Tensioni I Gjakut

Temat në forum 'Mjekësi' Filluan nga Qyteti Islam, 1 Tetor 2012.

  1. Qyteti Islam

    Qyteti Islam

    i bashkuar:
    6 Gusht 2011
    Mesazhe:
    2,575
    Pëlqej të dhënat:
    7,804
    Poenat nga trofej:
    609
    Tensioni është dy llojesh: tension i lartë dhe tension i ulët.
    heart-Hypertension.jpg
    Tensioni i larte i gjakut eshte nje semundje shume e perhapur dhe ne shumicen e rasteve perben rrezik veçanerisht tek te vegjelit. Prej shkaqeve te kesaj semundje jane problemet e zemres, semundjet e gjendrave dhe tumoreve, gjendja shpirterore dhe nervore, marrja e disa ilaçeve siç jane ilaçet per parandalimin e shtatzanise tek femrat, arterioskleroza, e cila konsiderohet si shkaku me i madh i ngritjes se tensionit te gjakut, dhe kjo ne shumicen e rasteve ndodh per shkak te rritjes se sasise se yndyrave nen intimen e arterieve, dhe ketu, arteria e prekur nga skleroza eshte shume e ndieshme dhe preket nga tensioni nervor sa here qe rrjeti nervor perballet me ndonje reagim shpirteror, gje e cila shkakton rritjen e tensionit te gjakut. Nese arteriet e veshkave preken nga skleroza, kjo çon ne atrofi dhe dobesim te funksioneve te veshkave dhe si rrjedhoje, ne ngritjen dukshem e tensionit te gjakut.

    Trajtimi i tensionit te larte te gjakut:

    1. Se pari duhet qe te semurit t'i ngrihet morali dhe gjendja shpirterore, sepse shpesh ai ka frike se kjo semundje do t'i sjelle probleme te shumta, dhe ketu vjen roli i mjekut specialist per qetesimin e te semurit dhe dhenien e ndiesise se semundja e tij eshte e lehte. Kjo gje lehteson ndjeshem efektin e ilaçit.

    2. Perdorimi i uthulles se molles per vete permbajtjen e saj lende larguese te yndyrave te demshme si kolesteroli.

    3. Perdorimi i polenit te bletes, e cila ndihmon ne qetesimin e nervave dhe kthimin e tensionit te gjakut ne gjendjen e tij normale.

    4. Perdorimi i uthulles se hurdhres sipas programit te shoqeruar me ilaçin tone, sepse kjo lende shkrin yndyrat e demshme dhe te trefishta, dhe si rrjedhoje vepron per parandalimin e ngritjes se tensionit dhe te arteriosklerozes.

    5. Perdorimi i limonit me gjithe lekure eshte gjithashtu shume i dobishem per qetesimin e gjendjes shpirterore dhe per pastrimin e gjakut nga helmet e ndryshme.

    6. Per tensionin e larte keshillohet largimi nga kripa me sa te mundet dhe gjellen ta haje me pak kripe, largimi nga alkooli dhe duhani per te cilat as qe behet fjale se ne i kemi te ndaluara ne Islam, largimi apo pakesimi i ushqimeve me yndyre (si dhjami, gjalpi, etj), largimi nga ushqimet e konservuara, largimi nga ushqimet e shpejta (hamburger, etj), pakesimi i sheqerit dhe embelsirave sepse keto te ngrene peshen gje e cila ndikon negativisht ne ngritjen e tensionit, largimi nga ushqimet qe permbajne kolestrol (si mishi i kuq -viçi, dele etj-, trute, melcite, veshkat, etj, sepse ushqimet qe permbajne kolestrol ndikojne negativisht edhe ne zemer), largimi nga pijet me gaz dhe nga ato me shume sheqer, pakesimi i çajit, kafes e kakaos (por mund te pish ato lloje qe nuk permbajne kafeine).

    7. Por duhet te konsumoje peshk (te pakten tre here ne jave), vaj peshku, vaj luledjelli, vaj misri, vaj ulliri, perime e fruta te fresketa te stines, proteina, oriz, fik dhe rrush te thate, lengu i arres se kokosit, produktet e qumeshtit por me pak ose pa yndyre (i skremuar). Berja e ushtrimeve fizike apo ecja e puna por jo ngritja e peshave te renda, ndihmojne ne uljen e tensionit te larte.

    8. Ulja e tensionit te ngritur tek te moshuarit eshte shume e rendesishme, sepse ai mund te rrezikoje trumboze dhe semundje te zemres, prandaj i semuri me tension te larte duhet te jete gjithnje nen perkujdesjen e mjekut specialist.
    Keto ishin disa keshilla te pergjithshme dhe te domosdoshme per te semurin me tension te larte, dhe ndikimi i ketyre ne sherim eshte shume me efektiv se kurimi me ilaçe, sidomos tek te moshuarit, gje te cilen e pohon edhe mjekesia. Nese i semuri i ndjek keto keshilla dhe i lutet Allahut qe ta sheroje ate, sepse vetem Allahu e ka ne dore sherimin, Allahu ka per te sheruar ate totalisht.

    Tensioni i ulët:
    Tensioni i ulet i gjakut eshte nje dokuri joshqetesuese dhe zakonisht eshte normale dhe kalimtare. Shkaku kryesor per uljen e tensionit te gjakut eshte zakonisht marrja e disa medikamenteve siç jane ato per uljen e tensionit te larte, ushqimi i keq qe çon ne varferimin e gjakut (anemi), prekja nga disa lloj semundjesh te tjera si diarrea, homoragjite, etj.

    Trajtimi i tensionit te ulët:
    1. Pirja e çajit te sherebelës; duke marre nje luge te madhe prej saj dhe ta futesh ne nje gote uje te vluar me pare, ta filtrosh dhe ta pish, tre here ne dite.
    2. Te marresh nje luge te madhe tre here ne dite nga perzierja ne vijim: 200 gram nga poleni i bletes, i bluan dhe i perzien me nje kg mjalt blete, dhe brenda nje jave, me lejen e Allahut, kjo perzierje forcon gjakun.



    Lusim Zotin te na jape te gjitheve shendet te plote!
    http://www.mjekesiabimorearabe.com/semundje/tensioni.php
    Tewhid_5 i pëlqen.

Share This Page