Truri I Njeriut Dhe Roli I Tij

Temat në forum 'Mjekësi' Filluan nga Bukurmals, 7 Gusht 2011.

  1. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,801
    Pëlqej të dhënat:
    9,353
    Poenat nga trofej:
    609
    TRURI I NJERIUT DHE ROLI I TIJ


    • Truri eshte i vetmi Organ qe studion -kontrollon vetveten. Ai peshon vetem deri 1.5 Kilogram.

    • Eshte Pjesa me e rendesishme dhe me e nderlikuar e Sistemit nervor, vecanërisht luan Rol te rendesishem per zhvilimin e Jetes psikike te Njeriut. Pra, eshte Bartes i te gjitha Proceseve psiqike.

    • Truri i te Posalindurit eshte kater here me i lehte se sa ai i nje Njeriu te rritur. Deri ne vitin e gjashte Truri arrin perafersisht 90% te Peshes dhe te Proporcineve te tij perfundimtare.

    • Keshtu ndermjet Moshes 9 dhe 10 vjeqare Truri i Femijes arrin te kete Proporcione gati te njejta me ate te Trurit te te Rriturit.

    • Gjithashtu eshte vertetuar shkenctarisht se Pesha e Trurit nuk eshte e lidhur drejtperdrejte me Intelegjencen e Individit.

    • Truri ka gjithsej 100 miliarde Qeliza Truri

    • Para se te vdes, Truri mund te qendroje pa Oksigjen 4 deri 6 Minuta.

    • Thenia "Njeriu perdor maksimum 10% te Trurit" nuk eshte e vertet. Cdo pjese e Trurit ka Funksion te percaktuar.

    • Mundohuni të veni ne Pune Trurin tuaj. Kjo shkakton Ripertrirjen e Neuroneve.

    • Gjate Kohes kur jeni i zgjuar, Truri prodhon 10 deri ne 23 Watt Energji. Kaq Energi mjafton per ta vene ne Pune nje Ampullë.

    • Gjithmone mundohuni te jeni Optimist ne Jetë. Ne Bote 60% e Njerezve paraqiten te Mjeku si Pasoje e Problemeve psiko-logjike.

    • Ushqimi eshte shume i rendesishem per Trurin.

    • Truri eshte Organi me me shume yndyre ne Trupin e Njeriut.

    • Gjate Gjumit Truri eshte ne gjendje gjysme te paralizuar dhe prodhon nje Hormon, I cili pengon Reagimet tuaja gjate Ëndrrave.

    • Nje Kujtim i shkaktuar nga Aroma, eshte Përshtypje e mirë.

    • Rregulloni Orarin e Gjumit tuaj pasi Gjumi eshte Koha kur Truri me se shumti pushon.

    • Kur keni dhimbje Koke Truri nuk ndejn asgje. Dhimbja ndjehet nga Receptoret e Dhimbjes.

    • Rreth 12% e Njerezve i shohin Ënderrat bardh- zi.

    • Kur kujtoheni dicka apo kur lindin Ide te reja, kjo do te thote qe jane krijuar Lidhje te reja ne Tru.

    • Kur e mundoni diq vetveten e nuk qeshni, Truri e di qe ju po e beni kete Veprim.



    Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. për cdo Gjë!
    Përgatiti: Bukurmals
    Nga Umarah dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.
  2. Bukurmals

    Bukurmals

    i bashkuar:
    7 Gusht 2011
    Mesazhe:
    3,801
    Pëlqej të dhënat:
    9,353
    Poenat nga trofej:
    609
    PËRKUJTIM: TRURI NJË KRIJIM I MREKULLUESHËM


    Truri së bashku me Palcën e Kurrizit, përbën Sistemin qendror nervor. Ai është Organi drejtues për të gjitha Funksionet e Trupit tonë, si psh. Lëvizjes, të Folurit, të Ndjenjave apo të Pamurit.


    [​IMG]


    Secila pjesë e Trurit është e specializuar për kryerjen e disa Funksioneve të specifikuara. Në rast se Truri do të lëndohet, pushon së funksionuari Pjesa e prekur e tij. Në Tru mund të dallojmë Pjesët qendrore të ndryshme si: Truri i madh, Truri i vogël dhe pjesa e mesme e tij, e cila shërben si „Pjesë funksionale“ që ia përcjell Sinjalet palcës kurrizore. Truri mbështillet nga një cipë lëkure dhe këllëf kafke.

    „Qendra e Trurit” sidomos tek Njerëzit është shumë e zhvilluar përmes një Ndarje të specifikuar në dy Pjesë të Trurit të madh. Pjesa e tij e majtë është Përgjegjëse për aktin e të Folurit, ndërsa pjesa e djathtë për Aktin e të Menduarit apo të Mësuarit. Është për t`u theksuar fakti se, përkujdesja ndaj pjesës së djathtë të Trupit pason nga Urdhëresat e pjesës së majtë të Trurit, ndërkaq Muskulatura e pjesës së majtë të Trupit merr Impulset nga pjesa e djathtë e Trurit.

    Që të dy pjesët e vogla të Trurit shërbejnë si Ndërmjetsues. Ato drejtojnë barazpeshën e Trupit, Procesin e Lëvizjes – ecjen dhe gjendjen e tendosjes së Muskujve. Qendra e Trurit përbëhet prej pjesës së mesme të Trurit, Urëzës dhe Palcës së zgjatur. Ai është përpos tjerash edhe qendër për Rregullimin e qarkullim të Gjakut dhe Frymëmarrjes. Truri i ndërmjem me Hypofizën, një gjëndër përquese hormonale , drejton „paradhomat“ për Ndërrimin e Materieve.
    Nga Umarah dhe Qyteti Islam më pëlqej kjo.

Share This Page