Mirë se erdhe në Shoqerin tonë

Dëshiron ti bashkangjitesh antarëve tjerë? Ndihu i lirë te Regjistrohesh.

Regjistrohu

Ndotja E Ajrit

Temat në forum 'Gjeografi' Filluan nga Bukurmals, 6 Janar 2012.

  1. Ndotja e ajrit


    Ndotja e ajrit është ndryshimi që pëson ajri nga përbërje të tjera kimike, që zakonisht sjell dëme në mjedis. Një nga shembujt e ndotjes së ajrit është dhe Vrima e Ozonit e cila është shkaktuar nga prania e klorit (Cl) në atmosferë.

    Cl + O3 → ClO + O2

    O3 + energjia e rrezeve ultraviolet → O2 + O

    ClO + O → Cl + O2

    Kështu formohet një tjetër molekulë e lire klori, që dëmton një tjetër molekulë ozoni (O3), deri sa klori (Cl) të largohet nga shtresa. Një molekulë e vetme klori (Cl) shkatërron afërsisht 100.000 molekula ozoni (O3).

    [​IMG]
    Vrima e ozonit​



    Ndotësit

    Oksidet e squfurit (SOx) - veçanërisht dioksidi i squfurit, një përbërje kimike që prodhohet nga vullkanet, industri të ndryshme dhe nga djegia e lëndëve djegëse si nafta dhe qymyri. SO2 është gaz që merr pjesë në formimin e shiut acid.

    Oksidet e azotit (NOx) - veçanërisht dioksidi i azotit, prodhohet nga industria. NO2 është toksik dhe merr pjesë në formimin e shiut acid.

    Monoksidi i karbonit (CO) - është një gaz pa ngjyrë, pa erë, jo-irritues, por shumë helmues. Prodhohet nga djegia jo e plotë e gazit natyror, drurit ose qymyrit.

    Dioksidi i karbonit (CO2) - shkaktari më i madh i efektit serë, gjendet në atmosferë, nxirret nga djegia dhe është jetësor për shumë organizma.

    Metalet toksikë, si plumbi (Pb), Bakri (Cu) dhe kadmiumi (Cd).

    Klorofluorokarbon-ët (CFC-të) - të dëmshme për shtresën e ozonit, i prodhuar nga produkte që sot janë të ndaluara, si aerosolët.




    Statistikat dhe rreziqet


    Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike. 310.000 Evropianë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në ShBA deklaron se nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga vetë ajo në karburantet e makinave do të ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000 infrakte më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë ma astmë, 8.900 shtrime në spital për problem me frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës çdo vit.


    Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë :

    Kanceri
    Sëmundje zemre
    Sëmundje mushkërie
    Astma
    Pneumonia dhe komplikacionet e saj
    Bronkiti
    Alergji të lidhura me frymëmarrjen
    Dhimbje koke dhe migrenë etj...



    ...
    Nga Bona dhe Umarah më pëlqej kjo.

Share This Page