de3c99e61b9b0f37dc7d71c30bd.jpg

    Meningjiti është një Sëmundje që shkaktohet nga një lloj Bakteri i veçante (meningoku), i cili prek Shtresat mbrojtëse që veshin Trurin. Kjo Sëmundje shoqërohet me Temperaturë, Vjellje, Dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i Sëmuri edhe mund të vdesë thjeshtë.

    Per diagnosen Meningjitit, Mjeku duhet të bëj Punkcion lumbal:
    me gjilpërë hyn në Shtyllën kurrizore dhe merr pakëz Lëng. Lëngu ekzaminohet nën Mikroskop, për prezencën e Qelbit dhe Baktereve që të shihet a ka aty Bakter dhe të caktohet lloji i Bakterit.


    Shkaktarët

    Infeksionet

    Shkaktues të Ndezjes së cipës së Trurit janë kryesisht Viruset:
    - Entero- dhe Coxsackie-viruset (të familjes Picornaviridae),
    - viruset Epstein-Barr dhe Herpes Simplex Tip 2 (Herpesviridae),
    - LCM, HIV (Retroviridae) etj.


    Bakteret mund të shkaktojnë Meningjitin.


    Tek foshnjat:

    - Entero-bakteret (p.sh Escherichia coli),
    - Grupi B i Streptokokëve,
    - Listeria monocytogenes;

    Tek Fëmijët deri në moshën 6 vjeçare:

    - Hameophilus influenazae,
    - Meningokokët (Neisseria meningitidis),
    - Pneumokokët (Streptococcus pneumoniae) ;


    Tek të rriturit:

    - Meningokokët,
    - Pneumokokët,
    - Kërpudhat dhe
    - Parazitët.


    Bakteret hyjnë në Organizëm kryesisht nëpërmjet të Hapësirës së Gojës, Laringut, Hundës, nëpërmjet të Veshit të mesëm ose Mushkërive, por edhe Frakturat e kafkës mundësojnë kalimin e Baktereve për në cipë të Trurit. Ato ngjiten nëpërmjet pikave në Ajër (p.sh. prej Teshtimës së të Sëmurit) e kështu favorizohet Infektimi me të në Ambiente me shumë Njerëz e të ajrosura keq (si Salla leximi me dritare te mbyllura, në kampe të Refugjatëve etj. etj.)

    Vërtetimi i Shkaktarit është shumë i rëndësishëm, pasi që Meningjiti nga Viruset ka një zhvillim më të butë të Sëmundjes dhe ka shumë rrallë pasoja të mëtutjeshme në krahasim me Meningjitin e shkaktuar nga Bakteret.


    Arsye tjera të Ndezjes

    - Tumoret: Leukemia, Limfomat, Tumoret e Trurit, Metastazat cerebrale

    - Sarkoidoza

    - Drogat : drogat e forta apo të lehta si kokaina, marihuana etj

    - Methotrexate (Amethopterin)

    - Helmimi me plumb (Pb)


    Terapia

    Pasojat dhe komplikimet

    Meningjiti i shkaktuar nga Bakteret nëse nuk shërohet me Terapi mund të dërgoj edhe deri në Vdekje, mirëpo edhe nën Terapi vdekshmëria është 5 % deri 30 %. Një ndër komplikimet është Sindroma Waterhouse-Friderichsen. Pasojat më të rënda të Meningjitit bakterial janë të Metat mendore dhe Vdekja.


    Falenderimt i takojn All-llahut xheleshanuhu
    Pergatitur nga Bukurmals
    Tewhid_5, Umarah and Qyteti Islam like this.
  2. Qyteti Islam

    Qyteti Islam

    i bashkuar:
    6 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,574
    Pëlqej të dhënat:
    7,792
    Poenat nga trofej:
    609
    Allahu te shperbleft me te mira per postimet, shume interesante ishte kjo ..
    Bukurmals, Tewhid_5 and Umarah like this.
  3. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,890
    Pëlqej të dhënat:
    9,614
    Poenat nga trofej:
    609
    Gjithashtu All-llahu te shperblefte me te mira ... inshaAll-llah!

    Esselamu alejkum
    Nga Qyteti Islam dhe Umarah më pëlqej kjo.

Share This Page