Si Ta Perfitoni Zemren E Bashkeshortit Tuaj

Temat në forum 'Gruaja dhe Familja' Filluan nga Umarah, 11 Shtator 2011.

  1. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    Falenderimi i takon All-llahut,Ate e falenderojme dhe prej Tij falje dhe ndihme kerkojme.Kerkojm mbrojtje nga All-llahu prej te keqiave te vetvetes dhe te veprave tona.Ke e udhezon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe ke e largon nga rruga e vertete Ai,s'ka kush e udhezon.Deshmoj se s'ka hyjni tjeter pervec All-llahut,i Cili eshte Nje dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i Derguari i Tij.Paqja dhe meshira e All-llahut qofshin mbi te,mbi familjen dhe shoket e tij dhe mbi te gjithe ata te cilet i pasojne ata me te mira,deri ne Diten e Gjykimit.

    All-llahu,subhanehu ve teala,thote:

    "O ju qe besuat,kinie frike All-llahun me sinqeritet te vertete dhe mos vdisni,pos vetem duke qene musliman ( besimtare ) !" (Kur'an,kaptina Ali Imran ( 3 ) : 102

    "O ju njerez! Kinie frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen ( shoqen ) e saj,e prej atyre dyve u shtuan shume burra e gra ..." ( Kur'an,kaptina En-Nisa ( 4 ) : 82

    "O ju besimtare,keni frike All-llahun dhe thuani fjale te drejta.Ai ( All-llahu ) ju mundeson te beni vepra te mira,ua shlyen mekatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe te Derguarin e Tij,ka shpetuar me nje shpetim te madh. ( Kur'an, kaptina El-Bekare ( 33 ) : 70 - 71

    All-llahu,subhanehu ve teala,e ka percaktuar martesen mes njerezve per disa arsye dhe dobi te rendesishme si per individet ashtu edhe per shoqerine.Mes tjerash:

    1. T'i nenshtrohen All-llahut,subhanehu ve teala.Ai,subhanehu ve teala,thote: "Martohuni me ato gra qe ju pelqejne". (Kur'an,kaptina En-Nisa ( 4 ) : 3

    2. Ruajtja e gjinise njerezore me qellim te banuar token dhe per te adhuruar All-llahun,subhanehu ve teala.

    3. Mbrojtja e deliresise,ulja e shikimit dhe plotesimi i deshirave ne menyre te ligjshme.

    4. Ruajtja e brezit ( njerezor ).

    5. Shtimi i umetit te Muhammedit,salallahu alejhi ve selem.

    6. Mbrojtja e shoqerise nga semundjet e ndryshme morale dhe seksuale.

    Mirepo,me kalimin e kohes,per shkak te kontakteve mes vendeve dhe ndikimit te vendeve jobesimtare mbi disa shtete islame,si dhe efektit te disa ideve dhe filmave destruktiv mbi disa muslimane,problemet martesore kane filluar te shfaqen dhe te perhapen si nje zjarr i eger deri ne ate nivel saqe mbi 50% te lendeve gjyqesore kane te bejne me probleme martesore.

    Andaj,kam vendosur te jeme ne ndihme per zgjidhjen e ketij problemi te hidhur duke e shkruar kete liber,te cilin e titullova "Si ta perfitoni zemren e bashkeshortit tuaj".

    Autor: Ibrahim iben Salih el-Mahmud
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  2. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    Arsyet per shkruarjen e ketij libri

    - Shtimi i problemeve martesore.

    - Perhapja e rasteve te shkurorezimit ne shoqerine tone islame.

    - Nderhyrja e grave ne ceshtjet e burrave te tyre,dhe braktisja e disa pergjegjesive nga ana e burrave.

    - Ndikimi i muslimaneve te habitur per idete perendimore dhe filmat imoral dhe destruktiv.

    E kam pergatitur kete liber me bindje se ne te shumten e problemeve marterore shkaktar jane grate.Andaj,e lus All-llahun,subhanehu ve teala,qe me kete liber t'i ndihmoje si burrat ashtu edhe grate,gjegjesisht bashkeshortet dhe bashkeshortet.Vlen te permendet se nje grua e mencur dhe e sinqerte di si ta fitoje dashurine e bashkeshortit te saj me karakterin e saj fisnik,me metode,degjueshmeri,sjellje te mira dhe bukuri.

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,e pyeti njeren nga grate e sahabeve:

    - A je e martuar?

    - Po,-u pergjigje ajo.

    - Si sillesh me te ? - e pyeti ai,salallahu alejhi ve selem.

    - Nuk ankohem me degjueshmerine time ndaj tij,pervec asaj qe eshte jashte mundesive te mia,- u pergjigje ajo.

    - Mundohu qe ta degjosh ate,sepse ai eshte Xhenneti ose Xhehennemi yt ( nese i bindesh do te hysh ne Xhennet dhe nese nuk i bindesh do te hysh ne Xhehennem ), - i tha mepastaj Pejgamberi,salallahu aljhi ve selem". ( Transmeton Tirmidhiu,ndersa zinxhiri i transmetuesve eshte sahih ).

    Mirepo,disa bashkeshorte i trajtojne grate e tyre sikur te ishin rober ne ndonje tirani shtypes.Keta burra perdorin metoda te ndryshme per t'i fyer,torturuar,madje edhe per t'i rrahur grate e tyre.I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i miri ne vatren e tij dhe une jam me i miri nga ju ne vatren time". ( Transmeton Tirmidhiu dhe Iben Maxheja ).

    E lus All-llahun,subhanehu ve teala,te na udhezoje ne Rrugen e Tij te drejte dhe te na dhuroje lumturi ne kete bote dhe boten e Ahiretit.

    - Zoti yne! Na dhuro neve nga grate tona pasardhes qe do te jene prehje e syve tane!

    - Zoti im! Me fal mua,prinderit e mi dhe cdonjerin qe hyn ne shtepin time si besimtar,dhe te gjithe besimtaret e besimtaret!Ndersa atyre qe jane keqberes,mos ju shto tjeter vetem se shkaterrim!

    Lutja jone e fundit eshte: I tere falenderimi i takon All-llahut,Zotit te gjithe boteve!

    Shfaqja e se keqes e mekateve mbi lumturine martesore

    Nuk ka aspak dyshim se mekatet sjellin vuajtje,fatkeqesi,depresion,erresim ne te shprehur,ngurtesim te zemres dhe e transformojne lumturine ne pikellim dhe dashurin ne urrejtje.Disa dijetar te selefit kane thene : Nese i bej mekat ( nuk i nenshtrohem ) All-llahut,mund t'i ndiej pasojat ne sjelljen e gruas dhe kalit tim". ( Iben Kajimi)
    Iben Kajimi ka thene: "Mekatet kane efekt te neveritshem,te cilat e demtojne zemren dhe trupin ne kete bote dhe ne Ahiret,te cilen Vetem All-llahu,subhanehu ve teala,e di plotesisht.

    E privon njeriun nga dituria,sepse dituria eshte drite te cilen All-llahu,subhanehu ve teala,e vendos ne zemren e besimtarit,por mekatet e shuajn ate drite.

    Mekatari e ndien veten te vetmuar dhe te shkeputur nga All-llahu,subhanehu ve teala.Ai mund te posedoj kenaqesite e kesaj bote ne cdo shteg,por perseri ndihet i privuar nga gezimi dhe kenaqesia shpirtetore.Per shkak te mekateve,ai eshte shume large lumturise dhe zemra e tij eshte e vdekur.Njeriu i vdekur nuk ndien dhimbje. Andaj,njeriu i mencur eshte ai qe heqe dore nga mekatet!

    Po ashtu,mekatari e ndien veten te izoluardhe te huaj ne mesin e shokeve te tij,posacerisht ne mesin e njerezve te devotshem.Sa me i izoluar qe behet,aq me teper ndihet i shkeputur prej tyre dhe ndihmes se tyre.Edhe me keq,ai fillon te jete i afert me pasuesit e shejtanit,All-llahu e mallkofte,pasi qe fshehet nga grupi i All-llahut.Ky izolim shtohet,ndersa mekatari e humb durimin dhe deshton me gruan,femijet dhe farefisin e tij.Fillon te ndihet i vetmuar dhe i huaj!

    Te gjitha qellimet e tij behen te veshtira per t'u arritur.Dyert mbyllen para syve te tij kurdohere qe mundohet te kryej ndonje pune.Nga ana tjeter,kushdo qe ka frike All-llahun dhe i permbahet obligimeve ndaj Tij,Ai,subhanehu ve teala,i gjene rrugedalje prej cfaredo veshtiresie.All-llahu,subhanehu ve teala,shpesh siguron rrugedalje ne menyren ose nga kahjet me te papritura.Por,kush e braktis takvane ( devotshmerine ),All-llahu,subhanehu ve teala,i ben gjerat te jene te veshtira per te.

    Mekatari kupton dhe ndien erresire te vertete ne zemren e tij te ngjashme me naten me te erret.Trishtimi i mekatit per zemren eshte sikur erresira per syrin.Nenshtrimi ndaj All-llahut eshte drite,ndersa mosnenshtrimi dhe mekati eshte erresire.Sa me shume te shtohet kjo erresire,behet aq me shume i humbur ( konfuz ).Ai pastaj,behet i pavetedijshem dhe viktime e risive ( bidateve ) dhe devijimit.Behet si njeri i verbet qe ec i vetmuar ne erresiren e nates.Bile edhe me keq se kjo,erresira e tij shtohet deri sa te behet e dukshme ne sy,pastaj shtohet deri sa shfaqet ne fytyre,e cila nxihet".

    Abdullah iben Abasi,radijallahu anhu,ka thene: "Vepra e mire rrezaton ( reflekton ) shkelqim ne fytyre,drite ne zemer,begati ne jetese,fuqi ne trup dhe dashuri ne zemrat e njerezve.Mekati rrezaton ( reflekton ) erresim ne fytyre dhe ne zemer,plogeshti ne trup,mungese ( pamjaftueshmeri ) ne jetese dhe urrejtje ne zemrat e njerezve".

    Aq me teper,mekatet e shkurtojne jetegjatesine dhe e fshijne fatin ne tij apo saj.Devotshmeria e shton jetegjatesine,ndersa mungesa e devotshmerise e shkurton ate.

    Prej mekateve te cilat e kane kapluar shoqerine muslimane jane:

    - Braktisja e faljes se namazit.

    - Braktisja e dhenies se zekatit.

    - Moskryerja e haxhit per ata qe kane mundesi.

    - Pergojimi.

    - Konsumimi i pijeve dehese dhe pirja e duhanit.

    - Dalja neper tregje me veshje te pandershme dhe pa shoqerim te ndonje te afermi ( mahremi ).

    - Rritja e femijeve ne frymen perendimore.

    - Shikimi i filmave te piste dhe degjmi i muzikes.

    - Leximi i revistave te felliqura.

    - Te lejuarit e sherbyesve apo vozitesve te hyne ne shtepi pa arsye.

    - Shoqerimi me njerez te keqinj dhe te prishur.

    - Moskujdesi dhe mosdegjueshmeria ndaj burrit.

    Keto jane vetem disa shembuj te mekateve qe jane perhapur ne shoqerine tone.Prandaj,duhet qe t'i kemi frike All-llahut aq sa kemi mundesi,ashtu si thote All-llahu,subhanehu ve teala:

    " O ju qe besuat,ruane veten dhe familjen tuaj prej nje zjarri,lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret". ( Kur'an,kaptina Et-Tahrim ( 66 ) : 6
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  3. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    Degjueshmeria ndaj bashkeshortit

    Islami i ka dhene gruas te drejta si dhe obligime .Njera nga te drejtat me te rendesishme eshte ajo e burrit te saj mbi te. "Burri yt eshte Xhenneti apo Xhehennemi yt",qe don te thote,nese i bindesh atij do te hysh ne Xhennet dhe nese nuk i bindesh do te hysh ne Xhehennem.Hadithet qe do te permenden me posht jane prej atyre qe urdherojne gruan t'i bindet burrit te saj:

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Kur gruaja e zbaton pese kohet e namazit,agjeron gjate Ramazanit,e mbron nderin e saj dhe e degjon burrin e saj,ajo mund te hyj ne Xhennet nga cila dere te deshiroje". ( Transmeton Iben Hibabi,el-Bezari,Imam Ahmed ineb Hanbeli,et-Tabarani dhe el-Bani ).

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Nese gruaja vdes deri sa burri eshte i kenaqur me te,ajo do te hyje ne Xhennet". ( Transmeton Tirmidhiu ).

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Nese burri e therret gruan e tij ne shtrat ( per marredhenie intime ),kurse ajo refuzon dhe shkakton qe ai te flej i hidheruar,engjujt ( melaqet )do ta mallkojne ate deri ne mengjes".( Mutefekun alejh ).

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Po te kisha mundesine te urdheroja dike t'i perulet ( beje sexhde ) dikujt tjeter,do te urdheroja qe gruaja t'i perulet burrit te saj". ( Transmeton Tirmidhiu dhe Iben Hibani ).

    Kur i Derguari,salallahu alejhi ve selem,eshte pyetur se cila eshte gruaja me e mire,ai u pergjigje:

    "Ajo qe e kenaq ( burrin e saj ) kur ai e shikon ate,e degjon ate kur ai e urdheron,dhe qe nuk eshte kunder deshirave te tij lidhur me te apo pronen e saj duke bere dicka qe ai nuk e miraton ( pelqen )". ( Transmeton Tirmidhiu,Nesaiu dhe el-Bejhekiu).

    Zgjedhja e gruas se mire

    Gruaja e mire eshte arsyeja e lumturise ne kete bote.Ajo e ndihmon burrin e saj ta adhuroj All-llahun,subhanehu ve teala,i ofron atij qetesi shpirterore dhe paqe.I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Kjo bote ( jete ) eshte kenaqesi dhe kenaqesia me e mire e saj eshte gruaja e mire". ( Transmeton Muslimi ).

    Islami e ka urdheruar mashkullin te interesohet per gruan e tij te ardhshme. Ai duhet te sigurohet se ajo eshte grua e mire dhe e cila i zbaton te gjitha obligimet fetare. Nese gruaja nuk din asgje per Islam,ajo do te beje qe ai te duket qesharak ( i humbur ) para njerezve dhe do t'ia shkaterroj jeten. I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka insistuar qe njeriu ta zgjedh gruan e tij te ardhshme ne baze te vleresimeve fetare,ngase nje grua e tille do te jete ndihme dhe mbeshtetje per brengen me te rendesishme te nje muslimani - per fene e tij.

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Nese All-llahu e ka bekuar ndonjerin nga ju me grua te mire, Ai,subhanehu ve teala,e ka ndihmuar me gjysmen e fese,andaj duhet qe te kete frike All-llahun per gjysmen tjeter". ( Transmeton Hakimi ).

    Transmetohet nga Sa'd iben Ebu Vekasi,radijallahu anhu,i cili thote se i Derguari,salallahu aljhi ve selem,ka thene:

    "Kater gjera jane shkaktare te lumturise:Gruaja e mire,shtepia e madhe ( komode ), fqiu i mire dhe udhetimi( mjeti per udhetim ) i rehatshem.Dhe kater gjera jane shkak te vuajtjeve : Fqiu i keq,gruaja e keqe,udhetimi i mundimshem dhe shtepia e vogel". ( Transmeton Iben Hibabi ).

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Gruaja me e mire ne mesin tuaj eshte ajo qe e kenaq burrin e saj kur ai e shikon ate,e degjon ate kur ai e urdheron,dhe eshte besnike ndaj tij dhe prones se tij kur ai mungon". ( Transmeton Nesaiu,ndersa El-Iraku e ka klasifikuar sahih ).

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Gruaja martohet per kater gjera : pasurine e saj,poziten e saj familjare,bukurine dhe fene e saj. Zgjedhe fetaren,te lumte". (Mutefekun alejh ).

    Transmetohet nga Theubani,radijallahu anhu,i cili thote: "Ishim me te Derguarin,salallahu alejhi ve selem,ne nje nga udhetimet e tij kur u shpall ajeti "ata te cilet e ruajn arin e argjendin e nuk e japin per rrugen e All-llahut,lajmeroi per nje denim te dhembshem", ( Kur'an,kaptina Et-Tevbe ( 9 ) :34., njeri nga as'habet tha: "Ka zbritur lidhur me arin dhe argjendin,te dijme cila prone eshte me e mire qe ta sigurojme ate!". Ai,salallahu alejhi ve selem,u pergjigj:" Prona me e mire eshte gjuha qe e permend All-llahun,zemra qe falenderon dhe gruaja besimtare e cila e ndihmon burrin e saj ne besimin e tij". ( Transmeton Imam Ahmedi,Tirmidhiu dhe Iben Maxhe ).

    Ndihma mes gruas dhe burrit ne adhurim ndaj All-llahut,subhanehu ve teala,rezulton me mirekuptim te perbashket mes tyre.

    Bashkepunimi eshte simbol i shoqerise islame.All-llahu,subhanehu ve teala,thote:

    "Ndihmohuni mes vete ne te mira dhe ne te mbara" ( Kur'an,kaptina El-Maide ( 5 ) : 2. I Derguari salallahu alejhi ve selem,po ashtu e nxit ciftin e martuar te ndihmojne njeri-tjetrin per te arritur graden me te larte ne besim.Ai,salallahu alejhi ve selem,i nxit ata qe sinqerisht ta adhurojne All-llahun,posacerisht gjate namazeve te nates".

    Ebu Hurejra,radijallahu anhu,thote se i Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "All-llahu e meshirofte njeriun qe ngrihet naten dhe falet,dhe e zgjon gruan e tij:nese ajo refuzon,ai e sperkat me uje ne fytyre.All-llahu e meshirofte gruan e cila ngrihet naten dhe falet,e zgjon burrin e saj,nese ai refuzon,ajo e sperkat me uje ne fytyre". ( Transmeton Imam Ahmedi,Ebu Davudi,Nesaiu,Iben Maxhe,Iben Hibani dhe Hakimi ).

    Ebu Said el-Hudriu,radijallahu anhu,tregon se i Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Kur njeriu ngrihet naten e zgjon gruan e tij dhe i falin dy rekate se bashku,ata shenohen mes burrave dhe grave qe me se shumti e permendin All-llahun". ( Transmeton Ebu Davudi,Nesaiu,Iben Maxhe,Hakimi,Dhehebiu dhe El-Iraku ).

    Nje grua plake,fytyra e se ciles shkelqente me gezim dhe bukuri ishte pyetur:Cfare lloj te makiazhit perdor ti? Ajo ishte pergjigjur:

    Per buzet e mia perdori te Verteten,

    per zerin tim - permendjen e All-llahut,

    - per syte e mi - uljen e shikimit,

    per duart e mia-berjen e veprave te mira,

    - per trupin tim - sinqeritetin dhe drejtesine,

    per shpirtin tim - nenshtrimin ndaj All-llahut,dhe

    - per deshirat e mia - besimin (imanin).

    Te pershendeturit e bashkeshortit kur ai kthehet ne shtepi

    Burri del i lodhur nga vendi i punes dhe gjate rruges per ne shtepi ballafaqohet me zhurmen dhe veshtiresite e komunikacionit. Kthehet drejte "breterise" se tij,ku mund te gjeje qetesine,rehati shpirterore dhe lumturi me gruan dhe femijet e tij. Pra,si duhet gruaja e mire ta pret burrin e saj kur ai kthehet ne shtepi?

    Disa gra nuk jane ne shtepi kur burrat e tyre kthehen nga puna.Pa marre parasysh nese ajo eshte ende ne pune,tek fqinjet me shoqet e saj ose tek familja e vet,burri nuk do te ndihet i kenaqur dhe mungesa e saj do te le efekte negative ne te.

    Burri i saj do te deshironte ta gjente ate ne shtepi dhe te gjente rehati,paqe dhe qetesi.

    Mirepo,gruaja edhe mund te jete ne shtepi kur kthehet burri i saj,por ajo nuk e pershendet ne menyren e duhur. Ajo nuk tregon aspak kujdes per arritjen e tij. Me keq se kjo,ajo mund ta pret me fytyre te ngrysur,ze te zhurmshem,ankime te ndryshme apo edhe fyerje te hidhura. Kjo sjellje mund te ben qe burri te kthehet dhe mos te hyje ne shtepine e tij.

    Shembulli i meposhtem tregon per nje as'habe te te Derguarit,salallahu alejhi ve selem,se si ajo pershendetej me burrin e saj. Emri i saj eshte Ummu Sulejm.

    Djali i saj nderroi jete papritmas pas nje semundjeje te rende. Kur burri i saj,Ebu Talha,radijallahu anhu,u kthye ne shtepi,ajo nuk e njoftoi per vdekjen e djalit te tyre. Ajo se pari i solli ushqim dhe nderkohe pas nje lozjeje dhe defrimi,paten marredhenie intime,e me pas ajo e informoi per vdekjen e djalit.

    Ky eshte tregim i tyre sic transmetohet nga Imam Buhariu ne Sahih-un e tij,sipas transmetimit te Enes iben Malikut:

    "Ebu Talha kishte nje femije qe ishte i semure. Njehere derisa Talha ishte jasht,djali i tij kishte vdekur.Kur Ebu Talha u kthye ne shtepi pyeti: "Si eshte djali?". Ummu Sulejm iu pergjigj: "Eshte me i qete se kurdohere me pare".Pastaj ajo pergatiti darken per te,ai hengri darke dhe paten marredhenie intime.Pasi qe mbaruan,ajo i tha: "Varrose djalin ( ngase ka vdekur )!". Ebu Talha e fali namazin e sabahut me te Derguarin,salallahu alejhi ve selem,dhe e njoftoi se cfare u kishte ngjare atyre. I Derguari,salallahu alejhi ve selem,i tha:"All-llahu te dhasht begati ne netet tua!" ( don te thote:All-llahu te bekofte me pasardhes te mire! ). ( Sahihul Buhari ).
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  4. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    Shembulli i gruas se mire

    Ky eshte nje shembull i rralle per nje grua te mire,te cilin ( shembull ) dua qe ta permend ketu:

    Transmetohet se Shurejhi,i cili ishte gjykates,ishte takuar me Esh-Sha'biun. Ky i fundit e pyeti ate per jeten e tij ne shtepi. Shurejhi tha:

    - Nuk kam patur problem me gruan time per njezet vite.

    - Si eshte e mundur? - pyeti Sha'biu.

    - Ne naten e marteses,une e shikova gruan time dhe pashe bukuri te rralle magjepese.Pastaj i thash vetes timeuhet te marr abdes,t'i fali dy rekat namaz dhe ta falenderoj All-llahun.Kur mbarova,kuptova se ajo i ishte bashkangjitur namazit tim dhe mbaroi pasi qe mbarova dhe une .Pasi qe shkuan ata qe i kishim ftuar,iu drejtova asaj dhe u mundova qe te preke. Por ajo tha: Prit nje moment, o Ebu Umejeh ( Shurejh )! Qendro aty ku je!pastaj vazhdoi: I tere falenderimi i takon All-llahut.Ate e falenderojme,ndihme dhe falje prej Tij kerkojme.Paqja dhe meshira qofte mbi Muhammedin,salallahu alejhi ve selem.Une jam e huaj per ty dhe nuk di fare per moralin dhe sjelljen tende. Pra,me trego cka pelqen dhe une do te bej,me trego cka urren dhe une do t'i shmangem asaj ( qe urren ). Ajo avzhdoi: Patjeter te kete patur ne mesin tuaj ndonje grua te cilen do te mundej ta martosh dhe ndonje burre nga mesi i njerezve me te cilin do te mundesha te martohem,por All-llahu,subhanehu ve teala,ka kryer nje gje qe eshte percaktuar ne Diturine e Tij. All-llahu,subhanehu ve teala,te ka dhene kontroll mbi mua,pra bindju Atij,ose qendro me mua ne menyre te kuptueshme ose me liro me miresi. Kjo eshte e tera qe kisha per te thene dhe lus All-llahun qe te na fale te dyve!" - rrefeu Shurejhi.

    Me pastaj Shurejhi shtoi: "Ndjeva se kisha nevoj te theme nje hutbe,qe nuk e kisha mbajtur per nje kohe te gjate,dhe thashe: I tere falenderimi i takon All-llahut. Ate e falenderojme,prej Tij kerkojme ndihme dhe falje.Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin,salallahu alejhi ve selem. Ti ( gruaja ime )ke thene shume gjera,te cilat,nese je e qendrueshme ne to do te jesh e shperblyer,por nese deshton,ato do te behen deshmi kunder teje.Une e pelqej kete dhe kete,dhe e urrej kete dhe kete. Mund ta shperndash cfaredo vepre te mire qe e sheh dhe te mbash te fshehur cfaredo vepre te keqe qe e sheh. Ajo pastaj tha: Cka do t'ju thoje te farefisit tim qe do te na vizitojne? Une u pergjigja: Nuk dua qe farefisi yte te ndikojne ne punet e mia. Ajo tha: Cilet nga fqinjet deshiron qe te me vizitojne? Une thashe: Familja e ketij dhe e ketij jane njerez te mire dhe familja e ketij dhe ketij jane shoqerim i keq".

    Shurejhi pastaj tha: "Pata dasem te mrekullueshme dhe viti yne i pare ishte i shkelqyeshem.Ne vitin e ardhshem,perderisa une kthehesha prej gjyqit,e gjeta nje grua ne shtepine time.E pyeta gruan time: "Kush eshte kjo?". Gruaja mu pergjigj: "Eshte gjyshja yte". Gjyshja ime me shikoi dhe pyeti: "Si te duket gruaja yte?". Une thashe: "Gruaja me e mire qe mund te kete nje burre". Ajo pastaj tha: "O Ebu Umejeh,ti do te jesh ne pozite me te keqe se ajo vetem se ne dy raste,nese ajo lind femij,dhe nese i gezon te mirat tua. Betohem se burrat asnjehere nuk kane qene te goditur me ndonje te keqe me te madhe se sa me grua te prishur. Andaj diciplinoje gruan tende!".

    Njezet vite jetoj me gruan time dhe asnjehere nuk jam ankuar kunder saj,pervec se njehere,por edhe atehere une isha i padrejte ndaj saj.

    Keshtu pra duhet te jete burri,keshtu duhet te jete gruaja,dhe kshtu duhet te jete gjyshja.

    Zbukurimi per burrin

    Ne ditet tona,shume gra nuk e zbukurojne veten per burrat e tyre.Mirepo,kurdoher qe shfaqet ndonje rast tjeter,ato ulen para pasqyres per t'i rregulluar floket,veshin rrobat me te bukura dhe zbukurohen. Por,kur eshte puna per burrat e tyre,ngjane se e injorojne vetveten:i presin burrat e tyre me roobat e kuzhines,me ere te hudhres apo qepes. Mirepo,valle roli i gruas qendron qe te zbukurohet per grate tjera ne ahengje dhe kremtime te ndryshme,apo per burrat e tyre?!

    Grua e mencur eshte ajo e cila din si ta fitoj zemren e burrit te saj,qe don te thote se ajo cdohere duhet te jete e re ne jeten e tij. Nje fjale e mire eshte stoli,nje buzeqeshje e dashur eshte bukuri,aroma e mire dhe veshja e mire jane gezim,rregullimi i vazhdueshem eshte pasterti dhe adhurim,sepse ti je hyri ne kete bote dhe zonje e pallateve ne kopshtet e Parajses,inshAll-llah!

    E nderuara bashkeshorte!

    Duhet t'i mesosh nga Kur'ani principet morale te hyrive dhe ta besh cdo perpjekje per te perfituar zemren e bashkeshortit tend.

    Te drejtat e burrit mbi gruan

    Te drejtat e burrit mbi gruan e tij jane me te medha se te drejtat e saj mbi te,sepse All-llahu,subhanehu ve teala,thote: "e burrave u takon nje perparesi ndaj tyre" ( Kur'an,kaptina El-Bekare ( 2 ) : 228. ,,dhe i Derguari,salallahu alejhi ve selem,ka thene:
    "Nese do te urdheroja ndonje te perkulet para dikujt tjeter,do ta urdheroja gruan te perkulet para burrit te saj". ( Transmeton Tirmidhiu).

    I Derguari,salallahu alejhi ve selem,po ashtu ka thene:

    "Nese burri e therret gruan e tij ne shtrat ( per marredhenie intime ), kurse ajo refuzon dhe shkakton qe ai te fleje i hidheruar,engjujt ( melaqet )do ta mallkojne ate deri ne mengjes". ( Mutefekun alejhi ).

    Nje hadith tjeter qe tregon per rendesine e burrit eshte ai qe e transmeton Ebu Said el-Hudriu,radijallahu anhu,i cili thote: "Nje njeri e solli vajzen e tij te i Derguari,salallahu alejhi ve selem,dhe tha:"Bija ime refuzon te martohet". Pejgamneri,salallahu alejhi ve selem,tha: "Degjoe babain tend!" .Vajza pastaj tha: "Betohem ne All-llahun se nuk do te martohem perderisa nuk m'i tregon te drejtat e burrit mbi gruan e tij!". Pejgamberi,salallahu alejhi ve selem,iu pergjigj:

    "Te drejtat e burrit mbi gruan e tij jane qe edhte kur ne trupin e tij ka plage dhe ajo e lepine,apo kur hundet e tij pikojne mukoze deh gjak dhe ajo i gelltit ato,ajo asnjehere nuk mund t'i dale hakut burrit te saj".

    Vajza tha: "Pasha All-llahun une nuk do te martohem". I Derguari,salallahu alejhi ve selem,tha: "Mos e marto vetem se me lejen e saj!". ( Transmeton Bezariu dhe Iben Hibani ne "Sahihun"e tij ).

    Kur tezja e Hisin iben Mihsanit e permendi burrin e saj,i derguari,salallahu alejhi ve selem,i tha: "Sigurohu qe t'io bindesha tij,sepse ai eshte Xhenneti dhe Xhehennemi yt! (nese i bindesh do te hysh ne Xhennet,nese nuk i bindesh do te hysh ne Xhehennem)". ( Transmeton Tirmidhiu,Imam Ahmedi,Nesaiu dhe Hakimi ).

    Pejgamberi,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Bashkeshortet e juaja jane midis grave te Xhennetit,nese lendohen apo e lendojne dike,u afrohen burrave te tyre,i vendosin duart ne pellembat e tyre dhe thone:nuk do te flej derisa ti nuk je i kenaqur ( me mua )". (Transmeton Taverani).

    Pejgamberi,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Ekzistojne dy lloje te njerezve,namazi i te cileve nuk kalon pertej vesheve te tyre:robi i arratisur deri sa te kthehet,dhe gruaja e cila nuk i bindet burrit te saj deri sa te pendohet". ( Transmeton Hakimi dhe El-Bani ).

    I Derguari i All-llahut,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Po te urdheroja dike te ben sexhde para ndonje tjetri do te urdheroja qe grate te bejne sexhde para burrave te tyre,per shkak te drejtave te vecanta mbi ta,qe All-llahu ua ka dhene burrave. Gruaja nuk do ta shijoj embelsine e imanit perderisa nuk i permbush te drejtat e burrit te saj,madje edhe kur burri e therret per marredhenie intime kur ajo gjindet ne maje te ndonje kodrine". (Transmeton Imam Ahmedi,Iben Maxhe,Iben Hibani dhe Bejehakiu).

    Aisha,radijallahu anha,ka thene: "O ju gra! Po t'i dinit te drejtat e burrave tuaj mbi ju do ta pastronit pluhurin ne kembet e burriave tuaj me faqet tuaja". Nga hadithet e sipermendura,qarte mund t'i kuptojme te drejtat e burrave mbi grate e tyre. Prandaj,gruaja duhet ta kenaq burrin e saj si dhe t'i permbush obligimet ndaj tij. Ajo duhet te sjell lumturi ne jeten e tij dhe nuk duhet te jete arogante e ta ngrit zerin e saj,sic veprojne disa gra te dobeta.

    Gruaja duhet cdohere ta respektoj burrin e saj dhe mos t'ia prish gezimin dhe jeten e tij.Ajo duhet ta degjoj ate kur ai flet dhe nuk duhet qe ta kundershtoje. Nuk duhet qe te refuzoj nese burri i saj e therret per maredhenie intime. Ajo duhet te jete e angazhuar ne pasterti dhe ta beje veten terheqese per burrin e saj,te kujdeset per familjen dhe te afermit e tij. Burri nga ana tjeter,duhet te jete i sinqerte ne moral dhe ne sjelljet e tij.

    Ajo nuk duhet te agjeroj vullnetarisht,pos nese burri e lejon,nuk duhet te lejoje te hyje dikush brenda pa lejen e tij,nuk duhet ta leshoj shtepine pa miratimin e tij,dhe duhet qe te kujdeset per te dhe te ofroj edukim islam per femijet.

    Shejhul Islam Iben Tejmiu ka thene: "Gruaja ne shtepine e burrit te saj eshte sikur peng dhe robereshe.Nuk ka te drejte te dal jasht shtepise pa lejen e tij,madje edhe nese prinderit e saj e urdherojne ate. Ky eshte mendimi i perbashket i shumices se dijetareve. Dhe,nese burri i saj vendos qe te shperngulet ne nje vend tjeter,pasi t'i kete permbushur te gjitha obligimet fetare ndaj gruas se tij,por i ati i saj e kundershton,ajo duhet t'i degjoj prinderit,por duhet qe te shkoj me burrin e saj.Ne kete rast,prinderit kane lajthitur ( bejne mekat ), ngase ata nuk kane te drejte ta urdherojne bijen e tyre ne mosbindje ndaj burrit te saj. Po ashtu,ajo nuk duhet ta degjoj nenen e saj nese ajo kerkon qe ajo ta shkurorezoje burrin e vet ose ta zemeroje derisa ai ta shkurorezoje ate,duke tepruar ne kerkim te perkrahjes,veshembathjes dhe te mehrit ( dhurata e niqahut ). Nese burri i nenshtrohet All-llahut,subhanehu ve teala,dhe e trajton gruan e tij me dashuri dhe miresi,gruaja ne asnje menyre nuk duhet qe te pranoje urdherat nga prinderit e saj".

    Transmetohet nga Theubani,radijallahu anhu,se i Derguari i All-llahut,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Nese gruaja i kerkon burrit te saj shkurorezim duke mos patur arsye te forte,aroma e Xhennetit do te jete e ndaluar per te". (Transmeton Ebu Davudi,Tirmidhiu,Nesaiu dhe Ebu Hatimi ne "Sahihun" e tij).


    Megjithate,nese prinderit e saj e urdherojne qe t'i bindet All-llahut,subhanehu ve teala,dhe Pejgamberit,salallahu alejhi ve selem,ne kryerjen e namazeve ne kohet e caktuara,duke ia thene te verteten,duke ia plotesuar te drejtat e saj dhe duke mos i harxhuar parat e saj me pakujdesi,atehere ajo duhet t'i respektoje dhe t'i degjoje ata.Pos kesaj,nese burri i saj kerkon nga ajo qe te kryej ndonje veper qe All-llahu,subhanehu ve teala,e ka ndaluar,ose e ndalon ne ate qe All-llahu,subhanehu ve teala,e ka urdheruar,atehere ajo nuk duhet ta degjoje ate,sepse Pejgamberi,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "( Besimtari ) Nuk duhet t'i bindet krijeses kur perfshin mosbindje ndaj Krijuesit". ( Transmeton Tirmidhiu ).

    Nese nje mbret e urdheron njerin nga sherbyesit e tij ne mosbindje ndaj All-llahut,ai nuk duhet ta degjoj ate,si pra atehere mundet qe gruaja t'i bindet burrit ose njerit prej prinderve te saj duke mos iu bindur All-llahut? Te gjitha gjerat e mira jane nga All-llahu,subhanehu ve teala,dhe i Derguari i Tij,salallahu alejhi ve selem,dhe te gjitha te keqijat burojne nga mosbindja ndaj All-llahut,subhanehu ve teala,dhe Lajmetarit te Tij,salallahu alejhi ve selem". ( "Feta'va" - Shejhul Islam Iben Tejmiu, Vell.32, f . 262 - 264) .
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  5. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    Pyetje dhe pergjigje te rendesishme

    Pyetja: Cila eshte gruaja me e bukur?

    Pergjigje: Bukuri e vertet eshte ajo e shpirtit,edukates dhe vlerave morale.Cdo grua ka nje pjese te bukurise,dhe ajo duhet te kujdeset dhe ta mbroje ate.Megjithese,edhe bukuria e trupit dhe fytyres mund te kete efekt te perkohshem,ajo asnjehere nuk mund te arrije nivelin e bukurise shpirterore ne shkelqimin dhe perhershmerine e saj madheshtore.

    Pyetje: Cila eshte gruaja me e lumtur?

    Pergjgije: Gruaja me e lumtur eshte ajo e cila cfaq dashuri ndaj krijesave njerezore.Kjo dashuri e ka ndricuar shpirtin e saj me bukuri,dhembshuri dhe pranver te perheshme,dashuri dhe nenshtrim ndaj Krijuesit te saj.

    Pyetja: Cila eshte gruaja me e keqe ( fatkeqe )?

    Pergjigja: Gruaja me e keqe eshte ajo e cila e braktise femerin e saj dhe mendon se liria eshte rruga me e shkurt drejt zemres se mashkullit,ndersa kjo liri e pakufizuar e shtremberon imazhin dhe e shkund poziten e saj ne zemren e tij.Grua fatkeqe eshte ajo e cila harxhon te holla em pakujdesi,adhuron modat e huaja,e humb veten ne fame dhe syefaqesi.

    Pyetje: Nese gruaja e don burrin e saj,por me vone i kupton disa aspekte negative ne karakterin e tij te cilat nuk perputhen me temperamentin dhe qellimin e saj ne jete,si duhet te veproj ajo?

    Pergjigje: Ne kete situate,kjo grua duhet t'i tregoje aftesite e saja ne zgjidhjen e problemit me durim,vecanerisht nese e ka siguruar besimin dhe dashurin e tij.Dashuria lind dashuri,dhe eshte menyra me e shkelqyeshme per zgjedhjen e ndonje problemi.Nje dijetar njehere ka thene:"Dashuria mund t'i mposhte shpirterat e vrazhde dhe mund te rrenoj themele.Andaj,varet nga ne qe te dime si ta perdorim dhe si ta kuptojme dashurine".

    Me buzeqeshjen e bukur qe e shfaq ne fytyre,gruaja mund ta perfitoj zemren e burrit te saj dhe te sjell lumturi ne jeten e tij.Kjo ka efekt te madh mbi te dhe mund te arrij shume.Lumturia bashkeshortore nuk eshte vetem pergjegjesi e burrit,por edhe e gruas.Me mencuri,urtesi dhe dashuri,shume gra kane korrur suksese ne permiresimin e burrave te tyre.

    Pyetja: Cilat jane shenjat dhe cilesite e gruas besimtare?

    Pergjigja: Per gruan besimtare,Islami eshte menyr e jetes,ndersa Kur'ani eshte drita e saj. Ajo ka frike All-llahun,subhanehu ve teala,dhe permbahet nga deshirat dhe terheqja e kesaj bote. E di se All-llahu e ka krijuar ate per te lindur udheheqes te kesaj bote.

    Pyetja: Si mundet gruaja ta beje te lumtur bashkeshortin e saj?

    Pergjigja: Gruaja ka rol te rendesishem per te bere burrin e saj te lumtur dhe per ta mbrojtur nga joshja dhe terheqja jashta shtepis se saj.Ajo duhet te mposhte cdo sfide.Grua e mencur eshte ajo e cila ben qe burri i saj ta shikoj vetem ate dhe cdo gje e pershtat ne dobine e saj.Grua e sukseshme eshte ajo e cila din se cfare deshiron burri i saj dhe cilat rroba,ngjyre te rrobave apo makijazh e terheq ate.

    Gabimi me i keq qe mund ta bej nje grua eshte pakujdesia ene veshembathje dhe zbukurim,vecanerisht kur burri i saj kthehet nga puna,kurse asaj ende i vjen era nga kuzhina dhe floket nuk i ka te rregulluara.

    Andaj,nuk duhet te befasohemi kur burri e neglizhon gruan e tij te bukur dhe shikon ne gra te huaja,dhe ndonje grua qe eshte shume me pak e bukur e fiton zemren dhe dashurine e tij.Bashkeshortja eshte pergjegjese per lumturine apo per vuajtjen ne jeten bashkeshortore.

    I keshillojme grate te kujdesen per pamjen dhe bukurin e tyre ne shtepi. Nuk duhet qe t'i pershendetin burrat e tyre me ankime te vazhdueshme. Ato duhet te pergatisin ambient te rehatshem duke e ulur zhurmen e femijeve,te kundermojne arome te mire dhe t'i befasojne me gjellerat qe ata i pelqejne.Thene shkurt,gruaja duhet ta shnderroje shtepine ne parajs per burrin e saj.

    Disa keshilla te dobishme

    ( Shejh Ahmed el-Hisin ) Umameh bint El-Harith Taghlibija ishte nje dner zonjat me te respektuara te Arabise. Ajo ishte e njohur per moralin dhe keshillat e saj. Kur bija e saj.Iljas bint Auf u martua per mbretin e Kindit,El-Harith iben Amer,dhe kur ishte agti per te filluar jeten e saj te re ajo i dha disa keshilla te cmuara.

    Umameh bint El-Harith i tha bijes se vet:

    "Oj bija ime,nese dikush nuk pranon keshilla per shkak te vlerave morale dhe prejardhjes fisnike une nuk do te bezdis te te keshilloj,por kjo eshte perkujtim per ate qe mendon dhe qortim per ate qe eshte neglizhent.

    Oj vajza ime!

    Nese gruaja nuk do te kishte nevoje per burrin per shkak te pasurise se babait te saj,une do te isha me e pasura nga te gjithe njerezit,mirepo ne jemi te krijuara per meshkujt,ashtu sic ata jane krijuar per ne.

    Bija ime!

    Tani do te ndahesh nga shtepia ne te cilen je rritur dhe do te shperngulesh ne nje cerdhe tjeter qe nuk e din dhe burr te cilin nuk e njeh.Tani do te jesh nen kontrollin e burrit,pra ndaj tij duhet te sillesh si robereshe dhe ai do te behet robi yt.Mbaji mend dhjete keshilla dhe burri yte do te jete i yti pegjithmone.

    E para dhe e dyta: Shoqerim te mire dhe degjueshmeri,sepse aty qendron lumturia e zemres,bindja dhe kenaqesia e Krijuesit.

    E treta dhe e katerta: Asnjehere mos vepro dic qe nuk i pelqen atij,dhe cdohere perdor parfym me ere te mire.Duhesh ta dish bija ime se kuhli ( syrmeja - qe perdoret si zbukurim dhe mjekim te syve ) eshte bukuria me e shkelqyeshme,ndersa uji eshte gjeja me e mire per pasterti.

    E pesta dhe e gjashta: Asnjehere mos u ben e pakujdeshme kur ai eshte i uritur dhe mos e prish gumin e tij.

    E shtata dhe e teta: Kujdesu per shtepine,te hollat dhe femijet e tij.

    E nenta dhe e dhejta: Kurr mos i zbulo sekretet e tij dhe asnjehere mos u bej e padegjueshme ndaj urdherave te tij,sepse nese ia zbulon sekretet do te jesh e paafte ta rikthesh besimin e tij,dhe nese nuk i degjon urdherat e tij do ta ngjallish zemerimin e tij.Aq me shume,asnjehere mos shfaq gezim ne vuajtjet e tij e s pikellim ne gezimin e tij,sepse e para eshte munges e vemndjes ndaj burrit tend,ndersa kjo e fundit eshte mosrespektim.

    Sa me shume ta respektosh ate,aq me teper do jet i dashur me ty dhe sa me shume qe pajtohesh em te aq me gjate do te qendroje me ty

    Duhet ta dish,bija ime,se nuk ke mundesi ta arrish kete vetem se nese iu jep perparesi kenaqesive te tij prpara kenaqesive tua deh deshirave te tij perpara deshirave tuane ate qe e pelqen apo ne ate qe e urren.

    E lus All-llahun,subhanehu ve teala,te te udhezoj dhe te dhuroj lumturi! All-llahu qoft me ty!
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  6. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    2 ) Nena e keshillon bijen e saj naten e marteses duke i thene:

    Mos u be e pakujdeshme per pastertine e trupit,sepse pastertia e trupit te sjell shkelqim ne fytyre dhe dashuri per burrin tend,i parandalon semundjet dhe ta forcon trupin per punet e perditshme.Zakonisht,njerezit largohen nga gruaja te ciles i vjen ere e keqe.Dhe duhesh ta takosh burrin tend me buzeqeshje,ngase dashuria eshte si nje trup,shpirti i te cilit eshte buzeqeshja. ( Sheih Muhammed Islamik: "Aufat el Hixhab", vell. 2 ).

    ( 3 ) Nje grua e kohes se sotme e keshilloi vajzen e saj me fjale:

    Ti je bere gati per te filluar nje jete te re,e cila eshte e ndryshme nga ajo qe je rritur.Jete ne te cilen nuk do ta kesh babane,nenen,motrat dhe vellezerit.Do te behesh gruaja e njeriut i cili nuk deshiron te te ndaje me asgje,madje as me te afermit tu.

    Per te duhesh te jesh grua dhe nene;bere qe te ndihet se ti je gjithcka ne jeten e tij.Mbaje mend se mashkulli eshte si nje femij i ritur;fjala me e lehte e thene me embelsi mund ta beje te lumtur.Asnjehere mos lejo te ndihet se me martesen tende te ka bere te humbesh familjen dhe te afermit tu,sepse edhe ai ka lene familjen per ty.Kuptohet,gruas i mungon dashuria e familjes dhe ngrohtesia e shtepise ne te cilen eshte rritur.

    Bija ime!

    Kjo eshte jeta dhe ardhmeria yte,familja yte e re te cilen do ta krijosh bashk me burrin tend.Nuk kerkoj qe ta harrosh nenen,babane,vellezerit dhe motrat,ngase ata asnjehere nuk do te harrojne ty.Gjithcka qe deshiroj eshte qe ta duash dhe te jetosh me burrin tend dhe te ndihesh e lumtur me te. ( Nga libri "Tuhfat el Arous" ).

    ( 4 ) Muhammed iben Abdus-Selam el-Hushani e keshilloi djalin e tij:

    Ke kujdes me cfare grua martohesh,ngase:fjala e saj eshte kercenim dhe zeri i saj eshte i vrullshem.I injoron veprat tua te mira dhe i zbulon ata te keqijat.Te injoron ne veshtiresine me te madhe,nuk shpreh dhembshuri dhe nuk i ka frik burrit te saj.Nese burri vjen ne shtepi,ajo del jashte dhe nese ai del jashte,ajo hyn brenda.Nese ai qeshet,ajo qane,e nese ai qane,ajo qeshet.Nese ai e shkurorezon ate ka frike mos ta hidheroje All-llahun.Nuk i jep perkrahje burrit te saj,nuk kenaqet me hisen e saj dhe e harxhon edhe hisen e njerezve te tjere,e kundershton cdonjerin,eshte e zhurmshme,uzurpuese,e pakendshme dhe e neveritshme.Shtepia e saj eshte si nje grumbell plehrash.Ajo vajton edhe kur eshte fajtore,madje behet deshmitare edhe kur mungon.Nuk e flet te verteten dhe gjithnje e shfaq imoralitetin e saj.

    Prapa cdo burri te sukseshem qendron nje grua e mencur

    Zubejr iben El-Avami,radijallahu anhu,njeri nga as'habet e te Derguarit,salallahu alejhi ve selem,ishte rritur nga nena e tij,Safija,e bija e Abdul-Mutalibit.Ai i trashegoi qendrimet dhe prirjet e saj natyrore.Ndersa tre djemt e tij,Abdullah iben Zubejri,El-Mundhiri dhe Urveja,u rriten ne prehrin e nenes se tyre,Esmes,bijes se Ebu Beker es-Sidikut,radijallahu anhu.Qe te tre dhane kontribut te cmueshem per Islamin.

    Muavi iben Ebu Sufjan,radijallahu anhu,nga nena e tij,Hindi,bija e Utbes,trashegoi tipare me shume se nga i ati i tij.Kur Muavi edne ishte foshnje,Hindin e kishin pyetur: "Nese jeton,do t'i udheheq njerezit e tij",ndersa ajo kishte thene: "Une dua qe ta udheheqe tere boten".

    Sufjan eth-Theuri po ashtu ishte rritur nga nena e tij.Transmetohet nga Vakiu dhe Imam Ahmed iben Hanbeli se: "Nena e Sufjanit i tha djalit te saj: 'O biri im!Kerko dituri,ndesa une do t'u dal balle te gjitha nevojave tua'".

    Ajo,All-llahu e meshirofte,punonte me duart e saj aq shume vetem se djali i saj ta kushtoje tere kohen ne dituri dhe mesim.

    Tregimi per dy grate

    Ky eshte nje krahasim midis dy bashkeshorteve;te dyja te martuara dhe ne shtepi te ndryshme.

    Gruaja e pare:

    Ajo e fale namazin e sabahut dhe pastaj e pergatit mengjesin per burrin dhe femijet e saj.

    Gruaja e dyte:

    Ajo e fale namazin e sabahut pak para kalimit te kohes se caktuar dhe avzhdon te fleje perseri.

    Gruaja e pare:

    Pasi qe kane ngrene mengjes,i pergatit femijet per ne shkolle dhe e percjell burrin e saj ne pune,ne menyre te qete dhe te rehatshme.

    Gruaja e dyte:

    Zgjohet vone dhe godet vajzen e saj,ngase ajo nuk i ka krehur floket.I bertet djalit,sepse ai ende qendron ne shtrat duke fjetur.Keshtu,te gjithe qe jane ne shtepi fillojne te bertasin dhe te ulurojne.Pastaj,zgjohet edhe burri dhe del nga shtepia perplot brenga dhe pa ngrene mengjes.Gjate rruges,ndalon ne ndonje kafene per te ngrene dic ne shpejtesi,si rezultat,ne pune arrin me vones dhe keshtu punet e muslimaneve gjithnje ngecin prapa.

    Gruaja e pare:

    Posa femijet ikin per ne shkolle dhe burri i saj per ne pune,ajo pushon afersisht nje ore dhe pastaj i perserit kaptinat e Kur'anit te cilat i meson permendesh dhe degjon nje ligjerate islame.Me vone,fillon me punet e shtepise dhe pergatit dic per femijet para se te kthehen nga shkolla.Pastaj,e pergatit dreken.

    Gruaja e dyte:

    Posa femijet i ikin per ne shkolle dhe burri i saj per ne pune,ajo i kthehet shtratit dhe flen deri ne mesdite.Pasi zgjohet,i viziton fqinjet.Kur kthehen femijet nga shkolla nuk mund ta gjejne ne shtepi,sepse ajo akoma eshte duke biseduar me fqinjet.Me te kthyer ne shtepi fillon zhurma.Pastaj me shpejtesi pergatit dic per femijet.

    Guraja e pare:

    Qendron ne pragun e deres per ta mirepritur burrin e saj me buzeqeshje te kendshme ne fytyren e saj,me rroba te bukura dhe parfym terheqes.Pastaj e shtron dreken,me pas ia rregullon dhomen qe te mer nje sy gjume dhe te pushoj pak.I merr femijet ne dhomen tjeter dhe iu ndihmon ne kryerjene detyrave te shtepise.

    Gruaja e dyte:

    Burri kthehet ne shtepi ne kerkim te qetesise dhe rehatise,per fat te keq,i sheh kepucet dhe rrobat e femijeve te hudhura kudo neper dhome.Gruaja e tij e pret me fytyre te ngrisur,me rrobat e kuzhines dhe ende i vjen era qepe.Dreka eshte gati,por pas nje pritjeje te gjate.Burri mundohet te pushoj,por nuk mundet te gjeje vend te qete.

    Gruaja e pare:

    Pas namzit te ikindise,ajo pastron shtepine dhe i ndrron rrobat e femijeve.Pastaje pergatit dhe veten ne rast se burri deshiron te shkojne ne vizit tek ndonje i aferm.Femijet lozin me te atin e tyre i cili eshte i kenaqur kur i shehf emijet te paster dhe te veshur me rroba te bukura.

    Gruaja e dyte:

    Pas drekes,flene perseri.Fqinjet e saj e zgjojne nga gjumi per te vazhduar biseden.Nuk kujdeset fare per rregullsine ne shtepi dhe papastertine e femijeve te saj.

    Gruaja e pare:

    Pas namazit te akshamit dhe jacise,ulet me femijet per t'ua mesuar disa sure te shkurtera nga Kur'ani dhe adhkare (lutje) te Pejgamberit,salallahu alejhi ve selem.Me vone,i urdheron qe t'i perserisin mesimet,dhe fillon ta pergatit darken.Pas darkes femijet lozin nje ore dhe pastaj shkojne ne shtreterit e tyre per te fjetur.Ajo apstaj vishet me rroba te bukura,stoliset dhe hyne ne dhomen e fjetjes per te biseduar me burrin e saj.Flejne te kenaqur dhe te lumtur.

    Gruaja e dyte:

    Pas namazit te akshamit dhe jacise,femijet nuk ndalen me lojrtat dhe zhurmen e tyre,deri ne ora nje te mengjesit,para se te flejne.Burri nuk mund t'i mbylle syte per shkak te zhurmes se madhe.Gruaja shkon ne shtrat e lodhur dhe nuk kujdeset per burrin e saj.

    Cka mendoni per keto dy gra?!

    Rremuje dhe telashe

    Burri kthehet ne shtepi dhe e gjene ate te gjendje te neveritshme.Tere diten femijet kane lozur me lojrat e tyre;lodrat dhe rrobat e tyre te shperndara ne cdo skaj te dhomes.Femijet te veshur me rroba te ndotura me ere te keqe,ndersa gruaja me shikim te hidheruar dhe disponim te keq.

    Ai kerkon te haje dreke,por akoma nuk eshte gati.Dreka behet gati pas shume telasheve dhe ai shkon ne dhome per te pushuar.Mirepo,shtrati nuk eshte rregulluar;shisheja e bebes ne jastekun e tij,biskotat ne qilim e cka jo me keq.Burri i ngrate mundohet te gjeje rehati,ndersa gruaja e injoron ate.

    Cka mund te beje ky njeri i mjere?
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  7. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    Edukimi i femijeve

    Nje nder obligimet me te rendesishme te gruas,nese ajo deshiron ta perfitoje zemren e bashkeshortit te saj dhe te arrij kenaqesine e tij,eshe edukimi i femijeve ne frymen islame.Ajo duhet t'ua mbjelle atyre dashurine ndaj All-llahut,subhanehu ve teala,dhe te Derguarit te Tij,salallahu alejhi ve selem,dhe t'i rrite ata duke e njohur fene e vertete Islame.

    Femiju eshte si radar,ai kap cdo gje qe e degjon dhe sheh para tij.Nese nena e tij eshte e ndershme,e sinqerte,e matur dhe e guximshme,atehere femiu do te rritet ne ambient te shendoshe dhe te respektueshem.Mirepo,nese nena e humb rrugen dhe ne vete barte principe imorale dhe te prishura,femiu do t'i trashegoje nga ajo keto kualitete te liga.Edhe pse femiu lind i apster ne fitreh ( Islam ),prinderit duhet ta udhezojne ne rrugen e vertete islame dhe t'ia mesojne besimin e vertete;perndryshe nese nuk kane kujdes per edukimin e tij,ai do te udhehiqet ne kahjet e gabuara.Me te drejte i Derguari i All-llahut,salallahu alejhi ve selem,ka thene:
    "Foshnja lind ne el-fitreh ( ne Islam ),por pastaj prinderit e tij e bejne jehud,krishter ose zjarreputist". (Transmeton,Buhariu,nen autorizimin e Ebu Hurejres).

    Imam Gazaliu ka perpiluar kete liste te synimeve ne te edukuarit islam.

    - T'u mesojme Kur'anin,biografine e pejgambereve,te derguarve dhe sherijatin.

    - Te mesohen ne degjueshmeri ndaj prinderve dhe respekt per mesimdhenesit e tyre dhe per me te moshuarit.

    - Largimi nga shoqeria e keqe,sepse sjellja dhe vyrtitet barten me ane te imitimit.

    - T'u jipen lavdata dhe shperblime publikisht nese kryejn ndonje veper te mire,ndersa qortimi te behet ne menyre private,e jo t'u hiqet veshi publikisht,vecanerisht para shokeve te tyre.Po ashtu duhet te mesohen qe te jene modest.

    - Te mesohen qe te jene te qendrueshem dhe durueshem.

    - Te mesohen te jetojne edhe ne veshtiresi e mos te mesohen qe te jetojne vetem ne rehati dhe pakujdesi.

    - Te ndalohen nga fyerjet,sharjet dhe fjalet e kota.

    - T'u terhiqet verejtja kunder veprave te keqija dhe mekateve,sic ajne vjedhja,pabesia,fjalori i pahijshem dhe fitimet e ndaluara.

    - T'u mundesohet te praktikojne ndonje ushtrim fizik,por jo vetem pas kryerjes se edukimit dhe detyrave islame.

    - Te edukohen dhe te shfaqet kujdes i plote per femijet qe nga lindja,deri sa shpirti i tyre eshte ende i paster dhe i fresket,ngase cdo gje qe i mesohet femiut gdhendet ne mendjen e tij,qofte per te mire apo per te keq. ( Shejh Ahmed el-Hisin,"El-Mar'ah el Muslimah Amma e Tahadijat" ).

    Keshille e sinqerte

    Kjo keshille ne vete ngerthen disa mesime te cmuara:

    Moter e nderuar!

    Islami te ka nderuar dhe te ka dhene te drejta dhe obligime,te cilat asnje grua ne asnje kohe apo vend nuk i ka arritur me pare.Keto te drejta dhe obligime jane te pakrahasueshme ne cdo civilizim njerezor.

    Moter e respektuar!

    Te eshte dhene mundesia te jesh krenare me kete fe ( Islamin ),behu e qendrueshme ne mesimet e kesaj feje,ngase jane rruga e vetme drejt lumturise sate ne kete bote dhe ne boten e ardhshme.

    Andaj,per t'i ditur te gjitha te drejtat tua qe Islami t'i ka dhene ty,duhet te perpiqesh t'i mesosh keto te drejta ne thellesi dhe plotesisht.Kjo do te mundesoje qe te shohesh qart se kjo fe e mrekullueshme te ka dhuruar shume me teper se ajo qe disa gra muslimane,te cilat ajne zhytur ne ndikimin e kultures perendimore mundohen ta paraqesin diteve te sotme.Keta musliman te modernuar shtyhen te besojne se gruaja muslimane nuk ka te drejta;dhe pikerisht ky eshte shkaku qe ata gabimisht manipulohen gjoja per te drejtat e tyre,e cila nuk ka rrenje ne shoqerine tone te paster islame.

    Moter ne Islam!

    Je duke jetuar nen flamurin e Islamit,feja e cila eshte e persosur dhe qe i perfshin te gjitha sferat e jetes.Ti je e respektuar,dhe me ligjet e kesaj feje je e mbrojtur plotesisht.Mgjashem,duhet te bartish personalitetin tend qe eshte i ndryshem nga jobesimtaret.Me respektimin e urdherave dhe ligjeve te All-llahut,subhanehu ve teala,do te behesh shembulltyre dhe pasqyre qe shkelqen devotshmerine e nje gruaje muslimane.Me vlerat tua morale dhe sjelljen tende te ndershme,do te jesh shembulli me i mire per sinqeritet,deliresi dhe pasterti.

    Moter e nderuar!

    Mos i lejo vetes te mashtrohesh nga terheqja e kesaj bote,nga traditat dhe civilizimi i Perendimit.Ngase,nese i pason keto do te kesh perfundim te deshtuar.Duhet te dish cka eshte e mire dhe e keqe per ty.Shmangu nga shembulli i grave te cilat nuk e perfillin besimin dhe vlerat morale islame.

    Moter me vlere!

    Dije se Islami ta ka ndricuar mendjen,andaj mos u be pre e principeve dhe besimit te ndonje gruaje tjeter qe jane ne kundershtim me vlerat dhe besimin tend.Perqendrohu ne fene dhe moralin tend,sepse ti je ne rrugen e vertete e te tjeret jane ne rrugen e lajthitjes.Aq me teper,behu durimtare kur ballafaqohesh me kritikat dhe gjykimet e njerezve te devijuar dhe te felliqur.Lufta mes te vertetes dhe te kotes,mes te mires dhe te keqes,dhe mes njerezve te devotshem dhe te lige do te vazhdoje deri ne Diten e Ringjalljes.

    Me ecurine tende ne Rrugen e Vertete dhe me sjelljen tende te mire,do te sigurosh shoqeri te shendoshe dhe gjenerata te respektuara,te cilat do t'i dine obligimet ndaj All-llahut dhe shoqerise.

    Moter e cmuar!

    Ti je e vetmja qe ke mundesine ta shnderosh shtepine ne shkolle,ne te cilen femijet do te mesojne cdo gje qe eshte e mire dhe e bukur.

    Perpiqu qe te ngritesh gjenerata me vlera dhe moral te palekundur.Mos ia jep femiut tend ndonje kujdestareje jomuslimane apo t'i dergosh ata ne ndonje shkolle joislame.Ngase nese vepron keshtu,me qellim apo pa qellim,do te ndihmosh ne drejtimin e tyre kah ndonje fe apo besim tjeter te ndryshem nga ai i prinderve te tyre.

    Moter e respektuar!

    Mos u be pergjegjese per devijimin dhe joudhezimin e femijeve tu,sepse nuk ka fe tjeter te pranuar te All-llahu,subhanehu ve teala,pervec Islamit.

    Nuk duhet te rrezikosh dhe t'i dergosh femijet ne shkollen e armiqeve tu,atje ku nuk perfillet edukata islame.Heret e vone,do te ballafaqohesh me femije te cilet jane shpirterisht apo intelektualisht te lidhur per mesimdhenesit e tyre jomuslimane.Do te trashegojne tradita,principe dhe vlera te ndryshme.As qe duhet te te shkoje ndermend se mesuesi jobesimtar apo shkolla joislame do t'u ofroje femijeve tu edukim islam.

    Moter e nderuar!

    Pejgamberi,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Asnje nga ju nuk e ka besimin e plote perderisa nuk deshiron per vellain e tij(musliman)ate qe deshiron per vete".

    Andaj,shpresoj se do te jesh e bindur ndaj urdherave te All-llahut,subhanehu ve teala,ne te gjitha aspektet e jetes,dhe se do t'i shmangesh cdo gjeje qe e hidheron Ate,subhanehu ve teala.

    Vetem ne kete menyre,do te arrish lumturine ne kete bote dhe ne boten e ardhshme
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  8. Umarah

    Umarah

    i bashkuar:
    14 Gusht 2011
    Mesazhe:
    1,291
    Pëlqej të dhënat:
    3,146
    Poenat nga trofej:
    609
    Si ta perfitoni zemren e bashkeshortit tuaj

    Cdo grua muslimane qe i respekton principet dhe vlerat islame din si ta perfitoj zemren e burrit te saj.Pikat ne vijim jane disa nga arsyet me te rendesishme per te perfituar zemren e burrit tuaj:

    - Bindja ndaj All-llahut,subhanehu ve teala.

    - Largimi nga mekatet.

    - Degjueshmeria dhe sjellja e mire ndaj bashkeshortit.

    - Edukimi islam i femijeve.

    - Mirepritja e burrit me buzeqeshje dhe pergatitja e ambientit te pershtatshem per te.

    - Shfaqja e dashurise dhe respektit ndaj tij.

    - Respekti per te afermit e tij,posacerisht per prinderit.

    - Sjellja dhe morali i mire ndaj burrit,sepse morali eshte bukuri.Eshte me te vertete mjerim kur i sheh disa gra muslimane pa asnje vlere morale.E ngrejne zerin para burrave te tyre dhe ngrysen para te moshuarve.Jane arogante dhe nuk kane fije respekti.

    A thua,keshtu eshte sjellja e gruas muslimane?!

    All-llahu,subhanehu ve teala,thote:

    "Te cilet japin kur jane shlire dhe kur jane ne veshtiresi dhe qe e frenojne mllefin,qe u falin (te keqen) njerezve,e All-llahu i do bamiresit". ( Kur'an,kaptina El-Bekare 134 ).

    Po ashtu i Derguari i All-llahut,salallahu alejhi ve selem,na ka inkurajuar qe te kemi moral te mire.Ai,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Miresia eshte cilesia me e mire". ( Sahih Muslim ).

    Ai,salallahu alejhi ve selem,gjithashtu ka thene:

    "Gjeja qe me se shumti peshon ne peshoren e besimtarit eshte morali i mire,ngase All-llahu i urren njerezit e lige dhe ata qe kane sjellje te keqe". ( Sahih el-Xhami ).

    Pejgamberi,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Roberit me te dashur te All-llahu jane ato qe kan sjellje dhe moral me te mire". ( Sahih el-Xhami ).

    Muhammedin,salallahu alejhi ve selem,e kane pyetur se cilat gjera e shtyjne njeriun me se shumti te hyje ne Xhennet?Ai,salallahu alejhi ve selem,ka thene:

    "Gjeja qe me se shumti do t'i shtyje njerezit te hyne ne Xhennet eshte frika ndaj All-llahut dhe morali i mire". ( Transmeton Tirmidhiu,Imam Ahmdei,Iben Maxheja dhe Iben Hibani ).

    E lus All-llahun,subhanehu ve teala,qe ta beje kete leter te vogel te mjaftueshme per te sjelle dobi tek te gjithe muslimanet.E ndiej se nuk kam bere aq sa duhet per te shtjelluar kete ceshtje nga te gjitha kahjet.Mirepo,kam dhene mundin me te madh brenda mundesive te mia,dhe nese kam vepruar korrekt dhe ne menyren e duhur eshte vetem se nga ndihma e All-llahut,e nese kam gabuar eshte nga shejtani dhe vetja ime.

    Paqja dhe meshira e All-llahut qofshin mbi te Derguarin tone,Muhammedin,salallahu alejhi ve selem.
    Nga Amazone Dora dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.

Share This Page