Sëmundjet E Gjakut

Temat në forum 'Mjekësi' Filluan nga Bukurmals, 7 Gusht 2011.

  1. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,940
    Pëlqej të dhënat:
    9,698
    Poenat nga trofej:
    609
    SËMUNDJET E GJAKUT
    Sëmundjet e Gjakut janë:
    1. Anemia
    2. Leukemia
    3. Hemofilia
    4. Tromboza
    1. ANEMIA
    Mungesa e Hekurit është shkaku më i shpeshtë i Anemisë. Anemia është Sëmundja më e theksuar e Gjakut, që lidhet drejtpërdrejtë me Rruazat e kuqe të Gjakut.

    [​IMG]

    Anemia është mikrocitike, ku vëllimi mesatar i Qelizave të Gjakut është nën 80. Gjaku përbën rreth 8 % të masës trupore, është pjesë e pazëvendësueshme e Organizmit, sepse bart Oksigjenin dhe Materiet ushqyese deri te të gjitha Indet dhe largon prodhimet e metabolizmit.

    Bartësi i Oksigjenit është Hemoglobina, e cila gjendet në Rruzat e kuqe të Gjakut - Eritrocitet. Për ndërtimin e Hemoglobinës është e nevojshme një sasi e Hekurit.

    Në Njeriun e shëndoshë gjendet prej 4 deri 5 litra Gjak.


    [​IMG]

    Në një Milimetër kub tek Meshkujt gjenden rreth 5 milionë Rruza të kuqe të Gjakut (eritrocite), kurse tek Femrat rreth 4.5 milionë. Detyra kryesore e Rruzave të kuqe është me ndihmën e Hemoglobinës në vete të lidhë Oksigjenin dhe Dioksid Karbonin. Oksigjeni bartet në tër Trupin dhe në kthim deri te Mushkëritë kthen Dioksid Karbonin, i cili lirohet pastaj me Frymëmarje.

    Deri te Pagjakësia vjen shpesh edhe pas Gjakderdhjeve të mëdha dhe të forta, mirëpo çregullime mund të vijnë edhe shkallë shkallë, nga Gjakderdhja e pavërejtur e brendshme, nga Ushqimi i dobët dhe jo imirë.

    SIMPTOMET

    Të Sëmurët janë të zverdhur, ndjehen të lodhur dhe shpesh nuk kanë vullnet për punë. Shpesh kanë Dhembje Koke, Zemra i rrah më fortë kur ecin, nuk kanë Apetit dhe ankohen për dhimbje në Lukth dhe në Jashtqitje.

    USHQIMET

    1. Anemikët duhet të konsumojnë Fruta më vitaminë C

    2. Anemikët duhet të konsumojnë Spinaq dhe barëra jeshile

    3. Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar Aneminë.

    4. Anemia shkaktohet si pasojë e një Ushqimi të keq

    5. Anemikët duhet të pinë 150 gram Lëng karotash në Ditë

    6. Çajin, Kakaon dhe Kafen duhet t’i marrin tri orë përpara Ushqimit, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

    7. Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para Buke.

    8. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh Domatja

    9. Të Sëmurët duhet të marrin gjithashtu çdo ditë 10 - 15 Fruta të Mandarinës për një kohë prej 20 - 25 Ditë.

    Gjithsesi të këshillohen me Mjekun për Mjekim të shpejtë.



    Përgatiti: Bukurmals
    Nga Umarah dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  2. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,940
    Pëlqej të dhënat:
    9,698
    Poenat nga trofej:
    609
    2. LEUKEMIA –Kanceri i Gjakut
    ***Për Kancerin e Gjakut kemi shkru ne fillim, si një nga Sëmundjet më të rrezikshme dhe me të përhapura.
    [​IMG]
    Nga Umarah dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  3. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,940
    Pëlqej të dhënat:
    9,698
    Poenat nga trofej:
    609
    SËMUNDJET E GJAKUT
    3. HEMOFILIA
    Hemofilia është një Sëmundje gjaku, e trashëgueshme nga prindërit gjenetikë, e pashërueshme, të cilën e trashëgojnë kryesisht Meshkujt. Për ata që vuajnë prej saj, edhe një Prerje apo Gërvishje e lehtë në Lëkurë kthehet në Hemoragji. Hemofilia është një Sëmundje, nga e cila preken Miliona vetë. Njerëzit me këtë Sëmundje kanë Mungesa të Proteinave bazë që nevojiten për Mpiksjen e Gjakut dhe ndaljen e Hemoragjive gjatë Plagosjeve ose Prerjeve të Lëkurës.

    [​IMG]

    Përveç dhimbjeve të forta, Hemofilia mund të shkaktojë edhe vdekjen nëse nuk trajtohet si duhet. Flitet se është gjetur Ilaqi I saj, edhe pse kohë të gjatë ska patur. Dhimbjet e Hemofilis janë të tmerrshme.

    Përgatiti: Bukurmals
    Nga Umarah dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  4. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,940
    Pëlqej të dhënat:
    9,698
    Poenat nga trofej:
    609
    4. TROMBOZA


    Definicioni: Trombozat janë Thërmija të mpiksura (Thrombus) ne Enët e Gjakut. Ato më së shumti formohen ne Venat e Këmbëve. Thërmijat e mpiksura ne Gjak qëndrojnë ne Pjesën sipërfaqësore të Venave, e më së shumti ne Ndezjet e Venave (Thromophlebitis). Kjo Thërmijë mund edhe në Muret e Venave të parqitet, ku pastaj me Gjak do të notojë dhe kjo quhet Emboli.

    Emboli në Medizin kuptohet Mbyllja pjesërishme apo e plotë e Enës së Gjakut, e cila pastaj me Gjak noton. Thërmijat nga Venat e Këmbëve notojnë për në Enët e Mushkërive dhe aty mund të formojnë Embolinë e Mushkërive. Mbyllja e Enës së madhe të Mushkërive drejton pastaj ne Vdekje.

    a. Venat me Qyrkullim normal të Gjakut

    b. Tromboza e sapoformuar, Qarkullimi i Gjakut është kufizu

    c. Mbyllja e Venave përmes Trombozës.

    SYMPTOMET

    Trombozat zhvillohen shpesh pa i vërejtur: Shenjat tipike të Ndezjeve (infektimeve) janë:

    1. Skuqje

    2. Nxehtësi e tepruar

    3. Ajëtje dhe

    4. Dhimbje.

    Trombozat e ngulitura thellë në Këmbë (Phlebothromboze) paraqiten me Ndjenja të vështira ne Këmbë, Mbledhje ujore ne Këmbë, Lëkurë të ngjyrosur në të kaltër dhe Dhimbje.

    FAKTORËT

    1. Ngadalësimi i Qarkullimit të Gjakut përgjat qëndrimit të gjatë ne Shtrat (psh. pas një Operacioni apo pas një Sëmundje të rëndë, ku me Javë rrin shtrirë).

    2. Mungesa e Lëvizjes së mjaftueshme përgjithësisht (ku Lëvizja nuk mirret shpesh me rëndësi).

    3. Variqet (Fije të holla Venash mbi sipërfaqe të Këmbëve).

    4. Udhëtim i gjatë me Orë, ku mundësitë e Lëvizjes janë shumë të vogla.


    PARANDALIMI I TROMBOZËS, MJEKIMI

    Trombozat gjunjëzohen me Fashim të Këmbëve me Alkool. Tek Tromboza kohëshkurtë, Medikamentet e pengojnë Formimin e saj. Këmbët duhet lidhur me Fasha apo çorapët e Venëve duhet përdorur, kjo I takon Mjekimit.


    [​IMG]
    1. Veni

    2. Rruzë vërtebrore /sjellje rrotull

    3. Klapat e Venëve

    4. Tromboza


    Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. Krijuesit të Gjithësisë!
    Përktheu dhe përgatiti: Bukurmals
    Last edited by a moderator: 24 Tetor 2014
    Nga Umarah dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.

Share This Page