Mirmbajtja e trupit dhe higjiena e femres!

Temat në forum 'Info shkencore' Filluan nga Afërdita, 24 Мај 2012.

  1. Afërdita

    Afërdita Fitore ose shehidllek

    i bashkuar:
    25 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,641
    Pëlqej të dhënat:
    7,655
    Poenat nga trofej:
    609
    Mirmbajtja e trupit dhe higjiena e femres!

    Ja disa maska per fytyre qe mundemi mi pregadit edhe vet ne shtepi tona pa pas nevoj me shku ne sallonet e bukurise .


    Maska per fytyre te yndyrshme!

    1 te bardhte e vese
    1 luge te gjelles lenge te karrotave
    2 luge miell
    I perzien mire te gjitha keto, dhe masen e fituar e shperndane ne fytyre... e len te qendroje 20 minuta,pastaj fytyren e shperlane me uje te nxehte.


    Maska nga vezet (per lekure me te bute)

    1 te bardhte e vese
    2 luge miell
    1 luge mialte
    Se pari perzihet te bardhte e vese e pastaj i shtohet mialti e mepastaj edhe mielli. Maska e fituar shperndahet neper fytyre dhe e len te qendroje derisa te teret. Pastaj fytyra shperlahet me uje te nxehte.


    Maska me Mjalte


    Mund ta lyeni fytyren me mjalte pasi ta keni pastruar ate mire. Pas 20 minutash mund ta shperlani fetyren me uje te vaket.
    Mjalti ndihmon per ta stabilizuar hidratimin e qelizave.




    Per te sheshuar rrudhat



    1 te verdhte e vese
    1luge kos
    1 luge mialte
    Perzihen te gjitha keto bashk deri sa te fitohet nje krem te bute. Shperndajeni neper fytyre dhe ne qafe dhe lereni te veproje 15 minuta,,, e mepastaj shperlajeni fetyren me uje te vaket.


    Maska me Portokall dhe Mialte



    Eshte ideale per te krijuar nje efekt energjidhenes ne lekure. Kjo maske pergaditet shume shpejt.


    Lyhet fytyra me 3 luge mialte (duke evituar zonat rreth syve) dhe pastaj shperndaje mbi te lekuren e portokallit (kjo e grire imet). Lereni te qendroje 10 minuta dhe shperlajeni fytyren me uje te vaket.


    Maske me banane (per lekure te yndyrshme)

    1 banane e pjekur dhe e shtypur
    1 luge kafeje kos natyral
    1 luge kafeje leng limoni


    Pasi te jene perzier te gjitha keto, e lyejme fytyren dhe e leme te qendroje 20 minuta.



    Si te bejme banje freskuese dhe aromatike per shputat e kembeve...





    Perzieni nje luge leng limoni,,,2 luge vaj ulliri dhe 1/4 e luges se vogel qumesht,,, dhe ne fund mund te qitni ndonje parfum ne kete perzimje apo edhe petale lulesh si p.sh. trendafilit. Me kete perzierje i ferkoni shputat e kembeve.
    Pas nje masazhi te shkurter,lajini ato me ndonje sapun te bute dhe fshijini ngadale. Keshtu do te kni shputa te fresketa dhe me arome te mire.
    Vetem pas disa diteve pas perseritjes se nje rituali te tille do te keni lekure shume te lemuar te shputave...

    Ripertritja e lekures se trupit!


    Per te bere nje trajtim regjenerues te lekures se trupit,,,duhet pak vaj ullirit dhe kripe e ashper me ngjyre pak te erret (si per turrshi).
    Pasi ta lyejme trupin me vaj dhe me sasi te konsiderueshme kripe,masazhojme me force pjeset qe deshirojme,,,veqanarisht zonat e deformuara.
    Vaji i ullirit dhe Kripa jane organike dhe te pademshme per lekuren. Deportojne ne thellesi te lekures dhe realizojne heqjen e qelizave te vdekura.
    Ky proces rrite metabolizmin e lekures dhe e stimulon ate te prodhoje qeliza te reja.
    Gjithashtu eshte efikas per celulitin!

    Sipas llojit të lëkurës dhe problemit që keni, zgjidhni maskën e duhur, e cila do t'ju dhurojë, pikërisht atë që keni nevojë, me qëllim që fytyra juaj të shkëlqejë përsëri, plot shëndet dhe freski

    Fytyra duhet të pastrohet me kujdes dy herë në ditë: në mëngjes dhe në darkë. Dhe për çdo herë nuk duhet të mungojë kremi i ditës apo i natës. Ky është rregulli që parashtrojnë estetistët, të cilët për maskat e fytyrës japin këshilla të posaçme.
    E gjithë procedura e përdorimit të maskës bazohet në tre elemente: dëshirë, durim dhe kohë në dispozicion. Ndaj kur të vendosni të përdorni maskën që i kombinon llojit të lëkurës suaj, zgjidhni një ditë të lirë, pa shumë detyrime, me qëllim që të ndiqni me kujdes të gjithë procedurën. Por edhe nëse koha është shumë e kufizuar për ju, vendosni maskë qoftë edhe një herë në javë.

    Zgjidhni maskën që iu kombinon


    Për të zgjedhur maskën e përshtatshme, d.m.th. atë që i përgjigjet me saktësi nevojave të lëkurës suaj, mendoni se çfarë kërkoni në atë moment: hidratim, shkëlqim, ushqim, tendosje, ajrosje etj. Ka shumë mundësi që të keni nevojë edhe për dy apo më shumë maska, nëse lëkura juaj është e përzier ose paraqet nevojat të ndryshme në zona të ndryshme, si psh. e yndyrshme në ballë, hundë dhe mjekër dhe e thatë në pjesën tjetër të fytyrës. Gjithashtu, madhësia e problemit përcakton se sa herë duhet të përdorni maskë.
    Zakonisht, mjafton një herë në javë, por nëse psh. lëkura juaj është shumë e thatë, atëherë do të keni nevojë për më shumë herë. Mos harroni gjithashtu, se nevojat e lëkurës varen edhe nga stina, niveli i hormoneve dhe gjendja psikologjike.

    NEVOJAT TUAJA

    Nëse keni lëkurë të thatë



    Maskat më të përshtatshme janë ato hidratante. Përpiquni që lëkura juaj të jetë e lagësht me qëllim që maska të aktivizohet lehtë dhe shumë shpejt. Vendosni në të gjithë fytyrën (përveç syve dhe buzëve) një shtresë të trashë. E lini të veprojë për sa kohë që këshillojnë përgatitësit e saj. Mos e shpërlani, por me një pambuk hiqni me kujdes atë pjesë që lëkura nuk arriti ta thithte. Nëse dëshironi të trefishoni rezultatin, përdorni, menjëherë më pas, një krem ushqyes.


    Maskat më ideale për këto raste janë pastrueset. I përdorni ato rregullisht dhe mos harroni të bëni piling me një produkt të butë, gati 2 herë në javë. Shmangiuni zonës së ndjeshme të syve dhe mos e lini maskën që të veprojë më pak ose më shumë se sa rekomandojnë përgatitësit e saj. Nëse e hiqni më shpejt se ç'duhet, nuk do të jetë thithur dhe poret nuk do të jenë pastruar deri në thellësi, ndërkaq është e padobishme që ta mbani më shumë orë pasi nuk do të keni rezultat më të mirë.

    Nëse keni lëkurë të ndjeshme

    Një pastrim i thjeshtë me ujë të destiluar, përpara se të vendosni maskën, forcon veprimin kurues. Pastroni lëkurën me pambuk ose shami letre, pa e fërkuar fort. Vendosni maskën dhe shtrihuni në kanape, duke u qetësuar për sa kohë që ajo vepron.
    I mbuloni sytë me pambuk të lyer me kamomil dhe shijoheni këtë moment shlodhësh që nuk shkon më shumë se 10 minuta.

    Nëse lëkura juaj është e lodhur

    Pavarësisht nga lloji i saj, ka momente që lëkura duket e lodhur, pa shkëlqim sikur të mos ketë jetë në të. Në këto raste një maske rigjeneruese do të ndihmonte që të vinte në vete dhe të fitonte shkëlqimin e mëparshëm, sikurse edhe do të luftonte rrudhat dhe do të tendoste lëkurën.

    NJË MASKË PËR ÇDO RAST

    Hidratantet

    Janë të pështatshme për lëkurat e thata dhe shumë të thata, të cilat ose paraqesin mungesë lagështie të përhereshme ose vuajnë herë pas here nga thatësia. Të pasura me aloe vera, proteina qumështore, banane, mjaltë dhe vitaminë E, maskat hidratante ushqejnë lëkurën e uritur me lagështirë, duke lehtësuar funksionin e qelizave dhe frymëmarrjen e lëkurës.

    Kurueset
    Përmbajnë kamomil dhe përbërje të tjera që "qetësojnë" lëkurën e irrituar, duke ndihmuar në funksionimin më të mirë të lëkurës. Gjithashtu, përdoren edhe për lëkura me puçrra.

    Tendosëset
    Janë të mira për lëkura më të pjekura, që kanë filluar të paraqesin shenja rënieje. Ato ndihmojnë në tendosjen e lëkurës dhe zhdukjen e gjurmëve të viteve mbi fytyrë (në shumicën e rasteve vetëm përkohësisht).

    Për pastrim në thellësi
    Këto maska përdoren për lëkurat e yndyrshme (zakonisht për moshat e reja). Arrijnë të pastrojnë poret si dhe të pengojnë shfaqjen e puçrrave dhe shenjave të zeza. Zakonisht, maskat e pastrimit janë të pasura me vitamina, por përmbajnë edhe argjil (me ngjyrën e zakonshme të gjelbërt).

    Për shkëlqim dhe rigjenerim
    Këto maska kanë në përbërje vitaminë C dhe duke bërë një pastrim të lehtë të lëkurës, arrijnë tëë largojnë qelizat e vdekura dhe i japin asaj shkëlqimin e nevojshëm. Mund t'i përdorni pak para se të vendosni makiazhin.

    Maskat-ekspres

    Veprojnë në kohë rekord (vetëm 5 minuta) dhe i japin lëkurës freski e shkëlqim. Por ato janë të rezultatshme kryesisht në fytyra që nuk paraqesin probleme.

    SI VENDOSET MASKA?
    • Pak para se të vendosni çfarëdolloj maske, duhet ta pastroni lëkurën me shumë kujdes (në fytyrë dhe qafë).
    • Vendosni një shtresë të trashë në fytyrë e qafë dhe zbatoni me saktësi udhëzimet që japin përgatitësit. Ndonëse, maskat-ekspres kërkojnë pak kohë (vetëm 5 minuta), shumica e maskave të tjera duhet të qëndrojnë mbi lëkurë më shumë se 10 minuta.
    • Në asnjë rast maska nuk duhet përhapur në zonën e syve dhe në buzë, përveç se në rastet kur produkti këshillohet edhe për këto zona.
    • Maska hiqet nga lëkura, duke përdorur pambuk dhe më pas ujë të bollshëm. Zakonisht menjëherë më pas përdoret krem i posaçëm.

    • Përdorni maska që kombinojnë me llojin e lëkurës suaj.
    • Shmangiuni maskave me fruta, nëse keni lëkurë të ndjeshme.
    • Preferoni ta vendosni maskën menjëherë sapo keni bërë një banjo të ngrohtë, kur poret janë ende të hapura dhe i japin mundësi maskës të veprojë më mirë.
    • Mos preferoni maska që paralelisht pastrojnë në thellësi, nëse keni puçrra.
    • Mos harroni se maskat janë të nevojshme, por ato nuk mund të zëvendësojnë përdorimin e produkteve të tjera kozmetike për fytyrën





    Perpara se te pergatisni maska ne kushte shtepie, percaktoni llojin e lekures se fytyres.

    Per lekure te thate (e rrjedhimisht shfaqje rrudhash):

    Perzieni nje te verdhe veze me nje luge kos dhe nje luge mjalt derisa te krijoni nje perberje te bute. Shperndajeni neper fytyre dhe lijeni te veproje per afro 10-15 min para se ta shplani fytyren me uje te vaket.

    Per lekure te yndyrshme:

    Perzieni nje banane te shtypur me nje luge kos dhe pak leng limoni. Shperndajeni neper fytyre dhe lijeni te veproje per 10-15 min para se ta shplani fytyren me uje te vaket.



    Maskë ushqyese për fytyrën

    Këshillohet të vendoset vetëm një herë në muaj.

    Përbërësit;

    3 lugë kafeje bajame pluhur
    1 lugë kafeje vaj bajamesh
    1 lugë kafeje pana

    Si përgatitet:

    Përzihen përbërësit në një enë derisa të përftohet një masa homogjene

    Si përdoret

    Vendoset me kujdes në fytyrë, duke shmangur kontaktin me pjesën e syve. E lë të veprojë për 15-20 minuta. Më pas shpëlahet me ujë të ngrohtë.


    Lekura e yndyrshme!


    Pas cdo larje cilado nga lekurat qofte ajo e thate apo e yndyrshme thahet dhe mbetet pa mbrojtje. Kremat hidratante mbrojne lekuren,,,e mbajne te bute dhe gjithashtu me te shkelqyeshme.
    Gjithashtu mund te perdoren edhe maska per fytyre te yndyrshme.

    Ja edhe nje lloj maske per lekure te yndyrshme:


    1 te bardhte e vese
    1 luge leng limoni
    2 luge miell

    Te perzihen te gjitha keto mire,,, te vihen ne fytyre ... Pasi te jet thare maska ne fytyre te shperlahet me uje te nxehte.




    Maska per fytyre normale!


    Kjo maske ushqyese ndikon ne vitalitetin e tenit dhe lufton me sukses rrudhat e paraqitura ne fytyre.

    Nevoiten:

    3 luge te gjelles pavllak
    1 te kuqte e vese
    shkuma e forte e nje te bardhte te vese
    dhe leng nga gjysma e nje limonit.

    Preferohet qe te gjitha keto te perzihen me maje te gishterinjeve,e mepastaj maska te shperndahet ne fytyre dhe qafe.
    Lihet te veproje per 30 minuta, e pastaj te shperlahet nje her me uje te vaket e mepastaj te ftohet.



    Banjo me aromat e preferuara!

    Zgjidhni erezat qe juve ju pelqejne me se shumtit(mente,borzilok,jasemin,levando,vanilje etj)...
    Me pas keto i qitni te zhyten ne nje tas te madhe me uje te vale per rreth 15 minutash. Kullojeni ujin ne tas dhe e derdhni ne ujin ku me pare e keni mbushur vasken,,,shijoni aromat e juaja te preferuara per rreth 20 minutash.Ose nese doni mund ti fusni erzat ne qeska te vogla pelhure te holle dhe ti hidhni ato direkt ne ujin e vaskes.

    Banjo me kamomil!

    Mund te veprohet si me larte,,, te mirren lulet e kamomiles te zhyten ne nje tas ...pra e njejta procedure!!!
    Eshte qetesues mjafte i mire.Preferohet te perdoret per lekura te thata dhe te ndieshme. Gjithashtu ndihmon gjumin.


    Banjo me livando!

    Ka parfum te fresket dhe shquhet si stimuluese dhe tonike per trupin. Gjithashtu ka aftesi qetesuese ne raste dhimbje apo stresi.


    Banjo me mente!

    Bime aromatike qe eshte stimuluese per mendjen dhe qetesuese per trupin nga stresi i dites.Mund te perzihet me Rozmarine per banjot aromatike forcuese. I pershtatet me teper lekurave te thata.


    Banjo me rozmarine!

    Stimuluese dhe tonike per trupin.Preferohet ne raste lodhjeje dhe stresi fizik.Duke u perzier me ekualipsin ,,,banjo me rozmarine kthehet ne masken ideale per lekurat e yndyrshme!

    Maskë përkëdhelëse

    Përzieni dy lugë nga lëvozhga e grimcuar e limonit, dy lugë mielli të misrit, gjashtë lugë bajame të grimcuara dhe dy deri tri lugë ujë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe bëni masazh të butë me lëvizje rrethore për disa minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni me peshqir të butë dhe në fund vendosni krem hidratues.



    Maskë nga dredhëzat

    Përzieni disa dredhëza dhe vendosini në fytyrë. Pas 10 minutash largojeni maskën. Fytyrën lajeni, në fillim me ujë të nxehtë, pastaj me ujë të ftohtë dhe lyejeni me vaj nga bajamja ose me vaj ulliri. Kjo maskë rekomandohet vetëm për ata të cilët nuk janë alergjik në dredhëza.


    Keshilla


    Aknet do të zhduken menjëherë nga fytyra, nëse i lyeni disa herë brenda ditës me një pambuk të lagur në lëngun e limonit. Të njëjtën gjë përsëriteni disa herë brenda ditës, derisa aknia të tërhiqet.


    Këshillat më të mira për depilim

    Brisku i rrojës apo kremi për depilim? Dyllë i ftohtë apo i ngrohtë? Në shtëpi apo një sallon bukurie? Ne ju japin këshilla të mira për çdo shqetësim në lidhje me largimin e qimeve të padëshiruara.
    Përgatiti: Afrora Fusha

    Më së miri

    Depilimi me dyllë. Depilimi me dyllë është metoda më e dhembje që i largon qimet. Pa marrë parasysh a është i nxehtë apo i ftohtë dylli, vihet në lëkurë dhe largohet me një lëvizje në anën e kundërt të rritjes së qimeve duke i hequr me rrënjë. Për të qenë depilimi i suksesshëm duhet që qimet të rritën 3-5milimetra, por pasi që të largohen është e sigurt se nuk do të lajmërohen në sipërfaqen e lëkurës 3-javët e ardhshme.
    Për depilim në shtëpi janë shumë praktike shiritat speciale ngjitëse që mund t’i vendosim në të gjitha pjesët e trupit.

    Më të ndjeshme

    Kremrat për depilim. Janë më të mirat dhe më të lehta për t’i larguar qimet në mënyrë efektive. Kjo metodë nuk është agresive. Këto kremra depërtojnë në lëkurë nëpërmes poreve dhe eliminojnë qimet në rrënjë. E mjaftueshme është që ta vëni kremin në cilëndo pjesë që doni, e lëni pak minuta, pastaj e pastroni dhe do të shihni se qimet kanë rënë vetë. Para se të përdorni kremin, bëni një test në lëkurë ngase te disa raste ky krem mund të ketë reaksion alergjikë. Pas përdorimit të kremit për depilim, qimet do të dalin pas 7-10 ditëve.

    Më praktikët.

    Depilatorët elektrik. Largojnë qimet nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar deri në 4-javë. Femrat me lëkurë të ndjeshme, në fillim mund të ndjejnë dhimbje, porse lëkura shpejt adaptohet ndaj kësaj ndjenjë jo aq të këndshme. Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe të irrituar, zgjidhni njërin nga aparatet me sistem masazhi që zvogëlon dhimbjet dhe që e bënë depilimin më të pranueshëm. Kjo metodë depilimi ka përparësi ngase këto aparate mundë të largojnë edhe qimet prej gjysmë milimetri, para se të vërehen dukshëm në lëkurë. Por, edhe nëse rritën, qimet nuk janë të forta, janë më të holla dhe të buta në prekje.

    Më së shpejti.

    Rroja. Rroja është metoda më e shpejtë dhe më e lehta për t’i larguar qimet. Duke iu falënderuar zgjedhjes, makinave të ndryshme të dizajnuara e të përshtatshme për trup, rreziku nga prerja është shumë i vogël . E mjaftueshme është që vetëm ta lagni lëkurën, vendosni gelin, apo shkumën për rrojë dhe tërhiqni makinën e rrojës në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve. E meta e kësaj metode është se qimet rritën pas 3-dite dhe kur prekën me dorë janë të ashpra.

    Më të sigurtat

    Makinat e rrojës. Për shkak të përdorimit të lehtë, pa rrezik nga lëndimi,e makinat e rrojës janë bërë shumë të popullarizuara për femrat. Këto aparate largojnë qimet nga çdo pjesë të trupit edhe nga ato më të ndjeshmet. Para se ta përdorni, nuk ju duhet as geli, as shkuma, kështu që nuk ju merr shumë kohë për t’i larguar qimet. Ndërsa aparatet rezistuese në ujë mund t’i përdorni edhe nën dush. Efekti i lëkurës së butë zgjatë sikur me aparate të zakonshme.

    Afatgjate

    Epilimi laserik. Është metoda më efikase dhe më moderne që e praktikojnë kryesisht mjekët në ambulancat e tyre. Përmes kësaj metode efikase largohen qimet e errëta, është e parrezikshme dhe shërben si terapi për qime të rritura dhe aknet. Me laser trajtohen të gjitha pjesët e trupit më përjashtim të rrathëve të syve, ndërsa për qimet e zbardhura dhe të shndritshme më e mirë është elektroliza.

    Elektroliza është një metodë që dhembë ngase me një rrymë elektrike të dobët digjen një nga një qimet me ndihmën e gjilpërës së hollë, e cila është e lidhur me aparatin me frekuencë të lartë. Kjo metodë ka çmim më të lartë dhe kryhet vetëm në disa pjesë të vogla, rreth buzëve, zylyfeve dhe në disa pjesë intime.
    Se sa herë duhet përsëritur procedurën dhe sa do të zgjasë, varet nga trajtimi dhe është çështje individuale se pas sa kohe sërish mund t’ju paraqiten.


    Duar te buta!

    Duart flasin për ne shumë më tepër se ç’ mendojmë. A e keni ditur se duart tuaja tregojnë përparësitë dhe të metat tuaja?
    Duart janë vazhdimisht në përdorim, ato japin mesazhe, me to punohet dhe ato durojnë ngarkesa të përditshme. Prandaj, këto janë disa nga arsyet e shumta pse duhet të keni kujdes të veçantë për duart tuaja.

    Filloni me krem

    Lëkura e duarve është shumë e hollë, ajo përmban numër më të vogël të gjëndrave dhjamore dhe çdo ditë i ekspozohet ndryshimeve të temperaturave etj... A e keni ditur se larja e duarve përveç se largon papastërtinë, largon edhe yndyrën mbrojtëse? Për këtë arsye është me rëndësi që duarve t’u ofrojmë kujdesin e duhur me anë të kremit përkatës, i cili është i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitaminë E.

    Mos hezitoni që t’i lyeni duart me kremin mbrojtës dhe ushqyes, çdo ditë pas larjes së tyre. Kjo nuk do t’ju merr shumë kohë dhe me kalimin e viteve do ta falënderoni veten për kujdesin që ua keni kushtuar.

    Duart e plasaritura dhe të thata kanë nevojë për kujdes shtesë. Para gjumit lyeni ato me krem për lëkurë të thatë me shtresë të trashë. Gjatë natës duart do të përfitojnë më shumë nga kremi, pasi që derisa ne flemë, lëkura rigjenerohet. Për duart e thata dhe të dëmtuara ilaç i mirë janë edhe maskat ushqyese dhe serumet.


    Fitnes për duar

    Ekspertët kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë në mes duarve dhe trurit. Për këtë arsye artistët dhe muzikantët i ushtrojnë çdo ditë gishtat e tyre. Nuk është keq që së paku njëherë në javë të ushtrohen duart. Për ta realizuar këtë, më së miri do t’ju shërbejnë dy toptha. Rrotulloni ato ndërmjet shuplakave dhe nganjëherë ndërrojeni kahun e lëvizjes.

    Këshillë: Më të mirë janë topthat e gomës që përmbajnë bulbe ovale, të cilat njëkohësisht masazhojnë shuplakat tuaja dhe reagojnë si masazh refleksiv në trupin tuaj.


    Larja me parafinë

    Një mënyrë shumë e thjeshtë, por shumë e efektshme është larja e duarve me parafinë. Në këtë mënyrë do t’u ofroni kujdes dhe mbrojtje të plotë duarve tuaja të lodhura dhe të plasaritura. Gjatë larjes me parafinë të ngrohtë hapen poret dhe lëkura i thith substancat aktive rigjeneruese dhe ushqyese nga parafina, duke nxitur kështu qarkullimin me të mirë të gjakut. Gjatë trajtimit me parafinë, aroma e mirë relakson gjithë trupin. Trajtimi nuk kërkon shumë kohë dhe përgatitje, zgjat vetëm njëzet minuta, ndërsa në të njëjtën mënyrë mund të përkujdeseni edhe për shputat.

    Për larjen me parafinë nuk keni nevojë të vizitoni ndonjë sallon të veçantë kozmetik, por ky trajtim ofrohet edhe në sallonet më të thjeshta, madje edhe në ato ku i rregulloni flokët. Prandaj duke i zbukuruar flokët mund të kënaqeni edhe në kujdesin e këndshëm të duarve. Larja me parafinë mund të jetë trajtim përfundimtar i një trajtimi tjetër, ose si trajtim i veçantë.

    Është shumë thjeshtë: Duart zhytni në parafinë të nxehur. Pastaj në duar vendosen dorëza të mëndafshta ku parafina dalëngadalë ftohet brenda 15 minutash. Derisa parafina ftohet, nga ajo lirohen substanca aktive të cilat veprojnë në mënyrë terapeutike. Përveç efektit regjenerues, larja me parafinë në mënyrë të jashtëzakonshme nxit qarkullimin sipërfaqësor të gjakut. Pas trajtimit, lëkura e duarve është e rrafshët, e butë dhe bukur e rinuar.

    Shpesh ndodh që mjekët rekomandojnë larjen me parafinë të shputave si terapi për diabetikët, me ç’rast trajtimet e rregullta me parafinë pengojnë vdekjen e indeve në këmbë.


    DUART DHE BURIM I ENERGJISË

    Zbulojeni fuqinë e cila qëndron në duar: me anë të tyre mund të çliroheni nga energjia, madje edhe mund t’i mjekoni të tjerët...

    Ushtrimet për fuqi

    Në bazë të besimeve aziatike, pozitat e ndryshme të duarve mund ta nxisin qarkullimin më të mirë të gjakut dhe t’ju ndihmojnë kundër lodhjes. Vendosni duart (pa ngarkesë) prapa kokës. Gishtat e vegjël kapni me njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët shtrini. Pas ta bëni këtë, merrni frymë thellë pesë herë dhe nxirreni ajrin. Ndërroni gishtat, këtë herë kapni me njëri-tjetrin gishtat e mëdhenj dhe përsëriteni të njëjtën gjë. Pastaj çohuni në gishtat e këmbëve dhe zgjateni krejt trupin, nga koka deri te thembrat. Ushtrimin mund ta përsëritni kur të doni.

    Si mjekojnë duart

    Nëse i fërkojmë duart, atëherë do të krijohet energji e nxehtësisë. Biofizikantët janë të bindur se nga ky fërkim formohet edhe energji elektromagnetike. Është pikërisht kjo energji të cilën e shfrytëzojnë personat që pretendojnë se kanë bioenergji. Me anë të energjisë në duar, personat me bioenergji, ua mbulojnë veshët pacientëve të tyre dhe në këtë mënyrë ua forcojnë shëndetin. ( Tewhid_5)

Share This Page