Mirë se erdhe në Shoqerin tonë

Dëshiron ti bashkangjitesh antarëve tjerë? Ndihu i lirë te Regjistrohesh.

Regjistrohu

Shkencat E Zbuluara Nga Muslimanet

Temat në forum 'Info shkencore' Filluan nga Bukurmals, 18 Dhjetor 2011.

  1. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Lindja e Shkencës Islame
    Shkenca Islame

    Shkenca Islame është shkenca e cila buron nga Kur’ani dhe është e bazuar në doktrinën e Njësisë (Teuhidit – Besimit në një Zot të vetëm) e cila e përbën qendrën e Shpalljes Kur’anore. Ajo është zhvilluar brenda kornizës së të kuptuarit islam mbi universin nga njëra anë dhe të shkencës nga ana tjetër.

    Ekziston një trup i një diturie të organizuar, e cila mund të quhet shkencë islame dhe e cila është islame, jo pse është kultivuar nga ana e myslimanëve, por për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me të.

    Asnjë shkencë nuk mund të quhet islame vetëm pse etimologjikisht rrjedh prej fjalës sciencia, e cila është ekuivalente e fjalës el -‘ilm, ose nga fakti se një mysliman, pa marrë parasysh devotshmërinë e tij, e zhvillon dhe i kontribuon asaj. Për më tepër se një milenium, shkencëtarët myslimanë e kanë zhvilluar këtë trup të shkencës duke u inspiruar nga traditat e mëhershme shkencore, mirëpo këtë gjithnjë e kanë bërë duke e integruar atë që e kishin adoptuar nga këto burime në botëkuptimin islam dhe kështu kanë krijuar njërën ndër traditat më të njohura shkencore në botë. Pra, mu kjo është ajo tradita që e përbën atë të cilën ne e quajmë shkencë islame.

    Shkenca Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV, vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame. Kjo shkencë gjithashtu njihet edhe si shkenca arabe, shkaku se shumica e teksteve të kësaj periudhe u shkruan në gjuhën arabe, lingua franca e civilizimit Islam. Civilizimi Islam në vete përfshiu shkencëtarët më produktivë të kohës, të cilët nuk ishin të gjithë arabë, por nga ata kishte jo arabë si dhe jo myslimanë e që të gjithë vepronin në ombrellën e civilizimit Islam në territoret Islame.

    Një numër i madh i shkencëtarëve modernë si Bertrand Russell, Robert Briffault, Will Durant, Fielding H. Garrison, Alexander von Humboldt, Muhammad Iqbal, Abdus Salam dhe Hossein Nasr konsiderojnë se shkenca moderne ka lulëzuar nga shkencëtarët myslimanë, të cilët ishin pionierë të metodave shkencore duke paraqitur qasjen moderne empirike, eksperimentale dhe kuantitative të hetimeve shkencore. Disa skolastikë, si Donald Routledge Hill, Ahmad Y Hassan, Abdus Salam, dhe George Saliba, i referohen arritjeve si: "Revolucioni shkencor Islam.

    ***

    Lindja e Shkencës Islame
    Artikulli kryesor: Vitet e arta Islame

    Gjatë zgjerimit të hershëm të territoreve Islame, arabët myslimanë fillimisht të udhëhequr nga Khalid ibn al-Walid pushtuan Perandorinë Sassanido-Persiane dhe më shumë se gjysmën e Perandorisë Bizantine- Romake dhe themeluan Perandorinë Arabe përmes Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikës Veriore përcjellë nga zgjerimet tjera përmes Pakistanit, Italisë jugore dhe Gadishullit Iberian.

    Si rezultat i këtij zgjerimi qeveria Islame trashëgoi diturinë dhe aftësitë e Lindjes së Mesme Antike, Greqisë Antike, Persisë Antike si dhe Indisë dhe këto dituri i zhvilloi dhe zgjeroi më tej gjatë gjithë Viteve të Arta Islame. Studiuesit myslimanë dituritë e gjetura në territoret në të cilat shtrihej shteti Islam i zgjeruan dhe zhvilluan më tej në një shkallë shumë të lartë shkencore si dhe bënë zbulime të reja në lëmit përkatëse.

    Arti i prodhimit të letrës u mor nga dy të burgosur kinezë të Betejës së Talasit në vitin 751, ku si rezultat i kësaj u krijuan fabrika letre në Samarkand dhe Bagdad. Arabët përparuan teknikën kineze duke përdorur lecka lineni në vend të livoreve të manit.

    Shkencëtarët myslimanë dhe bizantinë dallonin shumë në qëndrimet e tyre ndaj shkencës. Bizantinët shtuan shumë pak në shkencën e huazuar nga greko-romakët duke qëndruar në tmerr të prirësve të tyre. Kjo mund të sqarohet nga fakti se zgjerimi Islam jashtë Arabisë kishte përfshirë tre nga qytetet e tyre prodhuese, si Aleksandria, Kartaga dhe Antiohi.

    Për shkak të humbjes së qeverisë shumë të aftë dhe të centralizuar si dhe për shkak të zgjerimit arab në Anatoli, shumica e qyteteve Bizantine nuk mund t'i përkushtoheshin arti dhe shkencës dhe me të madhe iu kthyen zhvillimit të bujqësisë ekzistenciale për të siguruar ekzistencën.

    Shumica e shkencëtarëve shumë të njohur arabë dhe iranianë jetuan dhe vepruan gjatë viteve të arta islame.

    Numri i punimeve origjinale në gjuhën arabe, të shkruara në shkencën e matematikës është shumë më i madh se numri i punimeve të shkruara në gjuhën greke dhe latine së bashku

    ***

    Metoda shkencore

    Shkencëtarët Muslimanë i vunë theks më të madh eksperimentimit se sa popujt e civilizimeve më të hershme, (shembull filozofët grek më shumë i vunë theks racionalitetit se sa eksperimentimit), kjo ishte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur'an dhe Sunnet dhe për shkak të themelimit rigoroz të metodave historike në shkenën e hadithit.

    Ata paraqitën për herë të parë kuantifikimin, vrojtimin preciz, eksperimentin e kontrolluar dhe përshkrimin e kujdesshëm. Qasja e tyre e re ndaj hetimit shkencorë çoi drejt zhvillimit të metodës shkencore në botën Islame. Në praktikë vrojtimi eksperimental dhe eksperimentet kuantitative të Ibn al-Haytham (Alhacen) në librin e tijë të Optikës (1021) shihen si fillimi i metodës moderne shkencore.

    Zhvillues tjerë të metodës shkencore llogariten edhe Geber, Ibn Sina, dhe Abū Rayhān al-Bīrūnī. Zhvillimi më i rëndësishëm i metodës shkencore, përdorimi i eksperimentimit dhe kuantifikimit për të dalluar mes teorisë garuese shkencore, u bë kryesisht me orientimin empirik që u paraqit nga shkencëtarët muslimanë.

    Rosanna Gorini shkruan: Sipas shumicës së historianëve al-Haytham ishte pionieri i metodës moderne shkencore. Me librin e tijë ai ndryshoi kuptimin e termit optikë dhe themeloi eksperimentet si normë e dëshmimit në këtë fushë. Hulumtimet e tijë nuk janë të bazuara në teori abstrakte, por në dëshmi të eksperimentuara dhe eksperimentet e tijë ishin sistematikë dhe të përsëritshëm."

    Metodat e mëhershme eksperimentale u zhvilluan nga Geberi (metodat për kimi), Muhammad al-Bukhari (metodat për histori dhe shkencën e hadithit),al-Kindi (metodat për shkencat e tokës), Avisina (metodat për mjekësi), Abū Rayhān al-Bīrūnī (metodat për astronomi dhe mekanikë),Ibn Zuhr (metodat për operim) dhe Ibn Khaldun (metodat për shkencat shoqërore). Zhvillimi më i rëndësishëm i metodës shkencore, i përdorimit të eksperimentimit dhe kuantifikimit për tu shquar nga teoria konkurruese shkencore e vënë në orientimin e përgjithshëm empirik, u paraqit nga shkencëtarët myslimanë.


    Ibn al-Haytham, pionieri i optikës moderne,përdori metodën shkencore për të arritur rezultatet e paraqitura në librin e tij Libri i Optikës. Në praktikë ai kombinoi vrojtimet, eksperimentimet dhe argumentet racionale për të treguar se teoria e tijë moderne e të pamurit, ku rrezet e dritës janë të emituara nga objekti e jo nga syri, që është shkencërisht saktë, e që në teorinë antike të të pamurit, përmbajtur nga Ptolemeu dhe Euklidi (ku mendonin se syri është ai që emiton rreze ndaj objektit) dhe ajo e përmbajtur nga Aristoteli (ku objektet emitojnë grimca kah syri) ishin gabim. Dihet se Roger Bacon kishte njohuri mbi punën e bërë nga Ibn al-Haytham.


    Ibn al-Haytham zhvilloi metoda rigoroze eksperimentale të testimit shkencorë të kontrolluar me qëllim të vërtetimit të hipotezës teorike dhe hamendjes induktive të mbështetur në dëshmi. Metoda shkencore e Ibn al-Haythamit ishte shumë e ngjashme me metodën shkencore moderne dhe përbëhej nga procedurat vijuese:

    1.Vëzhgimi
    2.Paraqitja e problemit
    3.Formulimi i hipotezës
    4.Testimi i hipotezës duke përdorur eksperimentin
    5.Analiza e rezultateve të eksperimentit
    6.Interpretimi i të dhënave dhe formulimi i konkludimeve
    7.Publikimi i zbulimeve

    Zhvillimi i metodës shkencore konsiderohet të jetë bazik për shkencën moderne dhe disa, posaçërisht filozofët e shkencës dhe shkencëtarët praktikë, i konsiderojnë hetimet e mëhershme të jenë para-shkencore. Për këtë arsye disa e konsiderojnë Ibn al-Haythamin si "shkencëtari i parë".

    Në Modeli i Lëvizjeve, Ibn al-Haytham gjithashtu përshkruan një version të hershëm të briskut të Okamit, ku ai vë në veprim një numër minimal hipotezash duke marrë parasysh tiparet që e karakterizojnë lëvizjet astronomike, siç ai tenton t'i eliminojë nga modeli i tij planimetrik, hipotezat kosmologjike, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Toka.

    ***
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  2. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Institutet Shkencore

    Një numër i madh i instituteve të pa njohura në botën antike, njihen nga bota mesjetare islame. Si shembuj më të mirë janë: spitalet publike (që i zëvendësuan tempujt shërues dhe tempujt për fjetje)dhe spitalet psikiatrike,bibliotekat publike dhe bibliotekat e huazimit, diplomat akademike, observuesi astronomik si instiut hulumtues (si kundërshtim ndaj vrojtimit privat që ishte rast në antikë), dhe Ligji i besimit .

    Universitetet e para që nxjerrin në qarkullim diploma ishin: universiteti mjekësorë - spitalorë i mesjetës islame në Bimaristan ku diplomat mjekësore që nga shekulli XIX u jepeshin studentëve të Mjekësisë islame, të cilët ishin të kualifikuar të punonin si mjekë. Sir John Bagot Glubb shkroi:

    "Në kohën e Mamunëve, shkollat mjekësore ishin shumë të aktive në Bagdad. Spitali i parë i lirë publik u hap në Bagdad në kohën e Kalifatit n Haroon-ar-Rashid.

    Sikur që sistemi zhvillohej, Mjekët dhe Kirurgët emëroheshin të ligjëronin në shkollat mjekësore dhe të nxjerrin në qarkullim diploma për ata, të cilët konsideroheshin të kualifikuar për të praktikuar mjekësinë.

    Spitali i parë në Egjipt u hap në vitin 872 dhe pastaj spitale publike u hapën në gjithë perandorinë nga Spanja dhe Magribi gjer në Persi."

    Libri i Rekordeve Botërore të Genisit njeh Universitetin Al Karaouine në Fez, Maroku si universitetin më të vjetër në botë, i themeluar në vitin 859. Universiteti Al-Azhar i themeluar në Kairo, Egjpt në shekullin e X ofronte lloje të ndryshme të gradave, duke përfshirë edhe gradat post diplomike dhe shpesh llogaritet si universiteti i parë i plotë.

    Një numër i madh i vetive të dallueshme të bibliotekës moderne për herë të parë u paraqitën në botën islame, ku bibliotekat nuk shërbyen vetëm për mbledhjen e dorëshkrimeve siç ishte rasti me bibliotekat antike, por gjithashtu shërbyen si biblioteka publike, si biblioteka huazimi, si qendra udhëzimi, si qendra për shpërndarjen e diturisë shkencore dhe ideve si vende për takime dhe diskutime dhe në disa raste edhe si bujtina për shkollarët ose si konvikte për nxënësit. Koncepti i katalogut të bibliotekës gjithashtu u paraqit në biblioteka mesjetare islame ku librat u organizuan në gjini dhe kategori specifike.


    Një veti tjetër e përbashkët gjatë Viteve të arta islame ishte numri i madh i gjenive universalë myslimanë, dijetarë të cilët kontribuuan në fusha të ndryshme të diturisë.

    Gjenitë e përgjithshëm Muslimanë njiheshin si "Hakiim" dhe kishin dituri të gjerë në fusha të ndryshme të besimit islam dhe të mësimit jofetar, të njëjtë sikur Leonardo da Vinci, i periudhës së rilindjes evropiane.

    Dijetarët e tillë ishin aq të shumtë gjatë Viteve të arta islame sa që ishte e rrallë të gjesh dijetar i cili ishte i përqendruar dhe i specializuar në vetëm një fushë studimi në një kohë.

    Ndër Gjenitë universal Muslimanë njihen: al-Biruni, al-Jahiz, al-Kindi, Abu Bakr Muhammad al-Razi, Ibn Sina, al-Idrisi, Ibn Bajja, Omar Khayyam, Ibn Zuhr, Ibn Tufayl, Ibn Rushd, al-Suyuti Geber, al-Khwarizmi, Banū Mūsā, Abbas Ibn Firnas, al-Farabi, al-Masudi, al-Muqaddasi, Alhacen, Omar Khayyám, al-Ghazali, al-Khazini, Avempace, al-Jazari, Ibn al-Nafis, Nasīr al-Dīn al-Tūsī, Ibn al-Shatir, Ibn Khaldun, Taqi al-Din si dhe shumë të tjerë.

    ***
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  3. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Rishikimi shoqëror

    Përshkrimi i parë, i dokumentuar, i rishikimit shoqërorë, (ang.: peer review) është gjetur në librin Etika e Fizikantit të shkruar nga Is'haq bin Ali al-Rahwi, i cili jetoi gjatë viteve 854–931 në al-Raha, Siri. Ai përshkruan procesin e rishikimit të parë shoqërorë mjekësor.

    Në punimin e tij, sikurse në manualët e tjerë mjekësor arab, shkruan që mjeku duhet gjithmonë të bëjë kopje të shënimeve të gjendjes shëndetësore të pacientit në çdo vizitë.

    Pasi që Pacienti të jetë shëruar ose të ketë vdekur, shënimet janë ekzaminuar nga Këshilli mjekësor lokal i mjekëve tjerë, të cilët do të rishikonin shënimet e mjekut për të vërtetuar nëse shoqja e tij/saj përmban standardet e kërkuara të kujdesit mjekësor.

    Nëse rishikimet e tyre janë negative, mjeku mund të ballafaqohej me hedhje në gjyq për keqtrajtim të pacientit.

    ***
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  4. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Rënia

    Shkenca islame dhe numri i shkencëtarëve Muslimanë besohet se ka filluar të bie që nga shekulli XII ose XIII. Besohej se pas shekullit XIII nga civilizimi islam akoma do të lindin shkencëtarë të rastit, por ata u bënë përjashtim e jo diçka e zakonshme.

    Disa Dijetarë, sërish vënë në pikëpyetje "fotografinë" tradicionale të rënies, duke vënë në pah aktivitetet e vazhdueshme astronomike si shenjë të vazhdimit të traditës shkencore krijuese përtej shekullit XVI, nga të cilët puna e astronomit dhe shkencëtarit Ibn al-Shatir, (1304–1375), në Damask konsiderohet si shembulli më i vlefshëm dëshmues.

    Ngjashëm ishte edhe për sferat tjera të Shkences islame si Mjekësia, ku njihen me punët e tyre Ibn al-Nafis dhe Şerafeddin Sabuncuoğlu si dhe shkencat shoqërore ku dallohet Ibn Khaldun me veprën Muqaddimah (1370), që vetvetiu dëshmon se shkenca po binte në Irak, al-Andalus dhe Magrib, por po vazhdonte të rrjedhë në Persi, Siri dhe Egjipt.


    Një nga shkaqet e rënies konsiderohet ngjarja kur shkolla ortodokse Ash'ari teologjikisht sfidoi shkollën teologjike më racionale në Mu'tazili, ku shembull i shquar është libri nga al-Ghazali, Moskoherenca e Filozofëve.

    Disa Dijetarë e kanë vënë në pyetje këtë pikëpamje ku një numër i konsiderueshëm vënë në pah se shkolla Ash'ari përmbante Shkencën dhe kundërshtonte filozofinë spekulative dhe se disa nga shkencëtarët e mëdhenj Muslimanë si Alhazen, Biruni, Ibn al-Nafis dhe Ibn Haldun ishin pasues të shkollës Ash'ari.


    Ndër arsyet tjera për Rënien e Shkencës islame njihen: konflikti mes myslimanëve sunitë dhe shiave, luftërat e kryqëzatave, luftërat me Perandorinë Mongole në tokat Islame mes shekujve XI dhe XIII, posaçërisht Perandoria Mongole në shekullin e XIII pati ndikim të madh. Mongolët shkatërruan bibliotekat islame, vrojtuesit, spitalet dhe universitetet, duke arritur kulmin në Betejën e Bagdadit në vitin 1258. Pushtimi i qytetit Abbasid që ishte qendër kapitale dhe intelektuale në vitin 1258 shënoi fundin e Viteve të Arta Islame.

    Që nga shekulli XIII disa myslimanë tradicionalë besonin se pushtimit e Kryqëzuesëve dhe Mongolëve kanë qenë dënim për myslimanët nga Zoti për shkak të largimit nga Sunneti, qëndrim i cili u mbajt edhe nga gjeniu universal Ibn al-Nafis.


    Ata besonin gjithashtu se ai zëvendësim arriti nga numri i madh i luftërave dhe konflikteve që krijuan klimën në të cilën shkenca Islame ishte më pak e suksesshme se më parë. Arsye tjetër për përshkrimin e kësaj rënie merret edhe përçarja në ciklet e paanësisë bazuar në modelin e famshëm Asabiyyah krijuar nga Halduni (lindja dhe rënia e kombeve) që vë në pah se rënia është rezultat i faktorëve ekonomik dhe politik e jo religjioze. Me rënien e Spanjës Islame në vitin 1492, zhvillimi shkencor dhe teknologjik përgjithësisht ra në duart e të krishterëve evropianë dhe qoi në atë që sot njihet si Rilindja evropiane dhe revolucioni shkencor.


    ***
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  5. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Ndikimi në Shkencën evropiane


    Kontribut drejt rritjes së shkencës evropiane ishte kërkimi i skolastikëve evropianë për dituri të reja, të cilat mund të gjendeshin vetëm në mesin e Muslimanëve posaçërisht në Spanjën Islae dhe në Sicili. Këta skolastikë përkthyen tekstet e reja shkencore dhe filozofike nga gjuha arabe në gjuhën latine.

    Njëri nga përkthyesit më produktiv në Spanjë ishte Zherardi nga Kremona i cili përktheu 87 libra nga arabishtja në latinisht, duke përfshirë:
    -nga Muhammad ibn Mūsā al-Huārizmī librin Algjebra dhe Almukabala,
    -nga Jabir ibn Aflah librin Elementa astronomica,
    -nga al-Kindi librin në Optikë,
    -nga Ahmad ibn Muhammad ibn Kathīr al-Farghānī librin Në Elementet e Astronomisë në Lëvizjet Qiellore,
    -nga al-Farabi librin Klasifikimi i Shkencës,
    -Arritjet nga al-Razi në Alkiminë dhe Mjekësinë Islame,
    -Arritjet nga Thabit ibn Qurra dhe Hunayn ibn Ishaq, si dhe
    -Arritjet nga Arzachel, Jabir ibn Aflah, Banū Mūsā, Abū Kāmil Shujā ibn Aslam, Abu al-Qasim dhe Ibn al-Haytham (duke përfshirë edhe Librin e Optikës).

    Punimet e tjera të përkthyera nga Arabishtja në latinisht gjatë shekullin të XIII janë:

    -Arritjet nga Muhammad ibn Jābir al-Harrānī al-Battānī dhe Muhammad ibn Mūsā al-Huārizmī,
    -Arritje e Abu al-Qasim (duke përfshirë librin al-Tasrif),
    -Arritjet nga Muhammad al-Fazari librin Great Sindhind (bazuar në Surya Siddhanta, arritjet nga Brahmagupta),
    -Arritjet nga al-Razi dhe Ibn Sina (duke përfshirë Libri i Shërimit dhe Kanuni i Mjekësisë),
    -Arritjet nga Averroes,
    -Arritjet nga Thabit ibn Qurra, al-Farabi, Ahmad ibn Muhammad ibn Kathīr al-Farghānī, Hunayn ibn Ishaq dhe të nipit të tijë Hubaysh ibn al-Hasan,
    -Arritjet nga al-Kindi, nga Abraham bar Hiyya librin Liber embadorum,
    -Arritjet nga Ibn Sarabi librin De Simplicibus,
    -Arritjet nga Qusta ibn Luqa,
    -Arritjet nga Maslamah Ibn Ahmad al-Majriti, Ja'far ibn Muhammad Abu Ma'shar al-Balkhi dhe al-Ghazali,
    -Arritjet nga Nur Ed-Din Al Betrugi duke përfshirë librin Mbi Lëvizjet e Qiejve,
    -Arritjet nga Ali ibn Abbas al-Majusi Librin Enciklopedik, Libri Komplet i Artit Mjekësor,
    -Arritjet nga Abu Mashar librin Hyrje në Astrologji,
    -Arritjet nga Maimonides, Ibn Zezla (Byngezla), Masawaiyh, Serapion, al-Qifti, dhe Albe'thar.
    -Arritjet nga Abū Kāmil Shujā ibn Aslam libri Algjebra,
    -Arritjet e Geberit në alkimi dhe De Proprietatibus Elementorum, një libër arab mbi gjeologjinë shkruar nga pseudo-Aristeli.
    Në fillim të shekullit XIII Marku nga Toledo përktheu Kur'anin si dhe arritje të ndyshme mjekësore Islame.

    Fibonacci prezantoi llogaritësin e parë komplet evropian të sistemit numerik Hindu-Arabik nga burimet arabe në librin e tij Liber Abaci (1202). Nga Al-Khazini libri Zij as-Sanjari u përkthye në gjuhën greke nga Gregory Choniades në shekullin e XIII dhe u studjua në Perandorinë Bizanine.

    Përmirësimet astronomike ndaj modelit Ptolemeik të bëra nga al-Battani, Averroes, Mo'ayyeduddin Urdi (Urdi lemma), Nasīr al-Dīn al-Tūsī (Tusi-couple) dhe Ibn al-Shatir më vonë u adoptuan në modelin heleocentrik Kopernikan.

    -Ligji i gravitacionit nga Al-Kindi (Alkindus) ndikoi në fizikanin Robert Hooke në definimt e Gravitetit celestial, i cili më vonë inspiroi në definimin e ligjit univerzal të gravitetit nga Isak Njutën.

    -Librat nga Abū al-Rayhān al-Bīrūnī, Ta'rikh al-Hind dhe Kitab al-qanun al-Mas’udi u përkthyen në latinisht si Indica dhe Canon Mas’udicus.

    -Komenti nga Ibn al-Nafis në pjesën e fundit nga libri i Ibn Sinas Kanuni i Mjekësisë u përkthye në latinisht nga Andrea Alpago, (vdiq në vitin 1522) dhe u botua në Evropë në vitin 1547.

    -Libri nga Ibn al-Nafis, Komente mbi Anatominë e Kanunit të Avicenës, që fillimisht përshkruante qarkullimin pulmonar, gjithashtu mund të jetë përkthyer në gjuhë latine dhe të jet bërë e qarkullueshme në Evropë gjatë kohës së njëjtë dhe mund të ketë patur ndikim në studjuesit Michael Servetus dhe Realdo Colombo.

    -Përkthimi i arritjeve nga Omar Khayyám në algjebër dhe gjeometri, më vonë ndikuan në zhvillimin e gjeometrisë jo eEuklidiane në Evropë gjatë shekullit të XVIII.

    -Libri nga Ibn Tufail, Hayy ibn Yaqdhan, u përkthye në gjuhën latine nga Edward Pococke në vitin 1671 dhe në gjuhën angleze nga Simon Ockley në vitin 1708 dhe u bë një nga librat më të rëndësishëm që lajmëroi Revolucionin Shkencor.

    -Libri nga Ibn al-Baitar, Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufrada, gjithashtu kishte ndikim në Evropë pasi janë përkthye në latinisht në vitin 1758.


    ****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  6. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Fushat e studimit

    Në Mesjetë, posaçërisht në Vitet e Arta Islame skolastikët Muslimanë bënë arritje të dukshme në Shkencë, Matematikë, Mjekësi, Astronomi, Inxhinieri dhe në shumë fusha tjera. Gjatë kësaj kohe Filozofia e hershme Islame u zhvillua dhe ishte qendrore në diskutimet shkencore, ku figura kryesore ishin Shkencëtarët dhe Filozofët.



    Shkencat agrokulturore të Muslimanëve

    Pompa për nxjerrje të ujit e konstruktuar nga Al Jazari.Gjatë revolucionit agrokulturorë të myslimanëve, shkencëtarët myslimanë bënë përparime të dukshme në botanikë dhe qaun në themelimin e shkencave agrokulturore.

    Botanikët dhe agronomët Muslimanë demonstruan dituri të përparuara agronomike, agroteknike dhe ekonomike në sferat si meteorologjia, klimatologjia, hidrologjia si dhe në ekonominë dhe menaxhimin e ndërmarrjeve agrokulturore.

    Ata, gjithashtu, demonstruan dituri agrokulturore në sferat si pedologjia, ekologjia agrokulturore, ujitja, përpunimi i tokës, mbjellja, shpërndarja e plehut, zhdukja e barërave dëmtuese, mbjellja, prerja e druve, shartimi, krasitja e hardhive, profilaksisë, fitoterapia, kujdesi dhe zhvillimi i kulturave bimore dhe mbledhje dhe grumbullim të të vjelave.

    Në shekullin e XIII Ibn al-Baitar botoi librin Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufrada që konsiderohet një nga përpilimet më të mëdha botanike që përmban detaje të së paku 1,400 bimëve të ndryshme nga të cilat 200 nga këto bimë ishin zbulime të tija origjinale.


    ****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  7. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Shkencat e aplikuara


    Fielding H. Garrison në librin e tij Historia e Mjekësisë shkruan: "Saracenët (Arabët musliman) ishin origjinues jo vetëm të Algjebrës, Kimisë dhe Gjeologjisë, por të shumë përparimeve ose përmirësimeve të civilizimit siç janë Dritat e rrugëve, Kanatat e Dritareve, Fishekzjarrët, Instrumentet spango, Kultivimi i frutave, Parfumet, Erëzat etj."

    Në shkencat e aplikuara një numër i madh i arritjeve të dukshme u bënë nga shkencëtarët dhe inxhinierët Muslimanë të mesjetës duke përfshirë Shkencëtarët si Abbas Ibn Firnas, Taqi al-Din dhe pjesërisht al-Jazari, i cili konsiderohet Pionier i Robotikës dhe i Inxhinierisë së ditëve tona.


    Disa nga Zbulimet që u bënë nga Muslimanët e mesjetës janë:

    - Kamera obskurative,

    - Kafeja,

    - Fluturakja me ajër,

    - Sipërfaqet kontrolluese të fluturimit,

    - Sapuni, shamponi,

    - Kimia -Destilimi i pastër,

    - Lëngëzimi,

    - kristalizimi,

    - purifikimi,

    - oksidimi,

    - avullimi,

    - filtrimi,

    - alkooli i destiluar,

    - acidi urinor,

    - acidi nitrik,

    - alembik,

    - Boshti dhëmbor,

    - Valvula,

    - Pompa këmbyese thithëse,

    - Ora mekanike të nxitura nga uli dhe pesha,

    - Roboti humanoid i programueshëm,

    - Mbyllësi me kombinim,

    - kultivimi,

    - çarku i ngritur me majë,

    - sharra e dorës,

    - Forc-çepsët, katuti kirurgjik,

    - mulliri me erë,

    - inokulimi,

    - vaksina kundër smallpoksit,

    - pena me ngjyrë,

    - kriptoanaliza,

    - analiza e frekuencës,

    - qelqi i zbukuruar dhe qelqi kuarc,

    - qilimi Persian,

    - çeku modern,

    - globi qiellorë,

    - Raketat eksplozive,

    - torpedo dhe

    - Kopshtet artificiale të kënaqësisë.



    ****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  8. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Astrologjia islame



    Astrologjia Islame, (arabisht: ilm al-nujum), paraqet Studimin e qiejve nga ana e Muslimanëve të hershëm. Në burimet e hershme arabe fjala ilm al-nujum përdorej për të nënkuptuar së bashku Astronominë dhe Astrologjinë.

    Në kohën e Mesjetës u bë dallimi i qartë mes Termit ilm al-nujum -Shkenca e Yjeve dhe Termit ilm al-falak Shkenca e Orbitave qiellore, që i referohet Astrologjisë dhe ilm al-haya Shkenca e Kuptimit të Qiejve), që i referohet Astronomisë. Që të dyja fushat i kishin rrënjët në traditën greke, persiane dhe indiane. Skolastikët (Zbuluesit) Muslimanë Dituritë rreth këtyre Shkencave i mësuan nga traditat e këtyre popujve, i studiuan dhe i zhvilluan në nivel shumë të lartë për përdorim praktik në jetën e tyre.

    Dallimi i parë semantik mes Astrologjisë dhe Astronomisë u bë nga el-Biruni në shekullin e XI, megjithëse ai vetë refuzoi të studiojë astrologjinë. Studimi i Astrologjisë ishte gjithashtu u përgënjeshtrua edhe nga Astronomë tjerë Muslimanë të asaj kohe, nga ata ishin al-Farabi, Ibn al-Haytham, Abisina dhe Averroes. Arsyet e tyre për përgënjeshtrimin e astrologjisë ishin edhe për shkak të metodave të përdorura nga astrologët që ishin hipotetike e jo empirike edhe për shkak të pikëpamjeve të astrologëve që shkaktonin konflikt me islamin ortodoks.


    ****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  9. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Astronomia Islame


    Nasir el-Din Tusi ishte Polimati, i cili zgjodhi Probleme domethënënse në sistemin Gjeocentrik me çiftin-tuzi që luajti rol të rëndësishëm në Heliocentrizmin Kopernikan. Në Astronomi punët e Astronomit egjipitano-grek Ptolemi, pjesërisht në librin Almagest dhe arritjet indiane të Brahmaguptës dukshëm u rafinuan gjatë viteve nga Astronomët Muslimanë.

    Tabelat astronomike të El-Huarizmit dhe Maslamah Ibn Ahmed el-Majritit shërbyen si burim shumë i rëndësishëm i informimit për Mendimtarët e latinizuar -evropianë për rizbulimin arritjet e tyre në Astronomi, ku u shkurajua Interesi ekstensiv në Astrologji.

    Në Shekullin XI, Astronomët Muslimanë filluan të dyshojnë në sistemin e Ptolemeut, një ndër Mendimtarët që dyshote ishte Ibn el-Haytham (ibn Hajtam -Shpikësi i Zeros ne Matematik dhe Shpikësi i Algjebrës) dhe ishin të parët që mbikëqyrën Eksperimentet e laboruara të lidhur me Fenomenet astronomike, duke filluar me njoftimin e Eb? el-Reyh?n el-B?r?n? me Metodën eksperimentale në Astronomi. Shumë nga ata bënë ndryshime dhe përmirësime në Modelin e Ptolemeut dhe propozuan Modele alternative jo Ptolemeike me Strukturë gjeocentrike.

    Pjesërisht, kritikat dhe përmirësimt nga el-Battani, Ibn el-Haytham, dhe Averroes dhe Modelet jo-Ptolemike nga Astronomët në Maragha, Nasir el-Din el-Tuzi (çifti-Tuzi), Mo'ayyeduddin Urdi (Urdi lemma) dhe Ibn el-Shatir më vonë u adoptuan në Modelin heleocentrik Kopernikan, dhe argumentet e Kopernikut për rrotullimin e Tokës, ishin të ngjashme me ato nga el-Tusi dhe Ali el-Qushji. Disa i referohen arritjeve nga shkolla Maragha si "Revolucioni Maragha", "Revolucioni Shkollor Maragha", ose "Revolucioni shkencorë para Rilindjes".

    Ndër Kontributet tjera nga Astronomët Muslimanë përfshijnë zbulimin e Rrugës së Qumështit nga el-Biruni i cili mendonte që është tërësi e shumë Yjeve nebularë, Zhvillimin e Modelit planetar pa asnjë epicikël nga Ibn Bajjah (Avempace), Shkrimet optike nga Ibn el-Haytham që më vonë kanë shpier në themelimin e astronomisë teleskopike evropiane, zhvillimin e astro-laboratorëve universal Zbulimin i një numri të madhë të Instrumenteve tjera astronomike, vazhdimin e kërkimeve rreth Lëvizjes së Planetëve pa si Ja'far Muhammed ibn Musa ibn Shakir zbuloi se Trupat e rëndë dhe Sferat qiellore bien nën Ligje të njëja fizike sikur Toka, Eksperimentet e para të shtjelluara lidhur me Fenomenet astrnomike dhe dallimin e parë mes Astronomisë dhe Astrologjisë nga Abu al-Rayhan al-BirunI, përdorimin e vrojtimit të saktë empirik dhe teknikave eksperimentuese, ndarjen e Filozofisë natyrore nga Astronomia nga Ibn al-Haytham, dhe dëshminë e parë të vrojtimit empirik të rrotullimit të Tokës nga al-Tusi dhe al-Qushji.

    Disa Astronomë Muslimanë gjithashtu kanë diskutuar Mundësinë e Modelit heleocetrik dhe Orbitat eliptike, ndër to janë Ja'far ibn Muhammed Ebu Ma'shar el-Balkhi, Ibn el-Haytham, Ebu el-Rayhan el-Biruni, Ebu Said Sinjari, 'Umar el-Katibi el-Qazwini dhe Qutb el-Din el-Shirazi.


    ****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  10. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Kimia apo Al-Kimia ( islame)


    Jabir ibn Hayyan (Geber) llogaritet si Baba i Kimisë dhe Themelues i Industrisë së Parfumeve.


    Kimisti i shekullit të XIX-të Geber Jabir ibn Hayyan, konsiderohet Baba i Kimisë, për shkak të Shtjellimit të metodës së parë shkencore eksperimentale në Kimi, gjithashtu edhe të alembikut, retort-it, distilimit të pastër, lëngëzimit, kristalizimit, purifikimit, oksidimit, avullimit dhe filtrimit.


    *Al-Kindi ishte i pari i cili refuzoi studimin e alkimisë tradicionale dhe të teorisë së transformimit të metaleve, i përcjellë nga Abū Rayhān al-Bīrūnī, Ibn Sina, dhe Ibn Khaldun.

    *Ibn Sina gjithashtu zbuloi distlimin e avullt dhe prodhoi vajin e parë thelbësor që qoi në zhvillimin e Arma-terapisë.

    *Raziu i pari distiloi vajgurin, zbuloi vajgurin dhe llampat me vajgur, brumin e sapunit dhe formulën për sapun dhe antiseptikë. Në librin e tijë Dyshime rreth Galenit, al-Raziu ishte gjithashtu i pari që përmes përdorimit të metodës shkencore dëshmoi se Teoria e elementeve klasike e Aristotelit dhe Teoria e humorizmim e Galenit ishin të gabuara.


    Në shekullin e XIII Muslimani Nasīr al-Dīn al-Tūsī filloi një version të hershëm të ligjit të ruajtjes së masës, duke vë në pah se trupi i lëndës është në gjendje të ndryshojë, por nuk është në gjendje të zhduket.


    Alexander von Humboldt i sheh Kimistët Muslimanë si themelues të Kimisë.


    George Sarton në librin e tijë Introduction to the History of Science shkroi:

    "Ne gjejmë në shkrimet e tija se Jabiri (apo Geber) bëri pikëpamje të shquara mbi Metodën e Hulumtimit Shkencorë Kimikë, Teorinë mbi Formimin gjeologjik të Metaleve " ku gjashtë Metalet ndryshojnë thelbësisht për shkak të proporcioneve të ndryshme të sulfurit dhe merkurit në to", përgatitjen e Substancave të ndryshme, Arsenit dhe Antimonit nga Sulfidet e tyre)."


    ****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  11. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Mjekësia Islame dhe Muslimanët


    Mjekët Muslimanë arritën përparime dhe kontribute të rëndesishme, të cilat ndikuan në zhvillimin e Mjekësisë duke përfshië Anatominë, Optalmologjinë, Patologjinë, Shkencat farmaceutike duke përfshirë Farmacinë dhe Farmacologjinë, Fiziologjinë dhe Operimin. Mjekët Muslimanë ndërtuan disa nga Spitalet më të vjetra, të cilat më vonë u shpërndanë edhe në Evropë gjatë Kryqëzatave, të inspiruar nga Spitalet e Lindjes së Mesme.


    Al-Kindi shkroi librin De Gradibus, në të cilin ai fillimisht demonstroi përdorimin e Kuantifikimit dhe Matematikës në Mjekësi dhe pjesërisht në fushën e Farmacologjisë. Ky përfshinë zhvillimin e shkallës matematike për të kuantifikuar Fuqinë e Barërave dhe Sistemin, i cili do të lejonte Mjekun të përcaktojë në mënyrë të përparuar ditët më kritike të Sëmundjes së Pacientit.


    Raziu (Rhazes) (865-925) Baba i Pediatrisë, dokumentoi Raste klinike të përvojës së tij dhe ruajti Dokumente shumë të vyeshme të Sëmundjeve të ndryshme. Libri i tij His Libri Gjithëpërfshirës i Mjekësisë", i cili prezantoi fruthin dhe linë e zezë ishte shumë i ndikueshëm në Evropë. Në librin e tijë Dyshime mbi Galenin, al-Razi ishte gjithashtu i pari, i cili përmes përdorimit të eksperimentit dëshmoi se edhe Teoria e humorizmit e Galenit edhe teoria e elementit klasik e Aristotelit janë të gabuara. Ai gjithashtu prezantoi urnalizën dhe testin fekal (dy jashteqitjet njerëzore).


    Abu al-Qasim (Abulcasis), njihet si Baba i Operimit, shkri librin Kitab el-Tasrif (1000), Enciklopedi 30 Volume mjekësore, e cila u mësua nga Shkollat mjekësore muslimane dhe ne ato evropiane deri në shekullin e XVII. Ai zbuloi një numër të madh të Instrumenteve kirurgjike për Operacion, duke përfshirë instrumentet e para unike me Gruan, gjithashtu dhe përdorimin kirurgjik të katgutit dhe gërshërëve, ligaturës, gjilpërës kirurgjike, bisturit, kuretës, retraktorit, sungjerit kirurgjik, zërit, grepit kirurgjik, shfurës kirurgjike, spekulumit dhe suvës.

    Në vitin 1021, Ibn al-Haytham (Alhacen)arriti Përparim të rëndësishëm në Operim të Syrit, pasi që studioi dhe mirë e sqaroi Procesin e të Pamurit dhe percepcionit vizual në Librin e tijë Libri i Optikës, 1021.


    Ibn Sina konsiderohet Baba i Mjekësisë moderne dhe njëri nga Mendimtarët dhe Shkollarët e Mjekësisë më të mëdhenjë në Histori. Shkroi librat Kanuni i Mjekësisë (në vitin 1020) dhe Libri i Kurimit (në shekullin e XI), të cilat qëndruan Tekste standarde të shkruara edhe në Universitetet Muslimane dhe në ato evropiane deri ë shekullin e XVII....


    Ndër kontributet e Ibn Sinas përfshihen edhe Prezantimi i Eksperimentimit dhe Kuantifikimit sistematik në studimin e Fiziologjisë, zbulimi i natyrës ngjitëse të Sëmundjeve, Prezantimi i izolimit për të kufizuar përhapjen e vazhdueshme të Sëmundjeve, Prezantimi i Mjekësisë eksperimentale, Prezantimi i Mjekësisë së bazuar në dëshmi, Sprovat klinike, Sprovat e rastësishme të kontrolluara, Testi i efiçences dhe Farmacologjia klinike, Rëndësia e Diet-tikëve dhe Ndikimi i klimës dhe ambientit në shëndet, dallimi i mediastinitis nga pleuritisi, natyra e vazhduesme e tuberkulozës, shpërndarja e Sëmundjeve përmes erës dhe dheut dhe Përshkrimi i parë i kujdesëshëm i Problemeve të Lëkurës, Sëmundjet e përcjellura përmes seksit, Perversiteti dhe Vuajtjet nervore, gjithashtu dhe Përdorimi i Akullit për të shëruar Ethet dhe Ndarja e Mjekësisë nga Farmacologjia, gjë e cila ishte e rëndësishme për zhvillimin e Shkencave farmaceutike.


    Ibn Zuhr konsiderohet Pionier i Operimit (operacionit) eksperimental për paraqitjen e Metodës eksperimentale në Operim në shekullin e XII, gjithashtu ishte i pari i cili praktikoi Testimin në kafshë me qëllim të eksperimentimit të Procedurave kirurgjike para Aplikimit të tyre tek njerëzit. Ai gjithashtu realizoi autopsitë e para në Njerëz dhe në kafshë.


    Në vitin 1242, Ibn al-Nafis, i cili konsiderohet Pionier i Fiziologjisë kardiovaskulare, ishte i pari i cili përshkruajti qarkulimin pulmonar dhe qarkullimin koronar, që formojnë Bazën e Sistemit të qarkullimit, për të cilat konsiderohet Baba i Teorisë së qarkullimit dhe një nga Fiziologët më të mëdhenjë të Historisë. Ai gjithashtu përshkroi konceptin më të hershëm të metabolizmit dhe zhvilloi Sistem të ri të Fiziologjisë dhe të Psikologjisë për t'i zëvendësuar Sistemet e zhvilluar nga Ibn Sina dhe Galeni duke zhvlerësuar shumë nga Teoritë e tyre të gabuara si: teoritë mbi katër humorët, Pulsimin, Eshtrat, Muskujt, Zorrët, Shqisat, Kanalet e së ithtës, Ezofagun, Stomakun, etj.


    Ibn al-Lubudi (1210-1267) refuzoi Teorinë e katër humorëve të përmbajtur nga Galeni dhe Hipokrati dhe zbuloi se Trupi dhe Mbrojtja e tij varet posaçërisht nga Gjaku, gjithashtu refuzoi idenë e Galenit se Gratë mund të prodhojnë spermë dhe zbuloi se Lëvizja e Arterieve nuk janë të varura nga lëvizja e Zemrës, sepse Zemra është Organi i parë, i cili formohet në Trupin e fetsit (e jo truri siç thoshte Hipokriti) edhe atë se Eshtrat që formojnë kafkën mund të rriten në Tumore.


    Tashrih al-badan -Anatomia e Trupit- nga Mansur ibn Ilyas (c. 1390) përmbante Diagrame gjithëprëfshirëse të Strukturës së Trupit, të Sistemit nervor dhe të Sisemit të qarkullimit. Gjatë Vdekjes së zezë nga çuma në shekullin e XIV el-Andalus, Ibn KHatima dhe Ibn el-Khatib zbuluan se Sëmundjet shkaktohen nga Mikroorganizmat, të cilët hynë në Trupin e Njeriut.


    Zbulimet tjera mjekësore, të cilat për herë të parë u paraqitën nga Muslimanët janë: Zbulimi i Sistemit të Imunitetit, Paraqitja e Mikrobiologjisë, Përdorimi i Kashëve për Testim dhe Kombinimi i Mjekësisë me Shkencat tjera (duke përfshirë agrokulturën, Botanikën -botën shtazore, Kiminë dhe Farmacologjinë).


    Gjithashtu janë edhe zbulimi i Gjilpëres injektuese nga Ammar ibn Ali el-Mawsili në shekullin e IX në Irak, Hapja e Barnatores së parë në Bagdad në vitin 754, Ndarja e Mjekësisë nga Farmacia në shekullin XII (12) dhe Zbulimi i mbi 2,000 Substancave mjekësore e kimike.



    Falenderimi i takon Allahut Një, që Islami ka pas kësi Njerëz kaq të ngritur në Shkencë!
    ***********************************************************************************
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  12. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Muslimanët në Shkencat e Tokës


    Shkencëtarët Muslimanë, posaçërisht Abū Rayhān al-Bīrūnī, realizoi një numër të madh kontributesh mbi shkencat e tokës. Biruni llogaritet Baba i Gjeodezisë për kontributet e tija të rëndësishme në këtë fushë, H. Mowlana -2001. "Information in the Arab World", Cooperation South Journal 1. -Anglisht <ref> gjithashtu dhe me kontributet e tija në Gjeografi dhe Gjeologji.


    Përveç Shkrimeve tjera rreth Gjeologjisë, në Librin e tij Gjeologjia e Indisë Biruni shkroi:

    "Por nëse shikon baltën e Indisë me sytë e tu dhe mediton në natyrën e sajë, nëse merr parasyshë gurët e rrumbullakët të gjetur në Tokë, me gjithë gjërmimin e thellë, gurët që janë të mëdhenjë gati sa malet dhe ku lumenjtë kanë rrymë të dhunshme, gurët që janë me përmasa më të vogla në largësi më të mëdha nga malet dhe ku rrymimet rrjedin më ngadalë, gurët që paraqiten të pluhurosur në formën e rërës, ku rrymimet fillojnë të stagojnë afër gojave të tyre dhe afër detit - nëse konsideron gjithë këtë mezi do të mendosh se India dikur ishte deti, që nëpërmjet shkallëve ka qenë e mbushur nga stogjet e rrjedhave."


    John J. O'Connor dhe Edmund F. Robertson në librin e tyre MacTutor History of Mathematics archive shkruajnë:

    "Kontribute të rëndësishme në Gjeodezi dhe Gjeografi gjithashtu ka dhënë al-Biruni. Ai paraqiti Teknikat e Matjes së Tokës dhe distancave duke përdorur trekëndëzimin. Ai e gjeti se radiusi i tokës është 6339.6 km, vlerë e pa arritur në perëndim gjer në shekullin e XVI. Masudic canon i tijë përmbanë tabelë me koordinata të 600 vendeve, ku gati për të gjitha vendet kishte njohuri direkte."


    Në Gjeologji Ibn Sina në librin e tijë Libri i Kurimit (-sHërimit) dha dy hipteza rreth maleve. Në Kartografi, Harta nga Piri Reis krijuar nga hartografi osman Piri Reis në vitin 1513, ishte një nga hartat më të hershme të botës që përfshinë Amerikat dhe siç duket e para që pëfshinë Antartikun. Harta e tijë e botës kosiderohej më e sakta gjatë shekullit të XVI-të.


    Punimet më të hershme të njohur e që kanë të bëjnë me Ambientalizmin dhe Shkencën ambientale e posaçërisht me Ndotjen ishin Punimet arabe të shkruara nga al-Kindi, al-Razi, Ibn Al-Jazzar, al-Tamimi, al-Masihi, Ibn Sina, Ali ibn Ridwan, Abd-el-latif, dhe Ibn al-Nafis.


    Punimet e tyre mbuluan një numër të madhë të Temave lidhur me Ndotjen si Ndotja e ajrit, Ndotja e ujit, Ndotja e tokës, Trajtimi pa kujdes i plehrave të ngurtë bashkiak dhe vlerësimi i ndikimit ambiental i vendeve të caktuara. Kordoba, al-Andalus gjithashtu kishte kontenierët e parë të plehrave dhe paisjet për hedhjen e plehrave.



    Allahu i shpërbleftë Muslimanët e tillë për Punën e tyre të ndritur islamo-shkencor!
    *******************************************************************************
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  13. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Muslimanët dhe Matematika islame
    El-Huarizmi është Baba i Algjebrës dhe Baba i Algoritmave në Matematikë.


    John J. O'Connor dhe Edmund F. Robertson në librin e tyre MacTutor History of Mathematics archive shkruajnë:

    "Hulumtimet e tanishme pikturojnë pikturë të re të borxhit që ne i kemi Matematikës Islame. Papritmas, shumë ide për të cilat më herët mendohej të jenë koncepte të reja brillante nga Matematikanët evropianë të shekullit të XVI, XVII dhe XVIII, tani dalin të jenë Idetë e Matematikanëve Muslimanë / arabë gati katër shekuj më të hershem."

    El-Huarizmi (780-850), nga emri i të cilit rrjedh Algoritmi, dukshëm kontribuoi në Algjebër, e cila u emërua sipas librit të tij Kitab al-Jabr. Libër i parë i Algjebrës elementare. Ai gjithashtu paraqiti atë që tani njihet si Numrat arabë, që prejardhjen origjinale e kanë nga India, megjithëse Matematikanët Muslimanë bënë disa pastrime në Sistemin numerik, siç është Paraqitja e Pikës Decimale.

    El-Kindi (801-873) ishte pionier në Kript-analizë dhe Kriptologji. Ai i paraqiti sqarimet e para të njohura të Kriptanalizës dhe Analizës së Frekuencës në veprën e tij Dorëshkrimi mbi Deshifrimin e Porosive Kriptografike.

    Dëshmia e parë e njohur nga Induksioni matematikor është paraqitur në Librin e shkruar nga El-Karaxhi rreth vitit 1000, i cili e përdori atë për të dëshmuar Teoremën e Binomit, trekëndëshin e Paskalit dhe Shumën e Kubeve të numrave.

    Historiani i matematikës, F. Woepcke, e çmon Matematikantin Al-Karaxhi si "i pari, i cili paraqiti Teorinë e Analizës matematikore algjebrike."

    Ibn el-Haytham (Ibn Hajtemi) ishte Matematikanti i parë, i cili derivoi Formulën për Shumën e katër fuqive dhe përdorimin e metodës së induksionit. Ai zhvilloi metodë për determinimin e formulës së përgjithshme për shumën e çdo Fuqie, që ishte bazë për zhvillimin e Analizës matematike të Integralit.

    Poeti dhe Matematikani persian i shekullit të XI, Omar Khayyám, ishte i pari i cili gjeti Zgjedhje të përgjithëshme gjeometrike për Ekuacionet kubike dhe çoi në Themelet e zhvillimit të Gjeometrisë analitike, Gjeometrisë algjebrike dhe Gjeometrisë joeuklidiane.

    Sheref el-Din el-Tusi (1135-1213) gjeti Zgjedhjet algjebrike dhe numerike të Ekuacioneve kubike dhe ishte i pari që zbuloi Derivatin e polinomeve kubike, një Rezultat i rëndësishëm në Analizën matematike diferenciale.

    Ndër arritjet tjera të matematikanëve myslimanë janë edhe Zbulimi trigonometrisë sferike, zbulimi i të gjitha Funksioneve trigonometrike, përveç Sinusit dhe Kosinusit, Zhvillimi i Gjeometrisë analitike nga Ibn el-Hajtam, mohimi i parë i gjeometrisë së Euklidit dhe Postulati i Paraleleleve nga Nasir el-Din el-T?s?.

    Tentimi i parë në Gjeometrinë joeuklidiane ishte nga Sadr el-Din.
    Zhvillimi i Algjebrës simbolike nga Abu al-Hasan ibn Ali al-Qalasud, ku bëri Përparime tjera të shumta në Algjebër, Aritmetikë, Analizë matematikore, Kriptografi, Gjeometri, Teorinë e numrave dhe Trigonometri.


    Allahu i shpërbleftë dhe nderoftë Muslimanët e tillë për Punën e tyre të ndritur islamo-shkencor!
    ************************************************************************************************
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  14. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Muslimanët në Fushën mekanike të Fizikës


    Në Fushën mekanike të Fizikës njihet Ja'far Muhammed ibn Mas ibn Shakir (800-873) nga Ban Mas, i cili ishte Pionier i Astrofizikës dhe Mekanikës qiellore si dhe ishte zbuluesi i parë se Trupat qiellorë dhe Sferat qiellore ishin temë e ligjit të njëjtë fizikë sikur edhe Toka, përkundër Antikëve, të cilët besonin se Sferat qiellore përmbajnë Rregulla të veta të Ligjeve fizike të ndryshme nga Ligjet e Tokës.

    Në Librat e tij Lëvizja Yjore dhe Forca e Tërheqjes, ai gjithashtu ishte i pari i cili zbuloi se ekziston forcë e tërheqjes në mes të trupave qiellorë. Zbulim ky, të cilin Robert Briffault e shehë si Parathënës i Ligjit universal të Gravitetit të Njutnit.


    Thabit ibn Kurre (836-901) refuzoi Nocionet Peripatetike dhe Aristoteliane të "vendit neutral" për çdo Element. Në vend të tyre, ai propozoi Teorinë e Lëvizjes, në të cilën edhe Lëvizjet tatëpjetë dhe Lëvizjet përpjetë janë të shkaktuara nga Pesha dhe se Rregulli i Universit është Rezultat i dy Tërheqjeve garuese (jadhb):
    -njëra nga këto është "mes Elementeve sublunare dhe qiellore" dhe
    -tjetra është "mes të gjitha pjesëve të çdo Elementi ndaras".


    Al-Kindi (801-873) përshkroi një Koncept të hershëm të Relativitetit paradrejtues të Teorisë të relativitetit (më vonë të paraqitura nga Albert Ajnstajni në shekullin e XX-të). Sikur Ajnshtajni edhe el-Kindi më heret pat thënë se Bota fizike dhe Fenomenet fizike janë relative, se Koha, Hapësira, Lëvizja dhe Trupat fizikë janë të gjithë relativë ndaj njëri tjetrit dhe të pa varur dhe jo absolut dhe ata janë relativë ndaj Objekteve të tyre dhe ndaj vëzhguesit.

    Ibn al-Haytham (965-1039) diskutoi Teorinë e tërheqjes në mes Masave dhe siç duket ai ishte gjerë në Dijeni për Madhësinë e shpejtimit gjatë Gravitacionit dhe zbuloi se trupat qiellorë "i përgjigjeshin Ligjeve të fizikës".

    Ibn al-Haytham gjithashtu zbuloi Ligjin e inercionit, i njohur si Ligji i parë i lëvizjes i Njutnit, në deklarmin se Trupi lëvizë përgjithmonë përveç nëse ndonjë forcë e jashtme e ndërpret lëvizjen e tij ose ia ndërron drejtimin e lëvizes. Ai gjithashtu zbuloi Konceptin e impulsit, Pjesë e Ligjit të dytë të lëvizjes të Njutnit, edhe pse nuk e kuantifikoi matematikisht këtë Koncept.


    Fituesi i Çmimit Nobel Abdus Salam, mbi Ibn al-Haytham shkroi:
    "Ibn-al-Haitham (Alhazen, 965-1039 CE) ishte njëri nga Fizikanët më të mëdhenjë i të gjitha Kohërave. Ai bëri Kontribute eksperimentale të Rendit të lartë në Optikë. Ai shpalli se Rrezja e dritës, duke kaluar përmes masës merr Rrugën, e cila është më e lehta dhe "më e shpejta". Në këtë shpallje ai parashihte Ligjin i Kohës së Fundit i Fermatit shekuj më parë. Ai ka paraparë Ligjin e Inercionit, që më vonë u emërua Ligji i parë i lëvizjes i Njutnit. Pjesa e V e "Opus Majus" nga Roger Baconi praktikisht është një shënim nga "Optika" e Ibn el Haithamit."


    Ibn Sina (980-1037) zbuloi Konceptin e impulsit, kur u referua tek Shtysi i të qenurit proporcional me Peshën e shpejtësisë së Kohës, paraprirës i konceptit të impulsit në Ligjin e Dytë të Lëvizjes të Njutnit. Kështu që ai konsiderohet Baba i Konceptit bazik të Impulsit në Fizikë. Teoria e tijë e Lëvijes ishte gjithashtu konsistente me Konceptin e Inercionit në Ligjin e Parë të Lëvizjes të Njutnit. Ab Rayhan al-Beran? (973-1048) ishte i pari që kuptoi se Nxitimi është i lidhur me Lëvizjen jo uniformë, gjithashtu pjesë e Ligjit të Dytë të Lëvizjes të Njutnit.


    Al-Biruni dhe më vonë al-Khazini, ishin të Parët që aplikuan Metodën shkencore Eksperimentale në Mekanikë, posaçërisht në Fushën e Statikës dhe Dinamikës, pjesërisht për Përcaktimin e Peshave speciale, siç janë ato të bazuara në Teorinë e Barazpeshës dhe Përcaktimit të Peshës.


    Fizikantët Muslimanë njësuan Statikën dhe Dinamikën në Shkencën e Mekanikës dhe kombinuan Fushat e Hidrostatikës me Dinamikën për t'i dhënë jetë Hidrodinamikës. Ata aplikuan Teoritë matematike të Raportit dhe Teknikave infinitesimale dhe paraqitën Teknikat e Algjebrës dhe Kalkulimit në Fushën e Statikës.


    Muslimanët ishin gjithashtu të Parët që përgjithësuan Teorinë e Qendrës së Gravitetit dhe të Parët që aplikuan atë në Trupat tredimensional. Ata gjithashtu themeluan Teorinë e mundësisë së Konsiderimit të Levës dhe krijuan "shkencën e Gravitetit" e cila më vonë u zhvillua më tej në Evropën e Mesjetës.


    Në vitin 1121, el-Khazini, në Librin e tij "Libri i Barazpeshimit të Urtësisë", ishte i Pari që propozoi se Graviteti dhe Energjia potenciale e Gravitetit e Trupit ndryshon varësisht nga Largësia nga Qendra e Tokës. Ky fenomen nuk u dëshmua deri në paraqitjen e Ligjit të Gravitetit Universal Njutnit, shekuj më vonë.

    Në Statikë, al-Khazini i Pari që pastër dalloi Forcën, Masën dhe Peshën dhe tregoi Vetëdije mbi Peshën e Ajrit dhe Rritjen e saj në Dendësi me Lartësi, ku zbuloi se Dendësia më e madhe e Ujit ishte më afër Qendrës së Tokës.


    Ibn Bajjah (Avempace viti 1138), ishte ai, i cili argumentoi se gjithmonë ka Forcë reaksioni për çdo Forcë të ushtruar, të cilin më vonë Shlomo Pines e sheh si Paraprijës i Idesë së Gottfried Leibnizit për Forcën, e cila përbën Bazën e Ligjit të Tretë të Lëvizjes të Njutnit.

    Teoria e Lëvizjes nga Ibn Bajjah kishte Ndikim të rëndësishëm në Fizikantët e mëvonshëm si edhe tek Galileo Galilei.


    Hibat Allah Ebu'l-Barakat el-Bagdaadi (1080-1165) shkroi Librin Kritikë ndaj Fizikës së Aristotelit të titulluar el-Mu'tabar, ku ishte i pari i cili e kundërshtoi Idenë e Aristtelit se Forca konstante prodhon Lëvizje uniforme, pasi kuptoi se Forca e aplikuar vazhdimisht prodhon Nxitje, që është Ligji fundamental i Mekanikës klasike dhe një Parashikim i hershëm i Ligjit të Dytë të Lëvizjes të Njutnit, mendim të cilin ai nuk ua preferoi Forcave vepruese si të barabarta me Forcën tendosëse.

    Isak Njutni përshkroi Nxitimin si Kusht të ndryshimit të Shpejtësisë.
    Averroes (1126–1198) ishte i pari, i cili e definoi dhe mati Forcën si "Raport, në të cilin Puna bën Ndryshimin e Energjisë kinetike, si Kusht i Trupit material" dhe i pari, i cili me të drejtë kundërshtoi "se Efekti dhe Masa e Forces ndryshon në Kushte kinetike në Masën materiale rezistente."


    *Zhvillimet e Muslimanëve në Mekanikë ishin Themelet e Zhvillimit të më vonshëm të Mekanikës klasike në Evropën e hershme moderne.



    Falenderojmë Allahun Një, për cdo Gjë
    Allahu i shpërbleftë Muslimanët, për Punën dhe Arritjet e tyre të larta në Nivelin islamo-shkencor.
    *********************************************************************************************
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  15. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Psikologjia Islame
    Shkencat neurologjike dhe Muslimanët


    Në Shkencat neurologjike dhe Psikologjinë Islame, al-Kindi (Alkindi) ishte i Pari i cili eksperimentoi me Terapinë me muzikë, dhe Ali ibn Sahl Rabban al-Tabari ishte i Pari i cili studioi Psikoterapinë.


    Koncepti i Shëndetit mendor u paraqit nga Ahmed ibn Sahl al-Balkhi, i cili ishte Prijës i Terapisë njohëse, Psikofiziologjisë, Mjekësisë psikomatike dhe ishte i Pari i cili studioi Psikologjinë njohëse dhe Psikologjinë mjekësore, bëri dallimin mes Neurozës dhe Psikozës dhe i klasifikoi çrregullimet nevrotike.


    Al-Razi (Razes) bëri përparime të dukshme në Psikiatri në Tekstet e tija referuese El-Mansuri dhe Al-Hawi, të cilat prezentonin definicione, Simptome dhe Trajtime për çrregullime mendore dhe për Probleme lidhur me Shëndetin mendor. Al-Razi gjithashtu ka udhëhequr Sallën psikiatrike në Spitalin e Bagdadit. Institute të tilla nuk ekzistonin atëher -në atë kohë në Evropë, për shkak të Frikës së posedimit nga Djalli.


    Al-Farabi shkroi Traktatet e para të Psikologjisë sociale dhe u morr me Studim të Ndjenjave. Në Andaluzi, Abulcasis ishte Prijës i Operimit neurologjik (të Nervave -Trurit), kurse Ibn Zuhr bëri Përshkrimin e parë të saktë të çrregullimeve neurologjike dhe kontribuoi në Neurofarmacologjinë moderne dhe Averroes këshilloi për Sëmundje pankreatike -Pankreasi etj...


    Prijësit tjerë të Psikofiziologjisë dhe Mjekësisë psikomatike ishin: Ali ibn Abbas al-Majusi dhe Ibn Sina i cili gjithashtu parashikoi Testin e Asociacioneve të fjalëve dhe ishte Prijës i Neuropsikiatrisë në Kanuni i Mjekësisë dhe përshkroi Eksperimentin e parë të të Menduarit në Vetënjohje dhe Vetëdije.

    Ibn al-Haytham, për punën e tijë në Psikologjinë e perceptimit vizual publkon në Librin e tijë "Libri i Optikës", ku ishte Shkencëtari i parë, i cili argumentoi se të Pamurit gjendet në Tru e jo në Sy dhe konsiderohet Themelues i Psikofizikës dhe Psikologjisë eksperimentale. Ai theksoi se Përvoja personale ka ndikim në atë, se çka shohin Njerëzit dhe si e shohin atë Njerëzit dhe se të Pamurit dhe Perceptimi janë subjektive. Ai ishte gjithashtu i Pari, i cili kombinoi Fizikën dhe Psikologjinë për të formuar Psikofizikën, Hetimet dhe Eksperimentet e tija në Psikologji dhe të Pamurit vizual përfshinë Ndjesi, Ndryshime në Ndjeshmëri, Ndjenjën e të Prekurit, Perceptimin e Ngjyrave, Perceptimin e Errësirës, Sqarimin psikologjik të Iluzionit të Hënës dhe të Pamurit me dylbi.


    El-Biruni gjithashtu ishte Prijës i Psikologjisë eksperimentale, sikur që ishte i pari i cili përshkroi eksperimentalisht Konceptin e Kohës së Reagimit.


    *******************
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  16. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Muslimanët në Sociologjinë Islame

    Gjatë civilizimit Islam u bënë kontribute të dukshme në Shkencat shoqërore. El-Rayhan al-Birun (973-1048) u përshkrua si "Antropologu i parë". Ai shkroi Studime të detajuara krahasuese në Antropologjinë e Njerëzve, Religjioneve dhe Kulturave të Lindjes së Mesme, Mesdheut dhe Azisë Jugore. Antropologjia e religjionit e Birunit ishte e mundëshme vetëm për Zbuluesit e zhytur thellë në traditën e kombeve. Biruni u vlerësua nga shumë Muslimanë për Antropologjinë e tijë islame. Biruni gjithashtu shihet edhe si Baba i Indologjisë.

    Al-Saghani (d. 990) shkroi disa nga Komentet e hershme në Historinë e Shkencës, të cilat përfshinë një Krahasim mes Zbuluesve "antikë" (duke përfshirë Babilonët, egjiptasit, grekët dhe indianët antikë) dhe "modernë" si Shkencëtarët Muslimanë të kohës së tij. Al-Mukaddesi (b. 945) gjithashtu ka dhënë Kontribut të madh në Shkencat shoqërore -Psikologji.


    Ibn Haldun (1332-1406), konsiderohet si Paraardhës i disa Shkencave shoqërore, si: Demografisë, Historisë kulturore, Historiografisë, Filozofisë së Historisë, Sociologjisë dhe Shkencave shoqërore në Përgjithësi dhe shihet si një nga Paraardhësit e Ekonomisë moderne.
    Ai më së miri njihet për librin e tij Mukaddimah (latinizuar si Prolegomenon). Disa nga Idetë e tija të paraqitura në librin Mukaddimah ishin mbi fushat si Filozofia sociale, Teoritë mbi Konfliktet shoqërore, Kohezioni strukturor, Kapitali shoqëror, Rrjeti shoqërorë, Dialektika, Lakorja e Lafferit, Metoda historike, Animi sistemik, Rënia dhe Ngritja e Civilizimeve, Unazat kundërvepruese, Teoria e Sistemeve dhe Përgjegjësia korporale dhe shoqërore.


    -Franz Rosenthal në Librin e tij History of Muslim Historiography' (sq.: Historia e Historiografisë Muslimane) shkruan:


    *"Historiografia Muslimane në të gjitha Kohërat ka qenë e bashkruar në lidhjet më të afërta me zhvillimin e përgjithshëm të Shkollimit në Islam dhe Pozita e Diturisë historike në Edukimin muslimanë ka ushtruar Ndikimin vendimtar mbi Nivelin intelektual në Shkrimin historik....

    Muslimanët arritën Përparim të përcaktuar përtej Shkrimeve të mëhershme historike në të Kuptuarit sociologjik të Historisë dhe Sistematizimin e Historiografisë. Zhvillimi i Shkrimeve moderne historike duket se ka arritur shpejtësi dhe Sasi të konsiderueshme përmes Përdorimit të Literaturës muslimane, e cila mundësoi që Historianët perëndimor, që nga shekulli XVII e këtej, të shohin Seksion të madhë të Botës përmes Syve të huaj. Historiografia Muslimane indirekt me Modestinë e saj ndihmoi t'i japë formë Mendimit historik të ditës së sotme."


    Ai poashtu paraqiti Metoden shkencore në Shkencat shoqërore.

    *****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  17. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Muslimanët në Optikë
    Ibn al-Haytham (ibn Hejtemi -Alhacen) zbuloi Kamerën "kamera obscura" dhe kamerën me vrimë për eksperimentet e tija mbi Dritë dhe Optikën.


    Në fushën e optikës, Ibn Sahl (c. 940-1000), një matematikan dhe fizikan i lidhur me oborrin e Bahdadit, shkroi traktatin Mbi Pasqyrat dhe Thjerrëzat që Djegin në vitin 984, në të cilin ai paraqiti të kuptuarit e tijë, se si pasqyrat dhe thjerrëzat e lakuara përkulin dhe dhe fokusojnë dritën. Ibn Sahl tani konsiderhet si zbulues i parë i ligjit të përthyerjes, zakonisht i quajtur ligji i Snellit, sipas fizikanit holandez Willebrord Snellius (1580 - 1626). Ai përdori ligjin e tijë për të punuar format e thjerrzave që fokusojnë dritën pa formim gjeometrik, të njohura si thjerrëz asferike.

    Ibn al-Haytham (Alhacen) (965-1039), Baba i Optikës dhe Prijësi i Metodës shkencore në librin e tijë Libri i Optikës, zhvilloi një Teori të gjërë të Dritës dhe optikës që sqaronte të pamurit, përdorimin e gjeometrisë dhe anatomisë, që thoshte se çdo pikë në një hapësirë ose objekt të ilustruar rrezaton rreze drite në çdo drejim, por vetëm një rreze nga çdo pikë, bie në drejtim të syrit, mund të shihet. Rrezet tjera bien në kënde të ndrysme dhe nuk shihen.

    Ai përdori shembullin nga camera obscura dhe kamera me vrimë, që prodhojnë fotografi inverte, për të përmbajtur argumentin e tij. Ai e kuptoi se drita udhëtonte me një shpejtësi të madhe por të kufizuar dhe se përthyerja shkaktohej nga shpejtësia e ndryshme në substanca të ndryshme. Kjo Teori është e kundërt nga ajo e Platonit mbi të pamurit e objekteve se objektet shihen nga rrezet që emetohen nga syri. Alhacen pohoi se rrezet e dritës janë rrjedhë të pjesës së minutës që kanë udhëtuar me shpejtësinë e fundme. Ai përmirësoi përshkrimet e atëherëshme të përthyerjes së dritës dhe zbuloi ligjet e përthyerjes.

    Ai gjithashtu studioi pasqyrat sferike dhe parabolike dhe kuptoi dhe kuptoi se si përthyerja nga thjerrëza lejon fotografitë të fokusohen dhe të zmadhohen. Ai kuptoi matematikisht se përse pasqyrat sferike prodhojnë shmangie. Libri i tijë Libri i Optikës është radhitur ndër më të ndikueshmit ntë historinë e fizikës, për inicimin e revolucionit shkencorë në optikë dhe perceptimin pamor.

    Ai gjithashtu realizoi eksperimetet e para mbi shpërndarjen e dritës në gjyrat e saja përbërëse. Puna e tijë më e madhe Kitab al-Manazir u përkthye në gjuhën latine në Mesjetë, gjithashtu u përkthye edhe libri i tij, i cili merrej me ngjyrat e perëndimin e Diellit. Një kohë të gjatë u mor me teoritë e fenomeneve të ndryshm fizike si hija, eklipsa dhe yberi. Ai gjithashtu u mundua të sqarojë shikimin me dylbi dhe iluzionin e Hënës. Përmes këtyre studjimeve të zgjeruara në optikë ai konsiderohet babai i optikës moderne.

    Ibn al-Haytham gjithashtu me të drejtë kundërshtoi duke pohuar se ne i shohim objektet përshkak të rrezeve të dritës së diellit, të cilat ai besonte se, janë rrjedha të pjesëve të vogla të cilat udhëtojnë në vija të drejta, reflektohen nga objektet në drejtim të syve tonë. Ai kuptoi se drita duhet të udhëtojë në një shpejtësi të madhe por të kufizuar (jo pa mbarim) dhe se përthyerja shkaktohet nga shpejtësia e ndryshme në substanca të nryshme. Ai gjithashtu studioi pasqyrat sferike dhe parabolike dhe kuptoi se si përtherja nga thjerrëta do të lejojë fotografitë të fokusohen dhe të zenë vend zmadhimi. Ai kuptoi matematikisht përse pasqyra sferike prodhon shformim.


    Robert S. Elliot mbi Ibn al-Haytham (Alhacen) shkroi:
    "Alhazen ishte njëri nga studentët më të aftë të optikës në tëgjitha kohërat dhe botii shtatë volume traktatesh mbi këtë temë që kishin famë të madhe në Mesjetë dhe patën ndikim të madhë në mendimin erendimor, dukshëm patën ndikim mbi fizikanët Roger Bacon dhe Jahnes Kepler."

    Ibn Sina (980-1037) u pajtua se shpejtësia e dritës është e kufizuar duke pohuar se " nëse perceptimi i dritës është shkak i emetimit të disa pjesëve të caktuara të burimit të shndëritshëm, shpejtësia e dritës duhet të jetë e kufizuar."

    Ebū Rayhān el-Bīrūnī (973-1048) gjithashtu u pajtua se drita ka shpjtësi të caktuar dhe ai ishte i pari që zbuloi se shpejtësia e dritës është shumë më e madhe se shpejtësia e zërit. Qutb al-Din al-Shirazi (1236-1311) dhe Kamāl al-Dīn al-Fārisī (1260-1320) dhanë sqarimin e parë të saktë për fenomenin e ylberit. - (Anglisht).


    ********
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  18. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Zoologjia: Mendimi evolutiv Islam



    Në Fushën e Zoologjisë, Biologët muslimanë zhvilluan mbi Evolucionin dhe selektimin natyrorë, të cilat u mësuan gjerësish në Shkollat mesjetare Islame. John William Draper konsideroi se "Teoria e Muslimanëve të Muhammedit rreth Evolucionit" u zhvillua "shumë më përpara se sa ne jemi të vendosur të e bëjmë, duke i zgjeruar ato madje edhe në gjëra jo Organike dhe në Minerale."


    Sipas al-Khazinit Idesë mbi Evolucionin u shtrinë gjerësisht mes "Njerëzve të zakonshëm" në botën Islame të shekullit të XII.


    Biologu i parë musliman, i cili zhvilloi Teorinë e Evolucionit ishte al-Jahiz (781-869). Ai shkroi mbi Efektet e Mjedisit në gjasat e një Shtaze për të mbijetuar dhe i pari përshkrujati "Luftën për ekzistencë" dhe një formë të hershme të selektimit natyrorë.


    Al-Jahiz ishte gjithashtu i pari, i cili i diskutoi Zinxhirët ushqimorë dhe gjithashtu ishte përkrahës i hershëm i determinizmit ambiental, duke argumentuar se mund të determinojë karakteristikat fizike të Banorëve të një Komuniteti të caktuar dhe se Origjina e ngjyrave të ndryshme të lëkurave të Njerëzve është rezultat i Ambientit.


    Ibn al-Haytham shkroi një Libër, në të cilin argumentoi Evolucionin (pa selektimin natyrorë), si dhe Shkencëtarë e tjerë të shumtë muslimanë të quajtur Vëllezërit e pastërtisë si: Ibn Miskawayh, al-Khazini, Abū Rayhān al-Bīrūnī, Nasir al-Din Tusi dhe Ibn Khaldun diskutuan dhe zhvilluan këto ide. Të përkthyera latinisht këto punime filluan të paraqiten në Perendim pas rilindjes dhe duket të kenë patur ndikim në shkencën Perendimore.


    Libri al-Fawz al-Asghar i shkruar nga Ibn Miskawayh dhe Libri Enciklopedia e Vëllezërve të Pastërtisë (Letrat e shkruara nga Ikhwan al-Safa) nga Vëllezërit e Pastërtisë shprehnin Ide evolutive mbi atë, si Llojet evoluuan nga Lënda në avull dhe pastaj në Ujë, pastaj në Minerale, pastaj në Bimë, pastaj në Kafshë (e majmunë) dhe pastaj në Njerëz.
    Këto Punime të Muslimanëve u njohën me të madhe të sukseshme në Evropë.

    *****
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  19. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Historiografia e Shkencës Islame

    Historia e Shkencës në Botën Islame, si e gjithë Historia, është e mbushur me Pyetje për Interpretim. Historianët e Shkencës në përgjithësi konsiderojnë se Studimi i Shkencës Islame, si e gjithë Historisë, duhet parë brenda rrethanave të veçanta në kohë dhe vend. A. I. Sabra hapi përmbledhje të kohëve të fundit të Shkencës arabe duke shënuar, "Besoj se askush nuk do të dojë të kundërshtojë propozimin se e gjithë Historia është Histori lokale... dhe historia e Shkencës Islame nuk është përjashtim."

    Disa skolastikë i ikën një pikpamjeje të tillë lokale historike dhe kërkuan të identifikojnë lidhjet mes Islamit dhe Shkencës që aplikohen në të gjitha Kohërat dhe Vendet. Historiani dhe Filozofi persian Seyyed Hussein Nasr vërejti lidhje më pozitive në "një Shkencë Islame e cila ishte shpirtërore dhe jo sekulare", e cila "-vë në dukje Rrugën drejt një Shkence të re Islame, e cila do t'u ikte Gabimeve jo humaniste dhe jo shpirtërore." Disa Historianë të Shkencës vënë në Pyetje vlerën e tërheqjes së kufive që etiketojnë Shkencat dhe Shkencëtarët praktikojnë ato posaçërisht: Termet kulturore, të civilizimit dhe ato gjuhësore.


    ********
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  20. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Kurani dhe Hidrologjia

    Këtë shpjegoi Kurani shumë me heret...

    Filozofi grek Aristoteli mendonte se avulli prej tokës kondenzohet në shpellat e bjeshkëve të ftohta dhe kështu formohen liqejt nëntokësorë. Në shekullin e shtatë (p.e.r) një filozof tjetër i quajtur Talesi nga Miletusi, besonte se stërpikat e ujit nga sipërfqet e oqeaneve, mblidhen dhe me anën e erës ngriten mbi tokë dhe shëndrohen ne rreshje atmosferike.


    Më vonë, dietari i njohur Bernard Palissy, e prezentoj një përshkrim tjetër të qarkullimit të ujit në natyrë. Ai sqaroj se uji avullohet nga nxehtesia e diellit, ngritet lartë në qiell, prej nga formohen mjegullat. Era i shpërndanë nëpër kontinente dhe kështu kondenzohet dhe formohet shiu. Shiu mblidhet nëpër lumej e liqej dhe nëpërmes burimeve kthehet sërish në oqeane.

    Sot, edhe fëmijët e shkollave fillore e dijnë këtë fenomen, kurse në kohën e Muhammedit alejhis-selam, kjo ide e përhapur ka qenë e trajtuar më tepër si spekulim, se sa fakt i vërtetë. Mu në atë kohë Kur'ani tregoj: "A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me të godet kë do, e ja largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë, gadi se s'të merr të të parit" (Kur'an 24:43).


    Shum Ajete Kur'anore flasin për këtë të vërtetë, por ata nuk përqëndrohen vetëm aty. Ata flasin gjithashtu edhe për ndrrimin e stinëve:

    "A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhuar dhe pastaj e bënë atë të llomitur. Ska dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes." (Kur'ani 39:21)


    "Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën dhe si frikë e edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me te e ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë" (Kur'ani 30:24).


    ***********
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  21. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Dituria qe permbahet ne Kuran


    Gjithçka qe kemi pare deri tani na tregon qarte se: Kur`ani eshte nje Liber per te cilin gjithe ngjarjet e treguara ne te (apo fenomenet qe jane pershkruar ne te) jane provuar se jane te verteta. Faktet e paraqitura ne Kur`an per çeshtje shkencore apo te dhenat qe jepen ne te per te ardhmen, jane te tilla qe asnje Njeri nuk i ka ditur ne Kohen qe eshte bere shpallja e ketij Libri. Eshte e pamundur qe keto informata te kene qene te ditura krahasuar me nilevin e diturise dhe teknologjise ne ate kohe. Te gjitha keto tregojne teper qarte se Kur'ani nuk eshte Fjale e njeriut. Perkundrazi, Kurani eshte fjale e Zotit te Madheruar, Krijuesit te Gjithësisë, Atij qe mbulon çdo gje me Diturine e Tij.


    Ne nje Ajet ne Kuran, Allahu thote: "... Sikur të ishte (Kurani) prej dikujt tjetër përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie." (Kur'an, 4:82) Jo vetem qe nuk ka asnje kunderthenie ne Kur'an, por edhe çdo informate ne te shfaq/ paraqet Mrekulline e ketij Libri hyjnor çdo dite e me teper.

    Per Njeriun mbetet atehere te kapet fort tek ky Liber i shenjte i shpallur nga Zoti, dhe ta perdore ate si Udhezimin e Tij te vetem. Ne nje Ajet tjeter Kuranor thuhet: "Dhe ky eshte Libri dobi prurës, te cilin Ne e zbritëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni ashtu që të mëshiroheni." (Kur'an, 6:155)

    Ndersa ne disa Ajete te tjera, Allahu thekson: "E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë..." (Kur'an, 18:29) "Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë Këshilla. Kush don, merr mesim nga ai Kur’ani, i cili është Këshillë në flet të çmueshme, me vlerë të lartë e të ruajtur." (Kur'an, 80:11-14)


    "A është njëlloj ai që e kalon natën me adhurim, duke bërë Sexhde ose duke qëndruar në këmbë, i cili i ruhet Dënimit të botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit ( si me atë që nuk vepron kështu)? Thuaju atyre: “A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” Po vetëm të Zotët e Mendjes marrin Mësim." Kur'an, Sure Zummer, 39:9
    Flora, Qyteti Islam and Umarah like this.
  22. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    Sami Frasheri dhe Islami
    Kur flasim për Sami Frashërin menjëherë na vjen ndërmend vepra e tij madhore, që më pas do të bëhej dhe plan-programi i rilindësve tanë, “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”. Kjo gjë jo për fajin tonë, sepse deri më sot vetëm me anë të kësaj vepre është njohur ky dijetar dhe enciklopedist i madh.​

    [​IMG]
    Po të shikojmë veprat e Sami Frashërit do të gjejmë një larmi shkrimesh, duke filluar nga gjeografia, historia, filozofia etj. Jo më kot e kanë quajtur Samiun, enciklopedi lëvizëse. Sa për ilustrim përmendim këtu enciklopedinë e tij “Kamus al Alam” në gjashtë vëllime me gjithsej 4830 faqe, ku ka me mijëra njësi të veçanta historike dhe gjeografike me karakteristika të hollësishme që shumë prej tyre nuk i gjen dot diku tjetër. Samiu njihet gjithashtu edhe për temat që preku ai në shumë gjuhë të ndryshme si turqisht, arabisht, persisht, frëngjisht, greqisht etj. Ai njihet edhe si autori i romanit të parë të turqishtes moderne “Dashuria e Talatit me Fitnetin” si dhe hedhësi i themeleve për alfabetin e gjuhës turke. Por në asnjë rast nuk përmendet kontributi i Sami Frashërit që dha në fushën e islamistikës. Kjo për dy arsye kryesore: E para është se ndoshta kjo gjë është lënë pas dore me qëllim, dhe e dyta ndoshta studiuesit tanë nuk e kanë ditur një gjë të tillë! Sami Frashëri ose siç njihet në librat e tij Shemsedin Sami shkruajti dy libra në fushën e islamistikës: “Qytetërimi Islam” dhe “Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit”. Janë këta dy libra, sado modest, të cilët Samiu i shkruajti. Në fund të veprës “Qytetërimi Islam” ai na lajmëron edhe për dy libra të tjerë në këtë fushë, pikërisht: “Popujt islamë, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja” dhe “ Qytetërimi Evropian” në të cilin siç thotë Samiu do të trajtonte se qytetërimi i tanishëm evropian ka lindur nga qytetërimi islam. Për fat të keq këto dy vepra Samiu s’arriti t’i shkruante dot.​
    Arsyeja e këtij shkrimi është për ta paraqitur Sami Frashërin ndryshe si është paraqitur ai deri më sot, ku herë-herë është abuzuar me personalitetin e tij duke e quajtur edhe disa herë filozof me prirje epikurjane, si njeri kundra besimit te Zoti dhe te feja. Por, po të shikojmë këto dy libra do ta njohim Samiun e vërtetë rreth këtyre gjërave dhe do të shohim se thëniet e mësipërme janë të pabaza dhe vetëm si produkt i periudhës se realizmit socialist, që fatkeqësisht vazhdojnë edhe sot.​
    Po të shikojmë librin “Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit” do të shohim se Samiu e hap librin me falenderimet ndaj All-llahut (xh.sh.) dhe me rënien salavat mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin (a.s.), gjithashtu ai përmend edhe ajetin e Kuranit në të cilin thuhet: “E vetmja fe e pranuar tek Allahu është Islami”, gjithashtu ai në të kundërt nga vëllai i tij, Naimi, që del si bektashi hera-herës dhe panteist në të shumtën e rasteve, na del një mysliman suni. Më pas ai vazhdon: “Robi i varfër, nevojtar, Sami Frashëri thotë: Gjuha arabe është gjuhë e gjithë muslimanëve, gjuhë shkencore e përbashkët për gjithë dijetarët. Për këtë arsye e pashë të nevojshme ta shkruaj këtë doracak të shkurtër në këtë gjuhë… Me këtë doracak nuk kam për qëllim të shfaq dijen dhe fuqinë time krijuese, por dua që të jetë i dobishëm për të gjithë vëllezërit e fesë sonë. Ky doracak, Allahu e ruajtë, bën fjalë për mënyrën e përhapjes së Islamit nëpër vise të ndryshme, për jetën e popujve muslimanë, për viset ku popujt e tyre herët a vonë e pranuan Islamin…”​
    Ndërsa për sa i përket përhapjes së Islamit duke i bërë një krahasim me Krishterimin, Samiu thotë se, “Islami ndryshe nga Krishterimi në përgjithësi është hapur vetvetiu, pa përdorimin e forcës”. Kështu vazhdon Samiu edhe më poshtë duke dhënë argumente dhe kundërargumente për ata që pretendojnë se Islami është përhapur me forcë.​
    Po të shikojme librin e dytë, “Qytetërimi Islam” do të shohim një Sami me një kulturë të gjerë, i cili nuk njeh vetëm qytetërimin Islam por njeh edhe shumë qytetërime të Evropës Perëndimore dhe në këtë mënyrë ai shtron shumë çështje interesante. Në fillim të veprës Samiu jep shpjegime të mjaftueshme dhe të arsyeshme rreth dallimit të njeriut nga kafshët dhe dallimin e njerëzve midis tyre. Njeriu, thotë Samiu, ka diçka që s’e ka askush: “Mendjen dhe inteligjencën”. Po dallimin mes njerëzve nuk e bën ngjyra e lëkurës apo rroba që ka veshur, por e bën fuqia e tij mendore dhe shkencore, pra qytetërimi i tij. Për Samiun, thelbi i qytetërimit dhe masa e zhvillimit të tij, është dituria. Pas këtyre që thamë pak më lart Samiu futet në thelbin e problemit. Ai u përgjigjet shumë pyetjeve që qarkullonin me së shumti në kohën e tij: Ç’është qytetërimi Islam, fryt dhe rezultat i kujt është ai? A mund të quhet qytetërim Islam, qytetërimi arab? Si dhe sa ka ndikuar qytetërimi Islam në kulturën evropiane? A është i kufizuar qytetërimi Islam vetëm tek një popull dhe te një bashkësi etj.​
    Tezën që edhe sot shumë njerëz e ngatërrojnë qytetërimin arab me atë Islam, Samiu e shpjegon shumë mirë dhe qartë. Ai thotë se, qytetërimi Islam është fryt i fesë Islame dhe është paraqitur bashkë me paraqitjen e Islamit dhe nuk është produkt mendor dhe përpjekje e popullit arab, sepse po të ishte ashtu, arabët edhe para Islamit, thotë Samiu, do të duhej të ishin të qytetëruar si dhe ai përmend faktin se në përparimin e qytetërimit Islam marrin pjesë të gjithë popujt që e kanë përqafuar Islamin. Gjithashtu ai përmend se shumë dijetarë dhe personalitete të qytetërimit Islam janë joarabë si p.sh. Ibn Sinai është persian, Farabiu është turk, Salahudin Ejubi kurd e kështu me radhë.​
    Samiu sqaron edhe ata shkencëtarë që mendojnë se qytetërimi evropian ka lindur nga qytetërimi i lashtë grek dhe thotë se, Evropa u njoh me Platonin, Aristotelin, Ptolemeun, Euklidin, vetëm nga veprat e përkthyera nga gjuha arabe nga dijetarët islamë.​
    Qytetërimi Islam, ndryshe nga qytetërimet e tjera, ka disa karakteristika të veçanta. Ai, thotë Samiu, nuk është ndërprerë asnjëherë, ndonëse gjithmonë ka pasur përpjekje nga misionarë të ndryshëm edhe për ta zhdukur atë, kjo ndodh, thotë Samiu, sepse ai mbështetet në Fenë Islame e pikërisht në mësimet e Kuranit dhe të Traditës Profetike.​
    Për të treguar shkallën e qytetërimit islam në 8-9 shekujt e parë të paraqitjes së Islamit, Samiu, tregon për arritjet e myslimanëve në fusha të ndryshme të shkencës: në astronomi, matematikë, histori, gjeografi, në shkencat natyrore, mjekësi, filozofi, letërsi etj. Këtu ai përmend me qindra emra që kanë dhënë kontributin në fushat e mësipërme. E tillë ka qenë bota Islame në 8-9 shekujt e parë, bënin garë në dituri, shkencë, dije fetare etj., arriti puna sa në kohën e halifes së njohur Ma’mun, veprat e dijetarëve të peshoheshin me flori.​
    Këto ishin pak fjalë rreth Sami Frashërit dhe kontributit që ai ka dhënë në fushën e islamistikës. Duke mos pandehur se me këtë shkrim ne shterruam një oqean të madh, siç është edhe vetë Samiu, mendojmë se kemi hedhur dritë mbi fakte që deri më tani janë lënë pas dore, ndoshta qëllimisht, nga studiuesit tanë.​
    Zoti e di më të drejtën!​
    Autor: Namir Lapardhaja
    Nga Flora dhe Umarah më pëlqej kjo.
  23. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609
    HOXHA TAHSIN – SOKRATI SHQIPTAR !!!

    Hoxhë, Atedhetar (Rilindas…) Psikolog, Filozof, Matematicient , Astronom, Fizikant , Kimist , Biolog , Botanist , Gjeolog, Shkrimtar …!

    ishte ky HOXHA atedhetari i flaktë shqiptar!“Jemi një komb i veçantë kemi gjuhën e veçantë, prandaj duhet të jetojmë ne vehte si gjithë kombet tjera! “Hasan Tahsini lindi më 1811 në Sarandë, Shqipëri dhe vdiq më 1881, ishte rilindas, filozof, matematikan, shqiptar. Dijetar i shkallës botërore e atdhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare, përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe disa gjuhë të huaja.

    Ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore; vëzhgues dhe shkoqitës i dukurive mbi gjithësinë e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (universitet). Kështu, i ndjeri hoxhë Hasan Tahsin efendiu u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar; – atë osman, – si dhe ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore për diturinë shqiptare: Akademinë e Shkencave dhe universitetin e parë shqiptar në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, Stamboll.

    Ai ishte i pari që mbolli dhe përhapi në sulltanatin osman shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit, psikologjinë etj. Por, ishte edhe i pari që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët dhe, në historinë e ar…simit të lartë të Turqisë, si Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat sociale e ato natyrore.

    Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.I ati i tij, Osman efendi Rushiti, – njëri prej të diturve në sulltanatin osman, – ishte nga fshati Ninàt, ndërsa për vet të ndjerin h. Hasan Tahsini, në asnjë nga burimet e kohës, të gjetura deri më sot, nuk shënohen as vendlindja e as datëlindja e tij. Bashkëfshatarët: Faslli Nuri Cenia, Merso Birbil Xhafo Kasimi, Musa Shero Musa Sherifi dhe mësuesi Qemal Ismail efendi Mudêja më kanë thënë se Osman efendiu, familjen e mbante përherë pranë vetes, në vend-emërimet me detyrë dhe se të bijtë i mësonte vetë.

    Rrjedhimisht, mos-gjetja e shënuar në ndonjë dokument e vendlindjes dhe e datëlindjes. vjen nga mungesa e amëzës së shkollës fillore dhe asaj të mesme. Shemsuddin-Sami Frashëri, nxënësi i tij më i afërt shkroi, dijetari vdiq në moshën 70 vjeç, e dhënë kjo e rrumbullakosur, pa përmendur burimin ku e gjeti. Ndërsa Lemì Elbìri në “Ajllëk Ansiklopedisì”, (Nr. 51, Istambul, korrik 1948, fq. 1486), shkruan se Hasan Tahsini lindi në vitin 1813. Datëlindjen e tij s’ e përcakton me përpikëri as akademiku enciklopedist, Mahmut Kemal Inali, Ky, në veprën e vet “Son Âsër Tyrk Shairlerì”,(Vjershëtarë turq të qindvjeçarit të fundit), Cüz: X, Istambul 1970, fq. 1833, shkruan: “Tahminen 1813 (1228 H.) de Çamlëk dahilinde Filât kazasë köylerinden birinde dogdu”: (Hamendësisht lindi më 1813 (1228 H.) në njërin prej fshatrave të n/prefekturës së Filatit të Çamërisë).

    Deri kur ushtria osmane shembi shtetin gjysmë të pavarur të drejtuar nga Ali Pashë Tepelena (janar 1822), –pra, kur ai ishte rreth 10 vjeç, – qëndronte pranë të atit, me shërbim në Prévez. Nga ai vit e deri në vitin 1831 kur shembën edhe vilajetin shqiptar të Shkodrës, Tahsini qëndroi në Shkodër, ku i ati i tij qe marrë në shërbim nga Mustafa Pashë Bushati. Kjo gjë Osman Efendiun e detyroi të zbriste në Berat, ku e emëruan myfti të qarkut (Mytesarrëfllëkut). Në Ninat Hoxha Tahsini shkoi kur i vdiq i ati, ku doemos që iu desh të merrej me bujqësi, si tërë bashkëfshatarët e vet. Mirëpo, në kokën e tij vlonin gjykime të tjera. Pas rreth tre muajsh, i vëllai, hoxhë Malìqi, – që i dalloi synimet e tij, – një ditë nga ditët i tha: “Pa pse mo vllâ të ka ngënë sorra trùt e të ka marrë koka êr. Kërkon të marriç sît e tû e të veç prapa diellit. Ne kemi mâll e gjë më shumë nga të tërë. Pse do që t’u ktheç krehet e të humbeç në anë të dun-jâs?!”. Hasani iu përgjigj qetë-qetë: “U do vete për kërkim nëpër udhën e glatë për të gjetur diturì, atë që e bën njeriun njerì…Mallin e gjërin t’i kam falur, me bâr e me gjethe”. (I. D. Hoxha, “Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu”, T., 1998, fq. 13-14). M. K. I. thotë edhe: “Evvelâ babasëndan taallüm etdì. Sonra Istanbul’a geli”. (Së pari, u stërvit nga i àti, pastaj erdhi në Stamboll).

    Pra, meqë mësimet e para i pati marrë nga i ati, – kur qe drejtor arsimi në qarqe e kur ishte myfti, – vetëkuptohet se i ka munguar amëza shkollore. Prof. Gostivàras, i ndjeri Hasan Kaleshi, në veprën e vet “Kontributi i Shqiptarëve në Dituritë Islamike” (Rijàd, 1412 H (1992, fq. 70) shkruan: “Lindi më 1812”. Pleqësia e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan-Tahsini”, në një mbledhje të posaçme, pasi shqyrtoi çdo burim të shkruar dhe gojor, pranoi si të dhënën më bindëse atë të prof. H. Kaleshit. Në Stamboll ai shkoi në moshë të pjekur, ndoqi mësimet në medresenë “Fatih”. Ku, ngaqë shkëlqente, drejtori-dijetari me emër, hoxhë Mustafa ef. prej Vidìni¹– i dha edhe mësime të veçànta dhe cilësimin: “Tahsin” (I pëlqyeshëm, i lëvduar, shembullor). Andej e mbrapa u quajt me emrin e përngjitur: “Hasan-Tahsin”. Si mirënjohje dhe falënderim për mësuesin dhe vlerësuesin e vet, vdekjen e dije-dhënësit të tij, hoxhë Hasan-Tahsin efendiu e përjetësoi me këta vargje: U shkrua me lotët e Tahsìnit: vdiq dijetari filozof prej Vidìnit. Në përfundim të studimeve, Tahsinin e emëruan muderriz (mësimdhënës) të filozofisë dhe të matematikës në po atë Medresé...

    Studimet në Paris
    Kur qeveria osmane e pa të domosdoshme çeljen e universiteteve në sulltanatin osman, një nga të dy të zgjedhurit e dërguar prej saj në Paris, për t’u pajisur me dituritë e nevojshme shkencore, ishte hoxha Tahsini. Njoftimi qeveritar u shpall në fletoren zyrtare “Xheride-i Havadis”, datë 14. Xhemadi-ul-àhër 1273 H.(10.X.1857): “…Ka dalë dekret mbretëror që urdhëron të dërgohen në Paris Lartësitë e Tyre, Tahsin Efendiu dhe Selim Efendiu, dy prej myderrizëve të nderuar, për të mësuar studentët e dërguar në Paris nga zyrat e shkollat mbretërore si edhe për t’ua mësuar gjuhën e bukur turqisht nënshtetasve të krishterë të mbretërisë osmane që ndodhen në Paris. Së fundi, për të studiuar edhe ata të dy disa shkenca që do të mësohen në universitetin që është gati për t’ u hapur”. Meqë dituritë e tyre nuk mjaftonin për fillimin e studimeve atje, Selim Efendiu u kthye në detyrën e lënë të zëvendës ministrit të parë të arsimit, kurse Tahsini qëndroi në Paris dhe filloi gërmimet nëpër bibliotekat e atjeshme...
    Brenda një viti ai arriti të fitonte tërë dituritë e nevojshme dhe u regjistrua në fakultetin e shkencave të natyrës. Madje, duke vazhduar studimet në të, ndoqi si i jashtëm studimet edhe në fakultete të tjerë. Bashkëkohës të tij, në veprat e tyre, theksojnë se ai përsosi frëngjishten dhe u thellua në fizikë, matematikë, kimì, biologji, filozofì, fiziologji, botanìkë, gjeologjì, shkencat shoqërore, e sidomos në filozofì, gjithësi e yjësì e psikologjì. M. K. I. Në faqen 1834 thotë se në mbarim të universitetit, e emëruan imam të ambasadës. Vlen të përmendet se ai Parisin e vlerësoi, jo vetëm për dituritë që lëvroheshin atje, por edhe për bukuritë e pashoqe të tij, gjë të cilën ai e endi dhe e pasqyroi në këta dy vargje: Në qoftë se ke mënd dhe je i zgjuar, ore zotërì, shko në Parìs! Ata që nuk shkojnë në Paris, s’quhen se kanë ardhur në botë.


    Hapja e universitetit

    Në mesin e shkurtit 1868 Tahsini u kthye në Stamboll, në përbërjen e grupit qeveritar që shoqëroi kufomën e ish- Kryetarit të Këshillit të Lartë të sulltanatit osman, Mehmed-Fuad Pashait; ai më 11 të atij muaji vdiq në spitalin e Nisës (Francë), ku qe dërguar për shërim. Oborri dhe Porta e Lartë, Tahsinin e ngarkuan me ngritjen dhe drejtimin e universitetit, për çeljen e të cilit kishin vendosur që në vitin 1866, (Maarif Nezaret-i Teshkilat-i) dhe (Tyrk Tarih Ezxhymém Mexhmuasì, Nr. 17(94), 1927), po deri atëherë s’ishte gjetur ende njeriu i duhur. Doemos që në atë sulltanat gjendeshin plot dijetarë, mjaft të zotë, po jo “Tahsìn”. Dijetari i ndritur arriti që të gjente mësimdhënësit e aftë prej kombesh të ndryshëm, asokohe brenda sulltanatit osman: Ai, gjithashtu, ndërmjet një deti talebêsh të diplomuar nëpër medresetë osmane, zgjodhi studentët e përshtatshëm; dhe – siç dëshmon Shemsuddin-Sami Frashëri, – “ditën e caktuar, në pallatin “Nana Mbretëreshë” çeli me aq madhështi universitetin e parë në sulltanatin osman”. Në fjalimin e rastit, me zërin e tij kumbues para studentëve dhe të pranishmëve të tjerë, ai shpalli programin mësimor-shkencor që kishte parashikuar të zbatohej në atë qendër dijesh. M. K. INALI në faqen 1834 të “Son Âsër Tyrk Shairlerì” thotë se Tahsin Efendiu, veç drejtimit të universitetit, jepte edhe mësime mbi filozofinë, yjësinë, gjithësinë e pambarim të “Botës së Madhe” dhe të “Botës së Vogël” e kiminë.


    Autor: Adonis Dobraj


    Ishte Hoxha Hasan Tahsin, ai qe inicioi idete dhe projektin e bashkimit kombetar dhe shume nxenes te tij, dhe nji nga nxënësit e tij ishte edhe Ismail Bej Vlora të cilët filluan te punojne per venien në jetë të ktij projekti. Kshu i bie që hoxha Hasan Tahsin të jetë babai i kombit, titull ky që në fakt i atribuohet Ismail Beut. Pa dashur të heqim aspak meritat e padiskutueshme të Ismail Bej Vlorës, por do ishte shumë e drejtë të përmendej më shumë hoxha i nderuar , që në këtë 100 vjetor nuk po nderohet aq sa duhet babai i vertete shpirtëror i Kombit Shqiptar, hoxhë Hasan Tahsin.

    Por jo vetëm kaq por sot ndeshemi akoma me padrejtësi të mëdha siç është rasti i vetë Ismail Qemal Bej Vlorës të cilit me pa të drejtë i hiqet titulli “Bej” Askush nuk mund tja heqi Ismail Bej Vlores titullin honorifik “Bej” siç po bëjnë palaçot e politikës ashtu siç bënë para tyre fantazmat komuniste. Titulli “Bej” eshte titull që Ismail Beu e ka mbajtur gjate gjithe jetës se tij dhe askush ska të drejte tja heqi atë pas vdekjes së tij. A keni degjuar ndonjehere qe filan “Baroni apo Konti” ti hiqet titulli kont ose baron pas vdekjes se tyre ? Kjo duhet patjetër te jetë e vlefshme edhe per Ismail Qemal Bej Vlorë
    Flora, Afërdita and Qyteti Islam like this.
  24. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,938
    Pëlqej të dhënat:
    9,693
    Poenat nga trofej:
    609

    Si mund të dukej bota pa zbulimet e muslimanëve?


    Imagjinoni botën pa myslimanët ? Po, ejani ta shohim si do dukej bota pa zbulimet e myslimanëve ?

    Muslimanët i zbuluan:

    Kafenë, Kamerë, Fizikën eksperimentale, Shahun, Sapunët, Shamponin, Parfumet, Sistemet më të mira për ujitje, Bravën me kod.

    Risitë më të mëdha arkitekturore për objekte të mëdha dhe të forta (më të theksuara Katedralet gotike evropiane që përshtatën këtë teknikë dhe që ndikoi që ndërtesa të jetë më e fortë, dritaret bojëtrëndafili ,ndërtesat kubike, kulla të rrumbullakëta, etj)

    Boshtet me gunga, valvolat, Pistona, Instrumentet kirurgjike, Anestezi

    Modelin e helikopterit, Trajtimin e lisë së gjedhit, Stilografin. Sistemin e numërimit, Algjebrën, - Trigonometrinë, Kriptologjinë moderne.

    Dijetën bashkëkohore me tri vakte për ngrënie (supë mish / peshk, fruta / arra etj); Gotat e kristalit; Qilimat

    Verifikimet; Kopshte që i përdorin për bukuri dhe meditim në vend të bimëve dhe kuzhinave;

    Universitetet; Optikën; Furçën e dhëmbëve; Spitalet; Rëndësinë e Larjes dhe higjienës së trupit në shëndet;

    Busullën për marinarët; Pijet e ëmbëla; Lavjerrësin

    Kozmetikën dhe Kirurgjine plastike;
    Kaligrafin dhe përhapën nga kineztë në Evropë prodhimin e letrës dhe rrobave.

    Ishte një mysliman i cili e kuptoi se drita hyn sytë tanë, ndryshe nga grekët, të cilët mendonin ne emitojmë rrezet , dhe kështu shpiku një aparat fotografik nga ky zbulim.

    Ishte një mysliman i pari që u përpoq për të fluturuar në vitin 852, edhe pse kjo iu atribuohet Vëllezërve Wright.

    Ai ishte një mysliman me emrin e Xhabir ibn Hajjan i cili ishte i njohur si themelues i kimisë moderne. Ai transformoi alkiminë në kimi.

    Ai shpiku: distilimin, oksidimin, avullimin, dhe filtrimit.

    Ai gjithashtu zbuloi acidin sulfurik dhe nitrik.

    Një myslimani me emrin e Al-Jazari i cili është i njohur si babai i robotikës.

    Myslimani ishte edhe arkitekti i kështjellës së Henry V-së.

    Ishte mysliman ai i cili shpiku gjilpërën për të thithur katarakt nga sytë, një teknikë e përdorur ende sot.

    Ishte myslimani ai i cili në fakt zbuloi vaksinim, dhe jo Jenner dhe Pasteur.
    Perëndimorët qenë që vetëm sollën atë nga Turqia.

    Ishin myslimanët që kanë kontribuar shumë për matematikë si Algjebra dhe Trigonometria, e cila ishte importuar nëpër Evropë 300 vjet më vonë nga Fibonnaci dhe pjesa tjetër.


    Lista vazhdon ………..

    Vetëm imagjinoni një botë pa zbulimet e myslimanëve.

    Përktheu : Gentian Jetishi
    Nga Flora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.

Share This Page